E hene, 29.04.2024, 09:26 PM (GMT+1)

Mendime

Teki Dervishi: Ftesë Parlamentit për seancë të jashtëzakonshme

E hene, 17.08.2009, 07:56 PM


Ftesë Parlamentit për seancë të jashtëzakonshme

Nga Teki DERVISHI - Bota Sot

Disa zyrtarë të lartë të Brukselit (BE-së) që në qershor të këtij viti kanë konstatuar se në Kosovë vepron MUP-i i Serbisë. Por, kjo informatë nuk ka “rrjedhur” deri tek mediat e Kosovës, sidomos te mediat vizive. Denacionalizimi i Kosovës ka zgjatur 10 vjet, dhe kjo është dëshmi se për kaq kohë ka zgjatur edhe deshtetëzimi i Kosovës, sepse shteti është kombi. Konstatimi këtu i këtij realiteti politik të kontinuitetit të deshtetëzimit të Kosovës, është konsideruar si “ekstremizëm”. Deri pak para kongresit të fundit të LKJ-së, Kosova ka qenë zyrtarisht “element konstituiv i federatës jugosllave” që do të thotë ka pasur atribute të shtetit, të cilin shtet Serbia e ka suprimuar në vitin 1989. Madje edhe ato atribute minimale të konstituivitetit shtetëror - për 10 vjet i ka eliminuar qeverisja e Kosovës nga Rusia dhe aleatët e saj historik (UNMIK-u). Qe dhjetë vjet në Kosovë, “shërimi i opinionit” nga shpëlarja e trurit mbi deshtetëzimin kontinuitiv të Kosovës nga UNMIK-u, që i ka bërë propaganda e fuqive të mëdha në gjuhën shqipe, është konsideruar si “ekstremizëm” pikëpamjesh autoriale. Rishitësit e Kosovës ende insistojnë se proceset politike të sotme në Kosovë po ecin në favor të sovranitetit të Kosovës. Memorandumi midis Serbisë dhe EULEX-it e dëshmon të kundërtën, ruajtjen e sovranitetit të Serbisë në Kosovë, dhe shkeljen e sovranitetit të shtetit kushtetues të Kosovës.

Memorandumi i EULEX-it me Serbinë është pjesë e implementimit të Planit 6 pikësh të Ban Ki Moon-it. EULEX-i në bazë të Pakos së Ahtisarit është mision monitorues, e me asnjë akt ai nuk ka mandat të bëjë marrëveshje shtetërore me asnjë shtet të huaj. BE-ja, për ta privilegjuar shtetin terrorist me “liberalizimin” e vizave, e ka “kushtëzuar” Serbinë që të ketë “bashkëpunime për kontrollin e kufijve” me shtetet fqinje. Ku janë sipas kësaj marrëveshje kufijtë shtetëror të Kosovës si fqinje e Serbisë? EULEX-i vetëm për Kosovë, e jo për shtetet tjera, “bashkëpunimin për kontrollin e kufijve shtetëror” e kontrabandon me kontrollin e kufijve administrativ, e jo shtetëror. Kontrabandimin e EULEX-it e zbulon Ivica Daqiç, kur thotë se Memorandumi midis Serbisë dhe EULEX-it është arritur në bazë të Rezolutës 1244, e cila përmban planin 6 pikësh për bashkëpunim të shtetit të Serbisë me OKB-BE-në, pra jo me shtetin legal kushtetues të Kosovës. Me bashkëpunimin e EULEX-it me shtetin terrorist të Serbisë, kufijtë shtetëror të Kosovës, EULEX-i po i shndërron në kufijtë administrativ, kufijtë që locojnë (përcaktojnë) vetëqeverisjet komunale serbe në brendësi të Kosovës, provincionalizmin e administratave të shtetit të Serbisë dhe pushtetit ndërkombëtar të Rusisë që sot vepron haptas në Kosovë. Që ta meritojë liberalizimin e vizave, Serbia po merr kompetencat që t’i kontrollojë kufijtë administrative brenda kufijve shtetëror të Kosovës.

Shtrirjen “problematike” (!!!) të EULEX-it që “e pengonte” Serbia, në realitet ka qenë një marrëdhënie në proces konspirativ politik (pse jo policor) midis EULEX-it me Serbinë për një prurje të “konsolidimeve” të veprimeve antikushtetuese kundër pavarësisë së Kosovës. Kjo për arsye shumë të qartë, EULEX-i (BE-ja) nuk e pranon pavarësinë (sovranitetin) e Kosovës, derisa e pranon shtetin e Serbisë si partneritet në vendosjen e raporteve në 6 pika të 1244-shit midis Serbisë dhe EULEX-it. Kjo tash e zbulon çfarë funksioni shtetëror kanë pasur “strukturat paralele” serbe qe 10 vjet kohë, sa veprojnë agjentët e policisë sekrete të shtetit të Serbisë në Kosovë, derisa shtetit të Kosovës, edhe 19 muaj pas pavarësisë nuk i lejohet funksionalizimi i shërbimit të tij sekret.

Sa ka kompetenca shtetërore Polica e Kosovës, kjo dihet. Kështu që, për një të ardhme kundër letargjisë politike, është mirë që opinioni shqiptar të bindet se në Kosovë funksionojnë policia e Serbisë dhe EULEX-it. Ata shqiptarë që sot ngushëllohen nga situata shumë e rëndë kulturore dhe ekonomike në Kosovë, duke thënë se së paku nuk i kemi më këtu paramilitarët serbë dhe administratën e shtetit serb, ja ku është EULEX-i, i cili na bënë me dije se në Kosovë zyrtarisht funksionon MUP-i i Serbisë, alias “strukturat paralele” në enklava dhe në veri, por edhe në qendër të Prishtinës. Jemi të rrethuar me agjentë special sekret të shtetit terrorist të Serbisë.

Nëse ka ende individë nga klasa politike vendore që nuk e kanë kuptuar situatën katastrofale në Kosovë, atëherë këtu e citoj deklaratën e sekretarit shtetëror të ministrisë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviqit, i cili thotë se nuk ka më asgjë të fshehtë, se një bashkëpunim i tillë (si ky tash i EULEX-it) me policinë e Serbisë, ka filluar nëpërmjet Trupit Koordinues për Kosovën i Qeverisë së Serbisë që në vitin 1999. Kjo do të thotë se policia ndërkombëtare në Kosovë (EULEX-i dhe punëdhënësi i tij UNMIK-u) implementojnë politikat zyrtare të Serbisë për Kosovën.


(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora