Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Protestat si forcë morale për të bërë ndryshimet e nevojshme
E enjte, 04.06.2020, 07:35 PM
PROTESTAT SI FORCË MORALE PËR TË BËRË NDRYSHIMET E NEVOJSHME
Nga
Frank Shkreli
Protestat
që filluan në shtetin Minnesota pas vrasjes brutale nga policia të një
afrikano-amerikani u përhapën shpejt anë e mbanë Shteteve të Bashkuara dhe në
shumë vende të botës, ndërsa vazhdojnë gjithnjë në disa qyztete të mëdha e të
vogëla amerikane. Shumica e protestave
ishin paqësore, por pati edhe shumë raste ku protestat u shfrytëzuan nga
huliganë dhe grupe ekstremistësh, përfaqsues të ideologjive të ndryshme
esktreme, të cilëtmorën pjesë nëveprime dhune, vjedhje dhe thyerje dyqanesh. Nga ana tjetër, në një shfaqje solidariteti
të pa parë më përpara në Amerikë, e në botë jo se jo, disa prej këtyre
protestave paqësorenë shumë qytete të Amerikës, iu bashkuan edhe oficera të
policisë,në solidaritet me kërkesat e protestuesve për drejtësi dhe kundër
përdorimit të dhunës nga policia, siç u pasqyrua në Minneapolis të shtetit
Minnesota para një jave, një ngjarje kjo që shkaktoi reagime të ashpra anë e
mbanë vendit. Për arsye të dhunës dhe
shkatërrimit nga disa individë dhe grupe ekstremiste, disa qytete janë detyruar
të shpallin orarin e ndalim-qarkullimit dhe disa governatorë shtetesh
mobilizuan Gardën Kombëtare për të ruajtur qetësinë dhe për të mbrojtur pronat.
Personalitete
të njohura të jetës politike dhe shoqërore kanë komentuar vdekjen e
afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd në duart e policisë së qytetit Minneapolis,
përfshir ish-presidentët Barak Obama, Xhimi Carter, Bill Clinton e Xhorxh W.
Bush, ndër të tjera perosnalitete të fushave të ndryshme të shoqërisë
amerikane. Më tërhoqi vëmendjen,
veçanërisht, deklarata e ish-presidentit republikan Xhorxh W Bush, i cili i
shikon protestat paqësore – ndoshta jo si një kërcënim ndaj rendit e qetësisë –
por edhe si një forcë morale për reflektim dhe si një shtytjetë re për bërjen e
ndryshimeve të nevojshme në shoqërinë amerikane, kur është fjala, sidomos, për
trajtimin e afrikano-amerikanëve nga policia dhe nga forcat e rendit -- – një
trajtim ky që komuniteti afrikano-amerikan deri tani e kakonsideruar si të
njëanshëm dhe të disfavorshëm ndaj afrikano-amerikanëve, sidomos ndaj të
rinjëve të këtij komuniteti.
Megjithëse
ish-Presidenti Bush dhe bashkshortja e tij Laura shprehen të pikëlluar për
vrasjen brutale të Xhorxh Floyd-it dhe të shqetësuar për gjëndjen e krijuar në
vend si rrjedhim i kësaj vrasjeje, thonë se tani nuk është koha të japim mësime
e leksione, por është koha që të dëgjojmë dhe të reflektojmë për “dështimet
tona tragjike”.
“Mbetet
një dështim tronditës që shumë afrikano-amerikanë, veçanërisht të rinjtë
afrikano-amerikanë, ngacmohen dhe kërcënohen në vendin e tyre të lindjes. Është një forcë morale”, theksoi
ish-presidenti Xhorxh Bush, “kur protestuesit paqësorë, të mbrojtur nga forcat,
përgjegjësepërruajtjen e rendit dhe përzbatimin e ligjit, marshojnë së bashku
me protestuesit paqësorë, për një të ardhme më të mirë. Kjo tragjedi - e një serie të gjatë
tragjedishë të ngjashme - shtron pyetjen që është dashur të bëhej shumë më
heret: Si t’i japim fund racizmit sistemik në shoqërinë tonë?Mënyra e vetme për
të parë veten në një dritë të vërtetë për këtë çështje është të dëgjojmë zërat
e aq shumë personave të lënduar dhe të pikëlluar. Ata që mund të kenë vendosur për t’i heshtur
ato zëra, nuk e kuptojnë Amerikën dhe as mënyrat se si ky vend duhettë bëhet
një vend më i mirë”, për të gjithë, u shpreh Z. Bush, në reagimin e tij ndaj
vrasjes së afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd në Minesota.
Në
deklaratën e tij, ish-presidenti republikan shkruan se, “Sfida më e madhe e
Amerikës, për një kohë të gjatë, ka qenë dhe është se si të bashkojë njerëz me
prejardhje të ndryshme nga e gjithë bota, në një shtet të vetëm drejtësie dhe
mundësishë të barabarta”, për të gjithë. Z. Bush paralajmëron se “Doktrina dhe
sjelljet e bazuara në një superioritet racial që dikur gati kishte përçarë
vendin tonë – kërcënojnë gjithnjë unitetin e këtij vendi”, ka deklaruar Z.
Bush.
Ish-presidenti
Xhorxh Bush u shpreh se shumë njerëz, me të drejtë,kanë dyshimet e veta në
sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Afrikano-amerikanët, shtoi ai, janë
dëshmitarë të shkeljes së përsëritur të drejtave të tyre, ndërkohë që nuk
shohin ndonjë përgjigje ose zgjidhje urgjente dhe adekuate nga institucionet
amerikane. Por Zoti Bush thotë se beson në drejtësinë e qendrueshme në Amerikë
dhe se ajo do të realizohet me mjete paqësore, duke marrë një qendrim kundër dhunës
së përdorur nga grupet dhe individë ekstremë, në protestat e ditëve të
fundit.“Vjedhjet nuk janë çlirim dhe shkatërrimi i pronës nuk është
përparim.Por, ne gjithashtu jemi të vetdijshëm se paqja e qëndrueshme në
komunitetet tona kërkon drejtësi të barabartë.Sundimi i ligjit, në fund të
fundit, varet nga drejtësia dhe nga legjitimiteti dhe kredibiliteti i sistemit
juridik.Vendosja e drejtësisë së barabart për të gjithë, është gjithashtu
detyrë e të gjithëve” theksoi Z. Bush.Kjo, sipas ish-presidentit Xhorxh Bush do
të nevojit, “Përpjekje të qëndrueshme, të guximshme dhe krijuese.Ne u shërbejmë
më mirë fqinjëve tanë kur përpiqemi të kuptojmë hallet dhe përvojën e tyre.Ne i
duam fqinjët tanë si veten kur i trajtojmë ata si të barabart me ne, duke i
mbrojtur dhe duke treguar dhembëshuri ndaj tyre.Ekziston një mënyrë më e mirë -
mënyra e mirëkuptimit, e angazhimit të përbashkët dhe veprimit të guximshëm dhe
në paqën e rrënjosur në drejtësi.”, nënvijoi ish-presidenti Bush. Ndonëse në deklaratën e tij me rastin e
vrasjes së afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd nga policia në Minnesota, Z. Bush
shfaqi shqetësimet e tija në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, e të cilat
rezultuan në protesta të mëdha anë e mbanë vendit—ai prapseprap shprehu besimin
e tij se vendi do bëhet më i mirë nga kjo përvojë sado e hidhët, ashtu siç ka
ndodhur edhe në shumë raste të tilla në historinë e Amerikës.“Jam i sigurt, se
së bashku, amerikanët do të zgjedhin mënyrën më të mirë”, për të zgjidhur
problemet e tyre, ka përfunduar deklaratën e tij, ish-presidenti Xhorxh W.
Bush,duke thënë se, “Zgjidhjet e problemeve të shoqërisë amerikane mund të
realizohen më së miri duke jetuar e vepruar në bazë të idealeve themelore
amerikane – në bazë, pra, të vërtetës themelore se të gjithë njerëzit janë
krijuar me të drejta të barabarta dhe të paisur nga Perëndia me disa të drejta
të veçanta.
Ndërkaq,
për zhvillimet e fundit në Amerikë – përfshir protestat gjithëpërfshirse kundër
vrasjes së afrikano-amerikanit Xhorxh Floyd nga policia e qytetit Minneapolis u
shprehen të gjithë ish-presidentët që ende jetojnë–përfshir edhe
ish-Presidentin Barak Obama -- i pari president i Amerikës me origjinë
afrikano-amerikane. Në reagimin e tij,
Z. Obama tha se ka ardhur koha që të nxirren në pah problemet raciale të shoqërisë
dhe për të venë, njëkohësisht, “njerëzit në pushtet në një pozitë të
pakëndshme”, përsa u përket këtyre sfidave shoqërore. Ish-presidenti demokrat u bëri thirrje
protestuesveqë të kenë “Shpresë edhe pse ndiheni të zemëruar…se ndryshimi po
vjen…ndryshime epike në vendin tonë”, që sipas tij,“do të jenë po aq të
rëndësishme sa ato që kam parë në jetën time". Z. Obama e mbylli mesazhin
e tij duke thenë se këto protesta masive sot dallohen nga lëvizjet për të
drejtat civile të 1960-ave, sepse sipas tij, kësaj radhe,“Këtu ka diçka
ndryshe”, duke shtuarse ata që protestojnë e marshojnë sot,përbëjnë një
përfaqësim shumë më të madh të Amerikës sesa 50 vjet më parë.
Fuqia
e të pafuqishmëve, do ta cilësonte ish-disidenti, aktivisti i të drejtave të
njeriut dhe ish-presidenti çek, Vaclav Havel!