E marte, 30.04.2024, 12:32 AM (GMT+1)

Mendime

Edita Kuçi-Ukaj: E djathta politike është traditë dhe kulturë shqiptare?

E merkure, 19.08.2009, 09:47 PM


E djathta politike është traditë dhe kulturë shqiptare?

Nga Edita Kuçi-Ukaj

Mentaliteti i një populli e përcakton të shumtën e herëve edhe politiken udhëheqëse, modelet qeverisëse, sistemet politike-ideologjike. Kjo çështje në dimensionet esenciale, ndërlidhet pashmangshmërisht me kontekstin e përgjithshëm të kombit të caktuar, traditën, gjendjen psikologjike dhe synimet e tij, që në dimensionet tona nacionale, na ndërlidhin me një autokracizëm, të shtresuar së pari në familje, pastaj të bartur edhe në rrafshe të larta morale e deri të politikat qeverisëse.

Në realitetin shqiptar në tërësi, kjo do të thotë se modelet qeverisëse, kanë një traditë edhe pse jo të artikulara qartë. Dhe kjo traditë, duhet ta avancohet, në të mirë të proceseve të përgjithshme, dhe në të mirë të funksionimit sa më stabil të shtetit; traditë kjo që tek ne mbështetet në kode popullore, në traditën e principatave, në kanunin dhe forma tjera që kanë pasur e kanë një rëndësi të posaçme në mendësinë dhe botëkuptimet shqiptare për politikën.

Ndërkaq, në aspektin universal, kemi shembuj dhe modele të shumta që na dëshmojnë politikën e djathtë si një model të veçantë dhe që bën jetën e vet në një komb, që nënkupton drejtpërdrejtë një ndërlidhje të fuqishme të një popull apo kombi (shteti) me tradita të forta aristokrate si p.sh. këto politika i kemi të sforcuara në shtetet si Anglia e Gjermania, madje edhe SHBA–të.

Te këto kombe, vërehet qartë se qeverisja e majtë nuk mund te funksionojë, përveç në udhëheqjen e partive të djathta, që përqendrohet ne përmasa të mëdha në sistemet kapitaliste (p.sh. ideologji konzervative dhe liberale), por që modele dhe si sferë e popullit ka edhe dimensione psikologjike, që, siç thamë, ndërlidhen me traditën aristokrate të kaluarës, dhe të mbajtjes së privilegjeve të tilla.

Kur shteti është i udhëhequr nga ideologjitë me koncepte të majta, që në politikat e tyre synojnë shtetin social, populli (kombi) i mësuar dhe i formuar mbi principe të gjata dhe me gjenerata të shumta, nuk mund t’iu përballojë ndryshimeve të mëdha. Kjo donë të thotë se shteti, i udhëhequr me gjenerata të tëra në politikë të djathtë, qoftë kjo edhe vetëm si kulturë nacionale, nuk mund t’i përballojë ndryshimet që rezultojnë nga politikat e ndryshuara të përqendruara nga e majta.
Sepse kjo ideologji, nëpër kohë të ndryshme, fillon të formësohet si kulturë, mentalitet, mënyrë e të menduarit, një mënyrë e jetesës, një ideal shtetëror, një përcaktim në politikat globale dhe problemet që paraqesin marrëdhëniet e politikave botërore etj.

Ndodh shpeshherë në kombet e mëdha apo edhe të vogla, bëhen transformime të pushtetit, që shfaqet si pasojë e kërkesave për transformime, dhe kërkimit të risive, ashtu siç mund të ndodh tek njeriu, i cili si individ, nuk është kurrë i kënaqur me atë që ka, prandaj çdo herë dëshiron të ndryshojë realitetin, gjendjen e tij dhe për rreth tij.

Një ndërrim dhe transformim i madh, në aspektin e politikës globale, ndodhi tek gjermanët, që kanë tradita aristokrate. Që si e tillë është udhëhequr me dekada të tëra nga parti të djathta, nëpër të cilat qeverisje edhe kombi arriti reputacion ndërkombëtar dhe u shënuan kthesa të mëdha; por, atëherë kur populli preferoi ta ndryshojë sistemin dhe partia socialdemokrate (e majta udhëheqëse) erdhi në pushtet, u paraqitën shumë kriza, të cilën mund të shihen në këndvështrimin e humbjes së djathtizmit politik të qeverisjes. Sepse, në fund të fundit, shteti social nuk është në natyrën e kombit gjerman dhe si i tillë është i paqëndrueshëm.

Por tashmë ka indikacione reale se populli shpejt e kuptoi se më mirë ka qenë modeli i poetikës djathtiste, që psikologjikisht domethënë se populli aty e ndjen veten më mire, e sheh vetveten dhe të ardhmen e tij më sigurtë dhe më fuqishëm.
Një shembull ilustrativ në përsiatjet tona paraqet edhe modeli i qeverisjes në një shtet skandinav, siç është Suedia, ku revolta të ndryshme kundër mbretërisë dhe aristokrateve kanë filluar në shek. XIX, që rezultuan më thellimin e politikës sociale në qeverisje, që si sistem sot funksion shumë fuqishëm dhe me rezultate të kënaqshme në gjitha hapësirat demokratike.

