E diele, 24.08.2025, 09:20 AM (GMT+1)

Speciale » Basha

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (29)

Kush ishte Hanumshahe Abdullahu-Zymberi – ajo që të gjithë e thërrisnin me përkëdheli dhe afërsi “Nushja”? Për ata që patën fatin ta njihnin, ajo nuk ishte vetëm një emër, por një prani e ngrohtë, një ndërgjegje e gjallë dhe një figurë e palëkundur e përkushtimit qytetar dhe kombëtar...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (28)

Shtrohet natyrshëm pyetja, kush ishte Hanife Zymer Jashari? Kush ishte kjo vajzë e re nga Prekazi, që pa ngurrim ndau të njëjtin fat me familjen dhe bashkëfshatarët e saj në ato ditë të zjarrit dhe të gjakut? Përgjigjja nuk është e lehtë. Është vërtet sfiduese të gjesh të dhëna të hollësishme për këtë vajzë të njomë, këtë bijë të Drenicës...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (27)

Nëna Hamide Jashari përfaqëson një figurë të ndritur dhe të denjë për piedestalin e kujtesës historike shqiptare, një grua që mishëroi në mënyrë të përkryer virtytet më të larta të traditës sonë kombëtare. E lindur më 4 shkurt 1913 në fshatin Marinë të Drenicës...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (26)

Hadije Spahiu ishte e lindur më 27 maj të vitit 1966 në qytetin e Rahovecit, bijë e një familjeje të nderuar dhe të rrënjosur thellë në traditat patriotike të kësaj treve. Babai i saj, Mustafa, dhe nëna, Fiqirija, e rritën në një vatër ku ndjenja kombëtare nuk ishte vetëm një koncept abstrakt...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (25)

Gjylsere Sahiti lindi në qytetin e Kumanovës, një qendër e njohur urbane me rëndësi të veçantë historike dhe gjeografike në kontekstin e Maqedonisë së Veriut. Kumanova është e pozicionuar në pjesën veriore të këtij shteti ballkanik, në një truall strategjik që shtrihet rrëzë Malit të Zi të Shkupit, duke krijuar një nyje të rëndësishme...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (24)

Në panoramën e gjerë të trevës së Drenicës, një vend me histori të ngarkuar me rezistencë dhe krenari, fshati Baicë zë një vend të veçantë si dëshmitar i lindjes së shumë bijve dhe bijave të devotshme të këtij trualli. Më 6 prill të vitit 1979, në këtë fshat lindi një vajzë që do të shquhej për...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (23)

Martesa e Feride Mecini-Jasharit me Hamzë Jasharin, njërin prej figurave më të njohura të qëndresës së Drenicës, e afroi atë edhe më shumë me idealet dhe ëndrrat e saja për liri dhe dinjitet kombëtar. Për të, ky bashkim nuk ishte thjesht një lidhje familjare, por një hap i madh drejt konkretizimit të aspiratave që...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (22)

Ajo vajzë trime, e quajtur Fatime Hetemi, lindi më 18 dhjetor 1977 në fshatin Bistricë të Shalës së Bajgorës, një trevë e njohur për historinë dhe traditat e saj të pasura kombëtare. Rrënjët e saj nuk ishin thjesht gjeografike, por thellësisht të lidhura me një trashëgimi të vyer patriotike që brezat e...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (21)

Ishte Fatime Bazaj dhe vëllai i saj, Smajl Bazaj, nga fshati Qëndresë (dikur i njohur si Terstenik) i Drenasit – motër e vëlla që kishin zgjedhur rrugën e përbashkët të rezistencës dhe nderit. Bashkë me ta ishte edhe Isak Halili, nipi i Hamit Jasharit, nga Dubovci i Drenasit, i cili, bashkë me vëllain e tij Sadikun, kishte ardhur në Prekaz...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (20)

Nuk është hera e parë që kam mprehur penën dhe mendimin për të evidentuar e dokumentuar me kujdes të veçantë kontributin e grave dhe vajzave shqiptare në luftërat tona çlirimtare. Kjo temë nuk është thjesht një çështje e kujtesës historike, por një detyrim moral dhe intelektual për të...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (19)

Le të ndalemi tek një shembull që përmbledh në mënyrë prekëse dhe të thellë dimensionin tragjik dhe madhështor të kësaj sakrifice- Fatime Hamzë Jashari, e cila, kur ra dëshmore në altarin e lirisë, numëronte vetëm nëntë pranvera të jetës së saj të njomë. Ajo ishte ende një fëmijë...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (18)

Mes shumë të rinjve dhe të rejave që iu përgjigjën kushtrimit të lirisë dhe morën rrugën për në male, duke u rreshtuar në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, spikat edhe figura e Emsale Frangut. Ishte ajo vajzë e re që, me natyrën e saj të butë dhe mirësinë e lindur, fitonte menjëherë respektin dhe dashurinë e kujtdo...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (17)

Tani është viti 2025, por koha duket sikur nuk ka kaluar fare – tragjedia e familjes Jashari në Prekazin legjendar më del përpara syve sikur të kishte ndodhur dje. Kujtimet janë të freskëta dhe të gjalla, si plagë që nuk mbyllet. Më kujtohet qartë ajo ditë: ishte një mëngjes që për marsin mund të quhej...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (16)

Duke bërë një kërkim të kujdesshëm për të ndriçuar historitë e grave luftëtare që morën pjesë në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës, sidomos në përkujtim të 27-vjetorit të sulmit të egër mbi familjen Jashari, hasa në një burim të çmuar: një shkrim të atdhetarit të njohur...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (15)

Çfarë mund të shkruajmë për një fëmijë? Për një jetë të njomë që sapo kishte filluar të lulëzonte, por që u këput mizorisht para se të shijonte gëzimet më të thjeshta e të pafajshme të jetës. Një fëmijë nga familja Jashari, i cili nuk njohu asnjë mëkat, që nuk la pas asnjë shkelje, as edhe më...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (14)

Gjithmonë kur shkruajmë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet pasur parasysh se pas daljes publike të saj, realiteti në terren për shqiptarët, u bë jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe i pasigurt. Publikimi i hapur i veprimtarisë së UÇK-së shënoi një kthesë të madhe historike dhe...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (13)

Të shkruash për nënë Azë Zekë Brahimajn apo nënën e UÇK-së, nuk është thjesht një detyrë shkrimore, por një nder i veçantë dhe një burim krenarie që vështirë se mund të përshkruhet me fjalë të zakonshme. Ajo përfaqëson një figurë të tillë që meriton jo vetëm respekt, por edhe një...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (12)

Kur shikoj fotografinë e atdhetares Afërdita Ukshini, një ndjesi e pazakontë më pushton thellë në kraharor. Është një ndjenjë e pashpjegueshme, e brendshme, si një dhimbje e heshtur që ngrihet si hije mbi shpirt. Duart më dridhen dhe më ftohen, sikur trupi im po reagon ndaj një përkujtimi të...

Sabile Basha: Gratë Shqiptare – Shtylla të Qëndresës Kombëtare (11)

Të shkruash për gratë dhe vajzat e reja që morën pjesë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është thjesht një akt rrëfimi historik – është një përballje me ndjenja të dyfishta: krenarinë e thellë dhe dhimbjen e pazëshme, të cilat shpesh nuk mund të përshkruhen me fjalë...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx