Kulturë
Xhevat Rexhaj: Në Istog u promovua monografia ''Nëngurra e Istogut'' - Vepër e publicistit Selim Hasanaj
E enjte, 20.08.2009, 09:09 PM

Nga Xhevat Rexhaj-Cerrca
Si fëmijë kam qenë shumë kurioz që të jem prezent në biseda të ndryshme që bëheshin nga të vjetrit e familjesë tonë. Aty zakonishtë kishte mysafirë të ndryshëm nga rrethet e Istogut e më gjerë. Axha i imë Avdyl Z. Rexhaj ishte një njeri me tipare interesante, në personalitetin e tij gërshetoheshin shumë virtyte të larta, kishte edhe një qëndrim burrëror, ngase kishte ndikuar edhe personaliteti i tij prej një udhëheqësi në Istog në kohën e gjermanit( kishte qenë SS dhe figurë e qmuar atë kohë për shqiptarët e kundër okupuesve serbë). I ceka këto për të ardhur te një fjali e tij që gjithherë më kujtohet sepse ka të bëj edhe me realitetin e tanishëm. Ai pat thënë atë kohë në vitet e 70ta.” Unë Avdyl Zeka kur isha në Istog të gjithë me respekt më përshendetnin me fjalët, O Zotni Avdyl, kur ecja në fshat më thonin o ku je ore Avdyl Zeka ,ndersa kur futesha në mëhall e në shtëpi gati se nuk më flisnin fare”.
Kjo do të thot se i yti nuk ta bënë respektin dhe nuk ta pranon vepren e mirë.
Në realitetin ku ne sot jemi të përfshir kjo shprehje dhe ky farë ( mos)respekti ndihet edhe më shumë, njerëzit thuaja që të gjithë të dhanun pas përditshmërisë edhe të përqudnueme shumë here nuk shofin se afër tyre, në mesin e tyre dhe bashkë me ta ka njerëz që kanë dhunti të mira, kanë referenca dhe se kanë kapital moral e patriotik të theksuar. Të tillët sot as nuk kanë kohë dhe as interesë të dijnë apo të dëgjojnë s e në mesin e tyre paska vërtet njerëz me virtyte të larta dhe më një talentë që në raste të caktuar u a kalonë edhe pendave të mëdha që u krijuan mu në emër të kinse patriotizmit në kohën e komunizmit të dikurshëm.

Këto janë pra disa nga ato veqori që Z. Hasanaj e bëjnë më prekshëm më të afërt dhe më shqiptarë pa shibla. Pas shumë shkrimeve të tija të rralla për nga brumi Selimi iu rrekë edhe një pune të mundimshme, por që koha më vonë do të tregoi se njerëzit, publicistët “ e vegjël “ qesin në dritë vepra të mëdha. Vepra e tij e cila i kishte kushtuar mundë dhe kohë e çka jo tjetër e pau dritën e vetë në Istog në Restaurantin e quajtur PAVARËSIA në lagjen e quajtur Klinton që gjindet në rrugën që të qonë te trualli ku ka lindur I Madhi i shqiptarëve Ibrahim Rugova. Janë këto 3 simbole që edhe e karakterizojnë personalitetin e Z. Selim, punoi për pavarësi, e çmon emrin e madh Bill Klinton dhe frymon fortë me Rugoven dhe rugovizmin. Atë mbrëmje kishte shumë të pranishëm e një ndër ta ishte edhe i madhi i letrave shqipe Z. Ali Podrimaj.
Cfarë iu deshtë Selimit të bëj një Monografi për një fshat që me dekada nuk frymonte lirshëm nga prezenca e serbëve të cilët gjithmonë ishin të vrazhdë dhe të rrezikshëm. Besoi se Selimi ishte vetë një shqiptarë që shihej me sy të keq nga ish fqinjët serbë, andaj edhe ky moment ka bërë që Z. Hasanaj të fusë në letër dhe atë me fakte të pamohueshme se kush ishte aty i pari. Duke lexuar me vëmendje librin, kurreshtari e vëren se të mbledhësh aq shumë fakte që nga viti 1485(faqe 23), fotografi që nga viti 1900 e këtej duhet një mendje e shquar duhet një afinitet që të bënë të besuseshëm dhe të respektueshëm jo vetëm nga lexuesi i thjeshtë por edhe nga studiues të qështjesë shqiptare.
Fotografia e faqes 30 të kujton katilin serb M. Kersta i cili shihet në mesin e shqiptarëve të vrarë( ku aty shihen edhe bashkëpunëtorë shqiptarë të M. Kerstes që e vrau mu kusheriri i Selimit selman Kadria. Nga këto burime faktesh vjenë në p¨rfundim se Z. Hasanaj ka punuar me zell dhe me seriozitet në këtë vepër të rrallë të kësaj natyre. Në këtë vepër shihet përkujdesja e Z. Hasanaj që mos të mbetet asgjë pa u shkruar për të gjitha veqoritë që kishte fshati si dhe për veqoritë dhe traditat e banorëve të Nëngurrës nis nga; kushtet natyrore( f. 11),flora dhe fauna( f. 18), Mikrotoponimet e Nëngurrës ku këtu vërtet mahnitesh nga të gjithë emrat e mbajtur mend me xhelozi spsh. , Batallinat, Llugat, Pallaqeri, Cuculani etj.
Në f. 46 Z. Hasanaj me një statistikë të kapshme, të cilën nuk kanë mundësi ta bëjnë as edhe entet statistikore komunale e republikane, e jep një pasqyrë manhitëse të lëvizjeve emigruese.
Nuk do të ndalem në kapitujtë tjerë sepse thënë të drejtën nuk jam asfarë kritiku letrar, dhe ndoshta jam rras në mal pa sakicë, siq thotë populli për të vlerësuar këtë monografi por e pash të udhës si një bashkëmoshatar, si një bashkëvendas dhe një bashkë veprimtarë të them atë që ma thotë shpirti dhe truri në kaqikun tim.
Nëse sot kjo vepër nuk lexohet nga istogalitë e më gjerë( jemi duke parë se të lexuarit ka stagnuar te shqiptarët) dikur në të ardhmën kjo Monografi do u shërbei edhe Institucioneve që do merren me të kaluarën tanë. Tani nuk kanë kohë se është momenti i tendereve dhe i pseudointelektualëve, mirëpo e ardhmja do jetë më ndryshe kur të mbizotëroi Vlera përmbi jo vlerën.
Z. Selim Hasanaj për mendimin tim ka hy në botën e atyre që shkruajnë me mendje e jo me barkë, Z. Hasanaj me thjeshtësin e tij e ka komplikuar mendjen e shkarravitësve nepër letra shqipe.
Nga bisedat që pata me Z. Hasanaj në Istog vërejta se në të ardhmën do lexohet edhe më shumë nga ky krijuesë i vërtet autokton Nëngurras.
Për këtë Monografi t¨Z. Hasanaj sigurishtë se vlerësime edhe më të mira priten nga intelektualët e Istogut e më gjerë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Baki Ymeri: Mirënjohje shqiptare në trojet rumune
Mexhid Yvejsi: Sot është Ramazan
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XI)
Naser Aliu: Sa për dijeni
Engjëll Koliqi?: Dhembje e krenari për Dardaninë
Doli nga shtypi trilogjia nga autori Blerim Shala:"Jeta e vdekjes"
Mesazh Urimi i Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava...
Poezi nga Blerim Rrecaj
Arsim Halili: Seminari i 28-të ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës shqiptare
Mexhid Yvejsi: Jeta, Ramazani dhe Kur'ani
Alfred Papuçiu: Poezitë e zviceranit Alain Vidon dhe shqiptari fierak , poeti Përparim Hysi
Demir Krasniqi: Flet me brushë Demir Behluli
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (V)
Jeton Kelmendi: Ka etje Nëna e Dritës
Agim Gashi - Drenica: Vargje nga bregdeti
Agim Gashi: Me vepër mbillet dashuria
Cikël poetik nga Sose Dumani
Cikël poetik nga Menduh Leka (II)
Alain Vidon: Fluturimi
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (X)