Enver Bytyçi: Nuk ka emër vetëm liria, kanë emër dhe Nuredinlushtakët!
Nuredin Lushtaku nuk është fytyra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk është nderi i kësaj ushtrie. Nuk është as modeli i shtetësisë së Kosovës! Fytyra, nderi dhe modeli i UÇK-së janë drejtësia, korrektësia në zbatimin e ligjit, barazia dhe përgjegjësia për fatin e shtetit! Të tillë ish-luftëtarë të UÇK-së ka me mijëra. Por Nuredin Lushtaku...


























