Editorial
Shuhet në moshën 92-vjeçare kompozitori Ennio Morricone
E hene, 06.07.2020, 07:51 PM
Nga
Ilir Çumani
Shuhet
në moshën 92-vjeçare kompozitori dhe dirigjenti i orkestrës italiane Ennio
Morricone. Lajmi bëhet i ditur nga familjarët të cilët thanë se vdiq në një
klinikë në Romë.
Ennio
Morricone njihet për kolonat zanore të shumë filmave të njohur italianë dhe të
kinemasë botërore. Morricone mori dy çmime Oscar, një në 2007-ën dhe një në
vitin 2016.
Ai
klasifikohet si një prej kompozitoreve më të zotë të periudhës së tij.
Morricone ka kompozuar muzikën e më shume se 500 filmave dhe serive televizive.
Edhe pse vetëm 30 nga këta filma janë të tipit western, janë ata që e bëjnë atë
të njohur.
Morricone
ka fituar dy cmime Grammy Awards, dy Golden Globe, pese Anthony Asquith Awards
for Film Music nga BAFTA ne 1979-1992, si dhe The Polar Prize ne 2010.
Ai
është nominuar për pesë Academy Awards për muzikën më të mirë të filmit.
Funerali i kompozitorit të njohur italian do të zhvillohet në mënyrë private
bëjnë me dije familjarët e tij. Lamtumirë Ennio Morricone....! R.I.P