Mendime
Agim Vuniqi: Kadia të mbron, kadia të gjykon
E diele, 16.08.2009, 01:33 PM

Nuk është aq e rëndësishme sa shtëpi kolektive të reja po ndërtohen, me leje e pa leje, sa lokale alkooli po hapen e mbyllen, ngaqë oxhaqeve te fabrikave nuk po u shihet tymi, e ato janë objekte që grumbullojnë e punësojnë punëtorët
Nga Agim Vuniqi
Po të kërkohej të drejtosh gishtin dhe të piketosh se kush duhet fajësuar për gjendjen ekzistuese në Kosovë; atë politike, diplomatike, energjetike të sigurisë etj., nuk mund të gjesh fjalë miradije për punën e qeverisë deri më tash. Pastaj për të evidentuar të gjitha problemet e grumbulluara të duhen shumë gishtërinjë. Krahasimi është metoda më e mirë për të dalluar cilësinë qeverisëse, por edhe për të matur kapacitetin e saj veprues. Qeveritë e kaluara një nga një që nga qevria Rexhepi, pastaj Haradinaj, Kasumaj, Çeku e deri te kjo e fundit Thaçi nuk mund të krenohen për ndonjë kreativitet qeverisës, meqë përgjithësisht ato kanë dështuar, edhe për arsyen e thjeshtë se pranë tyre parakaluan shumë ministra matrapazë; të LDK-së, të AAK-së dhe të PDK-së, aspak nuk ndryshuan mirëqenien e popullatës, përveçse që ata u bënë "më të rëndë"-u pasuruan. Ndoshta është gabim individual fajësimi i qeverisë se ata nuk patën instiktin e mirëqenies së përgjithëshme, se për atë personale as që duhet të bëhet fjalë, dhe vërtetë instikti nuk është fare në lidhshmëri me pakon ligjore as qeveritare, planin zhvillimor, programin ekonomik, me masat për përshpejtimin e investimeve, zvoglimin e tatimeve, rishqyrtimin e TVSH si avantazh apo pengesë e zhvillimit ekonomik... Nuk është mjaft të betohesh në qytetarë, por duhet të bësh më shumë sesa të lavdërohesh, duhet që qytetarët të mbrohen nga rreziku i skamjes dhe t'ua mundësosh atyre që në mbrëmje të qetë të shkojnë në shtratë. Ndoshta nganjëherë mund të zbutet hidhërimi në SHPK-në dhe impotencën e saj në uljen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila vërtet nuk ka kaluar në valët e larta të violencës, por është afër. Nuk është aq e rëndësishme sa shtëpi kolektive të reja po ndërtohen, me leje e pa leje, sa lokale alkooli po hapen e mbyllen, ngaqë oxhaqeve te fabrikave nuk po u shihet tymi, e ato janë objekte që grumbullojnë e punësojnë punëtorët. Pra gishti juaj duhet të fryhet dhe të merr formë gjigante për të përmbledhur të gjitha gabimet e qeverisë. Dëshironi të dini pse janë aq dorëlirë..., merret vesh, në Kosovë çdo gjë është e politizuar; edhe gjyqësia edhe policia, mediat.., si do të pritni atëherë ndonjë ndryshim kur " Kadia të gjykon, kadia të mbron". Ata të cilët janë të përcaktuar ta shkatrrojnë veten do të gjejnë gjithsesi mënyrën, nuk kuptoj si votuesi luan kumarë me votën, nëse do të vazhdoj kështu edhe në t'ardhmen, atëherë do të jetoj nga ankesat. Deri më tash u zgjodhën shumë deputetë pa farë eksperience profesionale, pastaj u regrutuan si zyrtarë të lartë, fituan tituj të lartë shkencor dhe kështu u ndërtua iluzioni. Titistët sulmojnë enveristët dhe reciprokisht, ajo ideologji ka përfunduar dhe është pjesë e së kaluarës, por prap zgjohet, rikthim mbrapa; është gabim të manipulohet me argumente të së kaluarës. Pastaj a nuk kanë dhembje kur shohin familje të dëshmorëve me status të pa rregulluar, çka kanë bërë qeveritë e deritashme, apo ata duhet të jetojnë prej festës në festë, për ndonjë pako lëmoshe. A duhet qytetarët të dijnë sa para të pista qarkullojnë në Kosovë, e që janë stimulues dhe financues i kriminalitetit, të tëra ato para rrotullohen përmes korrupsionit dhe nëntokës kriminale.
Komentoni
Artikuj te tjere
(Anti) Ilir Dardani: Homazh per Kaurret ose All’ah Ykber!
Selim Hasanaj: Njerëzit e çmendun dhe rrugaqnia e shacave
Blerim Rrecaj: Jeta nën tingujt e serialomanisë
Agim Vuniqi: Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë
Xhevat Rexhaj: Turkia dhe turkizmi kamkryq në Kosovë
Selim Hasanaj: Verë 2009 - Si i kalova pushimet në vendlindje
Kim Mehmeti: Matanë kufirit një kufi tjetër
Agim Vuniqi: Mehmet Dyzi, pavarësia, EULEX-i dhe SHBA
Faik Miftari: Vizita e Reisit në Kosovë
Sejdi Peka: Zbardhja e krimeve të ish-Sigurimit mbi nacionalistët shqiptarë në botën perëndimore
Faton Abdullahu: Më trego çka feston të tregoj kush je
Eugjen Merlika: Një projekt i diskutueshëm
Bajram Peçi: E kaluara kriminale serbe nuk mbulohet me shpifje
Lavdrim Lita: Babai i një krimineli
Fatos Lubonja: Kujtesa si rezistencë
Halil Matoshi: Abuzim i UNDP-së apo dyfytyrësi kosovare?
Teki Dervishi: Modeli i 'pacifizmit' të Rugovës, dhe ky sot i BE-së?
Albert Zholi: Kriza botërore dhe ankthi i parasë
Agim Vuniqi: Mos më fol për vlerat, më trego buxhetin!
Adnan Abrashi: Fashizmi bashkëkohor nën vellën e demokracisë?!