E shtune, 02.08.2025, 07:42 AM (GMT+1)

Editorial

Gani Mehmetaj: Vdekja e Ibrahim Rugovës – fundi i një epoke

Rreshtat e gjatë me kilometra, në acarin e dimrit, njërin ndër dimrat më të ftohtë prej se mbahej në mend, ishin formuar para Kuvendit të Kosovës. Durimi i pritjes për t’ia bërë nderimet e fundit presidentit të vdekur, dëshmonte se ata e vlerësonin punën e tij njëzetvjeçare. Pikëllimi e mbërtheu qytetin, e pushtoi Kosovën, pesha e humbjes ...

Aleks Kapllaj: Donald Trump, mbrojtësi i jetës në Shtëpinë e Bardhë

Ka 47 vjet, që në Washington të SHBA, zhvillohet Marshimi për Jetën, në të cilin marrin pjesë qytetarë nga të gjitha shtetet e Amerikës në mbrojtje të jetës që nga embrioni deri në ditën e lindjes.Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është presidenti i parë që merr pjesë në këtë marshim...

Ndue Ukaj: Duhet të ndërgjegjësohemi

Unë besoj që Amerika dhe perëndimi do të gjejnë ilaçin për t'i kuruar raportet tona me Serbinë, ashtu siç e kanë e gjetur para dy dekadave, kur bombarduan Serbinë dhe na çliruan; dhe siç bënë para 12 viteve kur na pavarësuan...

Enver Bytyçi: Diplomacia ndryshe e Grenell për Kosovën

Përfaqësuesi special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, vizitoi Kosovën dhe sot është për vizitë në Serbi. Ai ka shpalosur disa nga detajet e platformës amerikane për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb dhe është takuar me aktorë të shumtë të politikës në Prishtinë e sot në Beograd...

Blerim Latifi: Adem Demaçi dhe Danilo Kish

Ishin vitet ’50 të shekullit të kaluar. Aleksandër Rankoviqi, shefi i UDB-së, policisë politike famëkeqe jugosllave, në kulmin e fuqisë së tij, kishte ndërmarrë një fushatë sistematike terrori mbi shqiptarët e Kosovës. Një student i ri nga Kosova po studionte Letërsinë Botërore në Beograd. Ishte i tërhequr...

Ndue Ukaj: Kaosi dhe zhurma në rrugët tona

Kaosi dhe zhurma në rrugët tona, pasqyrojnë gjendjen tonë shpirtërore dhe primitivizmin e madh që mbretëron mes nesh. Dhe këtë e vëren gjithsecili që ngas makinën ose ec rrugëve, ku sheh njerëz plot nerva dhe një atmosferë të shëmtuar e krejtësisht kaotike...

Ndue Ukaj: Ibrahim Rugova ka shkruar ungjillin politik të shqiptarëve

Ibrahim Rugova e ka shkruar ungjillin politik të shqiptarëve - testamentin e dashurisë politike- për njeriun shqiptar, historinë, kulturën dhe identitetin e tij. Këtë testament, të cilit ai i blatohej, bashkëkombësit e tij duhet ta kenë shujtë të përditshme në tryezën e tyre: të frymëzohen prej tij dhe të besojnë në të, në mënyrë që të ...

Frank Shkreli: Rëndësia e vlerave morale sipas Martin Luther King-ut

Këtu në Shtetet e Bashkuara 20 Janari shënon ditën kushtuar Martin Luther King-ut, priftit protestan, aktivistit të drejtave të njeriut dhe udhëheqësit të lëvizjes së të drejtave civile në Amerikë, nga viti 1954 e deri më 1968.  Kjo ditë është festë federale, ditë pushimi për shumicën e amerikanëve, që shënohet çdo vit...

Blerim Latifi: Jusuf Gërvalla - Dhimbja për kthimin e pamundur në shtëpi

Poezia “Do të kthehem nënë” e Jusuf Gërvallës ka të njëjtën fuqi të shprehjes emocionale me poezinë e famshme “Letër Nënës” të Jesninit. Vrasja e Jusuf Gërvallës nuk ishte vetëm vrasja e një aktivisti shqiptar që përpiqej për lirinë e popullit të tij, por edhe një poeti, që kishte të gjithë potencialin për t’u zhvilluar në një poet...

Blerim Latifi: Ernest Koliqi mori vendimin e madh

Si sot, 45 vite më parë, vdiq Ernest Koliqi, shkrimtari i njohur shkodran. Në vitin 1941, Koliqi si ministër arsimi në qeverinë shqiptare të mbështetur nga italianët, mori vendimin e madh për dërgimin e mbi 200 mësuesve në Kosovë për të hapur shkollat shqipe dhe për t’i dhënë fund analfabetizmit total, në të cilin ndodheshin ...

Gani Mehmetaj: A është arabishtja gjuha e parë zyrtare në Gjakovë?

Ky mbishkrim vetëm në gjuhën arabe me shkronja arabe, nuk është në Arabinë Saudite, nuk është as në Kuvajt, Siri a Irak, është në Gjakovë, afër qendrës së qytetit. Prapa ballinës arabisht (shqipen e ndalon islami sepse e trajton gjuhë të djallit) është Teqeja e Gjakovës, e shpërfytyruar...

Blerim Latifi: Qeveri e unitetit kombëtar

Dështimi i Vetëvendosjes dhe LDK-së për të formuar qeverinë, duket se i bën të pashmangshme zgjedhjet e parakohshme. Partitë tjera me gjasë nuk janë të gatshme për një formulë tjetër të koalicionit qeveritar. Nuk është demokratike kur koalicioni postzgjedhor nuk e pasqyron rezultatin e zgjedhjeve. Por, edhe zgjedhjet e parakohshme...

Enver Bytyçi: Edhe OSBE-në mund ta kryesojë një diktator!

Këto dy ditë kreu i OSBE-së nga Vjena komunikoi si lider i madh me formulat e një “udhëheqësi” që njeh dhe di gjithçka, madje me mesazhe, të cilat mund të shkojnë edhe te veshët e liderëve evropianë. Nga selia qendrore e OSBE-së kryeministri i Shqipërisë foli si lider evropian, megjithëse në qeverisjen e vendit të tij nuk ka dëshmuar ...

Frank Shkreli: Vit i Ri - Kombi mbi të gjitha

Optimistët shprehen në gjuhën e popullit: “Ditë e re nafakë e re”.  Po pse të mos themi në fillim të këtij viti edhe “Vit i Ri –Nafakë e re”, ose të pakën një fillim i ri.  Të pakën, të shpresojmë për një vit më të mirë, më me fat për të gjithë shqiptarët kudo e sidomos për bashkatdhetarët tanë në Shqipëri, në Kosovë...

Enver Bytyçi: Nuk ndërtohet qeverisja me formulat e Rexhep Qosjes!

U bënë plot tri muaj nga dita kur qytetarët e Kosovës shprehën verdiktin për të rrëzuar pushtetin e inkriminuar të PAN dhe për të sjellë në pushtet opozitën e përfaqësuar nga VV dhe LDK. Votuesit e shprehën vullnetin e tyre që të dy partitë e opozitës të përfaqësohen njësoj në parlamentin e ardhshëm. Kur në parlament ulen një numër...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx