E enjte, 11.09.2025, 03:27 PM (GMT+1)

Editorial

Blerim Latifi: Nëntë fakte që flasin shumë

Ishte Perëndimi ai që ruajti kujtesën e dokumentuar për Skënderbeun dhe luftërat e tij. Për më shumë se tre shekuj kultura përndimore prodhoi qindra libra historiografikë e letrarë dhe qindra vepra arti mbi Skënderbeun dhe shqiptarët, në një kohë kur në atdheun e tyre gjuha shqipe ishte e ndaluar të shkruhej...

Frank Shkreli: Serbia i ka ndezur motorat e lobimit në Washington

Ka disa vite tashti që jam përpjekur të paralajmëroj për situatën në të cilin gjëndet sot, si komuniteti shqiptaro-amerikan ashtu edhe dy shtete shqiptare, përsa i përket lobizmit në Washington, në mbështetje të interesave kombëtare të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.  Janë dy ngjarje të kohëve të fundit që e dramatizojnë...

Xhelal Zejneli: Paulo Cuelho - Alkimisti

Paulo Kuelho (Paulo Cuelho) lindi më 24 gusht 1947 në Rio-de-Zhanejro (Rio de Janeiro) të Brazilit. Ndoqi shkollën fetare të jezuitëve. Kur ishte tinejxher, i tha së ëmës se dëshiron të bëhet shkrimtar. Ajo ia ktheu: “Babanë e ke inxhinier, njeri logjik dhe të arsyeshëm, me koncept të definuar për botën...

Xhelal Zejneli: Vizioni kafkian i metamorfozës së botës

Franc Kafka, kritiku i heshtur i të gjitha skemave qytetëruese dhe letrare, në letrën e 27 janarit të vitit 1904 shkruan se do të duhej të lexoheshin vetëm ata libra që vërsulen mbi ne, që na shkaktojnë dhimbje dhe huti, librat që mu si sëpata, e copëtojnë akullin në vetëdijen tonë.Nëse piktori norvegjez Edvard Munç...

Frank Shkreli: 90-vjetori i Radio Vatikanit

Të premten që kaloi me datë 12 shkurt 2021 u shënua 90-vjetori i themelimit të radio Vatikanit. 90-vjet më parë, Papa Piu i XI kishte përshëndetur punonjësit e kësaj radioje duke i falenderuar ata për, “Punën tuaj që arrin deri në vendet më të humbura. Ecni përpara me guxim dhe krijimtari kur i flisni botës...

Blerim Latifi: Pse e majta ekstreme sot ka simpati për radikalizmin islamik

Pse e majta ekstreme sot ka simpati për radikalizmin islamik dhe kauzat e tij antiperëndimore? Përgjigjjen ma të mirë e jep shkrimtari i famshëm Michel Houellebecq: Marksistët e rrënuar, të kalbur, në gjendje kome, për t'u ngritur nga llumi i historisë, orvaten të kapen pas fuqisë aktuale të lëvizjeve islamike...

Ndue Ukaj: Sot është dita e dashurisë

Sot është dita e dashurisë, dita e Shën Valentinit, një prifti nga Roma që sakrifikoi shumë për dashuri, dhe në këtë ditë Kosova po organizon zgjedhjet e lira e demokratike.Kjo është  një ditë e shënuar, që na kujton përkatësinë tonë oksidentale, prandaj ta kujtojmë njeriun që i dha dashuri pafund...

Ndue Ukaj: "Pse nuk jam marksist?"

Ky titull s' është i imi. Është titull i një shkrimi të Branko Merxhanit dhe është botuar në vitin 1937, pak para se shtrëngata e tmerrshme marksiste ta rrëzonte për tokë kombin shqiptar.Teksti i Merxhanit është emblematik dhe i ka rezistuar kohës dhe harresës, sepse trajton dallimet ndërmjet doktrinës marksiste dhe...

Xhelal Zejneli: ''Procesi'' Kafka

Pa kurrfarë dyshimi, Franc Kafka është një prej shkrimtarëve botërorë, më të rëndësishëm dhe më largpamës të shekullit XX. Romani “Procesi” është pjesë e pandarë e artit letrar modern. Ka studiues që thonë se për një “Proces” autentik, duhet t’u kthehemi dorëshkrimeve burimore...

Blerim Latifi: Sulltani Erdogan na paska quajtur tradhtarë

Sulltani Erdogan na paska quajtur tradhtarë, pse kemi marrë vendim që ambasadën e Kosovës ta vendosim në Jerusalem.Tipi e paska pasur iluzionin që ne jemi vilajet i tij dhe si të tillë duhet t’i ndjekim huqet e politikës së tij të jashtme. Kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë ëndrrat që Kosovën e shohin si vilajet apo oblast...

Ndue Ukaj: "Engjëjt" e VV- së dhe "demonët" tjerë

Ideologjia kur i mbivendoset politikës është më e rrezikshme se mafia, krimi dhe kapja e shtetit. Sepse ideologjia e mbivendosur mbi politikën, nëse lëshon rrënjë në një shoqëri, bëhet shkaktare për tharje të jetës dhe ngulfatë atë që është themelorja në ekzistencën e një shoqërie - realizimi i lirisë - si imanencë e pacenueshme...

Frank Shkreli: Për të mos e harruar kurrë Çamërinë!

Megjithëse kaluan disa javë nga dita që shënoi 30-vjetorin e themelimit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, më 10 Janar të vitit 1991, për mua nuk është kurrë vonë që të flitet dhe të kujtohet Çamëria Shqiptare -- në përvjetorë që duhet të shënohen dhe kurdoherë tjetër – dhe të kujtohet gjithmonë në të gjitha...

Blerim Latifi: Vorret e krushqve

Me 22 shtator të vitit 1998 ushtarët serbë hynë në oborrin e shtëpisë time në Prekaz dhe ia vunë flakën asaj. Midis pak gjërave që shpëtuan nga flakët ishte edhe kjo fotografi, kujtim nga klasa e parë, në vitin 1986. Gjurmët e luftës kanë mbetur në të, si për të dëshmuar se si ishte fëmijëria dhe rinia jonë...

Ndue Ukaj: Parulla dhe premtime të gërditshme

Ekstaza me të cilën Vetëvendosja dhe argatët e saj po e stimulojnë dashurinë për udhëheqësin shpëtimtar s' është e shëndetshme për demokracinë e as për rritjen e mëtutjeshme të shtetit tonë.Euforia e tillë shërben për ta përdorë popullin si kompensim për...

Gani Mehmetaj: Sindromi shqiptarë më i rëndë se Sindromi i Stokholmit?

Por sikur psikologët, neuropsikiatrit e spitalet neuropsikiatrike të merreshin me studimin e grupeve shqiptare që në mënyrë të çoroditur e mbrojnë gjenocidin e pushtuesit turk, si do të na trajtonin? Raste për neuropsikiatri? Të çmendur? Mercenarë apo shpirt robi? S’ke si i kupton ndryshe, kur reagojnë ashtu sikurse nuk...

Nikoleta Kovaçi: Fatos Nanon nuk e rehabiliton dot as Zoti!

Kam kohë që nuk i ndjek debatet televizive në TV-të tona. I refuzoj për mungesa të shumta sidomos në artikulimin e gjendjeve reale në të cilat gjendemi dhe lëngojmë. Po ashtu se rrallë thuhen të vërteta. Aq më pak hasen qasje të drejta! Lëndohen të pamundurit, ata që s’kanë asnjë za përfaqësues...

Ndue Ukaj: Që historia të mos përsëritet

Që historia të mos përsëritet, duhet të këshillohemi vazhdimisht prej mësimeve që na ofron ajo. Dhe ajo, përmes shumë shembujve na tregon se kurrë s'duhet të joshemi nga politikanë delirantë e nga parulla të rrezikshme të llojit krejt dhe drejt.Sepse parullat kërkojnë liri të pakufishmë për parti e ideologji...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx