Rexhep Shahu: 'Problemi kosovar' i Fatos Klosit dhe vajza me emrin Prishtinë e Irakli Koçollarit
Në emisionin Dosje të hapura të RTSH, të vitit 2021, kushtuar Ministrit të mbrojtjes të Kosovës, Ahmet Krasniqi, vrarë në pritë në Tiranë natën e 21 shtatorit 1998, Fatos Klosi fyen e nënçmon vrazhdë “kosovarët”, i ndan në shqiptarë e kosovarë, flet me nënvlerësim për kosovarët...


