Ky model i demokracisë dhe qeverisjes shpjegohet si veçanti edhe në formësimin e mentaliteti dhe kulturës suedeze, e cila para se gjithash është mësuar me dekada të tëra të udhëhiqet nga tipi i demokracisë socialdemokrate (parti e majtë). Në të kundërtën, vërtetohet se ky popull do të kishte shumë vështirë të udhëhiqet nga parti të djathta, që nuk i përgjigjen as psikologjisë, as mentalitetit, as synimeve politike të këtij kombi.

Tradita shqiptare e qeverisjes në kuptimin që i japin sot teoritë e ndryshme, është relativisht e vonë. Kjo ndodh për arsye të pushtimeve të shumta që pati kombi ynë përgjatë rrugëtimeve historike, por shqiptaret në përgjithësi, psikologjikisht kanë një mentalitet dhe kulturë tradicionale.
Këto teori mund të evidencohet edhe në shumë luftëra të rezistencës shqiptare, të cilat kryesisht kanë qenë me prejardhje aristokrate, të familjeve me nam. Ndërkaq këtë edhe mund ta vërejmë më saktë në dokumente ndryshme historiografike, por me një rëndësi të veçantë, në tekste të ndryshme te kodifikuara si ligje në librin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, që në të gjitha rrafshet e funksionimit shoqëror e mbithekson pozitën aristokrate të udhëheqjes.

Prandaj, tashmë kur në konstulacionin e forcave politike që veprojnë në politikën euro-amerikane, ka shumë modele, tipe të demokracisë, të qeverisjes, është në interes të shqiptarëve të shqyrtojnë edhe alternativat edhe sfidat që dalin nga pranimi, apo mohimi i një sistemi të caktuar politik. Pas ndryshimeve që ndodhën në rajonin e Ballkanit në përgjithësi, edhe në trojet shqiptare kanë filluar të fyejnë erërat e demokracisë euro–amerikane, edhe pse esencialisht konceptet politike të pozicionimit në demokraci të djathtë, apo të majtë nuk njihen shumë, janë në fazën embrionale, por që në interesa afatgjata janë prokalamim i fuqishëm i politikës nacionale.

Por, nëse i bëjmë një analizë psikologjike dhe antropologjike fenomenit në fjalë, mund të vlerësojmë se përkundër pranimit absolut të pluralizmit politik, si kusht fundamental të demokracisë, tek ne më funksionalisht mund të udhëheqë politika e djathë, që grupohet rreth koncepteve kapitaliste.

Psikologjikisht edhe në formim, ne jemi shoqëri me mentalitet dhe kulturë aristokrate, prandaj mund të jetë fakt se ndoshta socializmi tek ne nuk funksionon. Këtë fenomen mund të vërejmë në politikën e shtetit Shqiptar. Edhe pse regjimi komunist ka qenë më se i ashpër, dhe e udhëhoqi këtë vend afër pesë dekadave, prapëseprapë klima e përgjithshme lenë të kuptohet se mentaliteti dhe kultura janë esnecialisht aristokrate. Pra edhe pse socialistët e udhëhiqen gjatë Shqipërinë, ky shtet askund nuk i përngjan një sistemi socialist apo ideologjie socialiste. Është më shumë kapitalist (i djathtë), ku shfaqen dallime diametralisht të kundërta në shtresat e shoqërisë, të cilat janë shumë të dalluara, kontrast që nuk i përgjigjet modelit social të shtetit në asnjë mënyrë: të pasur shumë dhe të varfër në ekstrem ndaj edhe nuk ka balancë. Kjo domethënë se Shqipëria nuk është vend social, që pas një vështrimi të jashtëm në të gjitha aspektet shihet se i ngjan një vendi kapitalist.

Prandaj shtrohet pyetja edhe dilema pse nuk mund të bëhet Shqipëria shtet social?
Sepse kultura e popullit është aq e lashtë dhe nuk e lejon atë, madje mund të jetë edhe se vetë ndoshta politikanët socialistë nuk e njohin, apo nuk duan të sistemojnë ideologjinë socialiste, sipas principeve dhe politikës së objektivave të tyre. Për realitetet shqiptare kudo, ky është një paradoks i madh. Ndoshta edhe për spektrin politik në Kosovë mund të jetë i njëjti problem, edhe pse këtu nuk kemi pozicionime të qartë në skenën politike, ku mund të vërehet një konglomerat idesh dhe konceptesh të asimiluara në partitë politike.
Por në esencë, politika e ardhshme shqiptare dhe ajo e shqiptarëve kosovare në përgjithësi, duhet të orientohet të konceptet e djathta qeverisëse.

Kosova e pasluftës, shihet qartë se po zhvillon në përmasa të mëdha kapitalizmin. Model ky që është i theksuar, prandaj edhe mund të jetë reale se nuk mund te funksionojë mirë udhëheqje me sistem dhe elemente sociale (politika të majta). Për arsye të mentalitetit dhe kulturës sonë nacionale, e cila esencialisht është kulturë e formësuar mbi principe aristokrate, prandaj edhe e kërkon modelin e politikës djathtiste, sidomos të tipit anglo-amerikan që ndjek vijat kuntinuele të traditës. Prandaj në këtë fazë kur pritën ndryshime në Shqipëri mbetet interes jetik kthimi i së djathtës në qeverisje për hir të së ardhmes së Shqipërisë dhe deteriminimit të kësaj gjendje edhe në Kosovë dhe vendet tjera ku banojnë shqiptarët.

*Autorja ka përfunduar studimet për Shkenca për Paqe dhe Konflikte në Suedi



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora