Frank Shkreli: Sali Bollati - Çam shqiptaro-amerikan, i mbijetuar i Gjenocidit Grek
Çdo vit në Qershor, Çamët kudo që gjënden në botë, përfshirë komunitetin çam në Shtetet e Bashkuara, kujtojnë viktimat e masakrës së vitit 1944, kur forcat e gjeneralit famëkeq grek, Zervës kanë ekzekutuar barbarisht mijëra shqiptarë përfshirë gra, pleq e fëmijë nga qyteti i Paramithisë në Çamëri...

























