E hene, 29.04.2024, 08:07 PM (GMT+1)

Mendime

Agim Vuniqi: A ka fytyrë e vërteta...?

E hene, 17.08.2009, 07:11 PM


A ka fytyrë e vërteta...?

Të jesh serb në Kosovë do të thotë të jesh i mbrojtur nga qeveria vendore, ajo e Serbisë, UNMIK-u, EULEX-i, KFOR-i, dmth., ke imunitet, as nuk të kap ligji fare, nëse ekziston. Po shqiptari kujt t'i gëzohet ai, qeverisë që e josh me pallavra, e festa të llojllojshme. ..!?

Nga Agim Vuniqi

Shqiptarët e përjetuan monizmin, diktaturën, komunizmin, tash po e jetojnë demokracinë e mëndafshtë, të butë, për shumicën e konservuar, e hidhur, me afat të skaduar, ndërsa për pakicën lideriste, e ëmbël, plot para, me grykësi, aheng nate, fol e mos ba gjë.

Si gjithherë kjo demokraci është e ethshme për meritokracinë , ende pa u inauguruar gëzimi shtetëror shumica po e shohin veten "VIP" persona, edhe ambasadorë bile, nuk kanë edhe faj, ngase ky lezet i lirisë, pa ligj e pa përgjegjësi lansojë milionerët e parë të Kosovës, me më shumë zero.

Liria aq shumë e pritshme u mbështjellë me mëndafshin korruptiv, dhe abuzimet e shumta në pushtet. Sigurisht që po të funksiononte drejtësia shumë nga bartësit e vendeve udhëheqëse, por edhe zbatuesit e ligjit do ta kishin vendin në strehimoren e kriminelëve-në burgje.

Shumica e tyre janë abuzuesit, shkelësit dhe uzurpatorët e të ardhmes së Kosovës, ata janë fajtorët kryesor të kësaj gjendjeje mjeruese - serbët ledhatohen, për ta nuk ka rregulla, as kontrata pune.

Të jesh serb në Kosovë do të thotë të jesh i mbrojtur nga qeveria vendore, ajo e Serbisë, UNMIK-u KFOR-i, dmth., ke imunitet, as nuk të kap ligji, nëse ai ekziston. Po shqiptari kujt t'i gëzohet ai, qeverisë që e josh me pallavra, e festa të llojllojshme!

Po ata që uzurpuan tokën e Universitetit, kënd e edukojnë ata, apo edhe më mirë nëse shkelin ligjin, kënd e përfaqësojnë ata? Sigurisht që në të ardhmen do të publikohen raporte që do të pasqyrojnë aktet e tyre joligjore, që u sollën atyre përfitime enorme, por dëmtuan të ardhmen e qytetarëve.

Aq bukur u përshtat regjimi despotik i UNMIK-ut, ai i EULEX-it dhe ai i vendorëve (nga votat e kornizuara), duke lënë eksiq epshet e përbashkëta, por edhe duke lidhur miqësi të përhershme me dhëndurët e Kosovës.

Idila e hajnave vendor dhe e atyre ndërkombëtarë fillojë që në fillim, pak nga pak duke përfshirë stafin ndërkombëtarë dhe atë vendor, dolën në syprinë shumë skandale dhe afera korruptive, në AKM, PTK, KEK dhe gati-pa gati, në të gjitha ministritë e pasluftës.

Kjo situatë u konvenonte “monarkëve” të UNMIK-ut në fillim, sigurisht ju kujtohet, ngase ata kishin ardhur në Kosovë për të fituar, që është plotësisht normale, por ata të rrethuar nga zullumqarët vendor u aklimatizuan në rrafshin kosovar saqë i koordinuan aktivitetet "bamirëse".

Të “fuqishmit” popullor që mezi jetonin ( njëjtë si shumica tjetër shqiptare) u lansuan si “yje të biznesit patriotik”, atyre as që u interesonte pavarësia popullore, ngase atë materiale e shijonin gjithnjë e më shumë, ata krijuan regjimin e “faraonëve” pronarë të Kosovës, ku pjesa shumicë e Kosovës punonin për ta, duke ua dhuruar “haraçin” vjetor, të cilin e harxhonin denjësisht.

Deri sa shumica ëndërronte pavarësinë, tash e kanë, dhe çfarë ndryshimesh u bënë? Pakica pat filluar t’i vilte frytet e saj, menjëherë pas lufte.

Procesi i zgjedhjeve që na solli përfaqësimin në tërësinë e tij, qysh nga propaganda deri ne votim ishte i përkohshëm (dyshoj edhe tash, sepse zgjedhjet u mbajtën nën patronazhin e zbatuesve të rezolutës 1244), dhe logjikisht zgjedhjet e mbajtura në nëntor të vitit të kaluar mund të konsiderohen si zgjidhje para statusore, apo zgjedhje të dirigjuara nga UNMIK-u, zgjedhje me bazë kornizuese, të dala nga Korniza Kushtetuese.

Ligjërisht kuvendarët e këtij legjislacioni pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, që pason nga Marrëveshja Ahtisaari, nuk do të duhej ta kishin bazën ligjore të përfaqësimit, menjëherë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës.

Ky proces deri më tash ishte i manipuluar, ishte i blerë, që të bënë të dyshosh se politikanët dhe qeveritarët tanë nuk janë vendosur të përfaqësojnë interesat e popullit, por të atyre qe nëpërmjet manipulimeve dhe pagesave i sollën në pushtet.

Shqiptarët e përjetuan monizmin, diktaturën, komunizmin, por edhe demokracinë para statusore, por asnjëherë atë konstitucionale. E vërteta është se ajo kishte një fytyrë, ashtu çfarë ishte, shpeshherë përvëluese, e deklaronte atë qe kishte dhe të përvëlonte nëse kaloheshin caqet.

Erdhi "demokracia". Dhe si të kuptohet kjo formë e demokracisë dhe e përfaqësimit që nuk ka burimin nga populli, dhe nuk buron nga sovrani-popull. Në fakt si në aspektin teorik edhe në atë praktikë zgjedhjet shërbejnë për t’u dëgjuar zëri i popullit, e këtë ia mundëson ligji zgjedhor, që ka bazën ligjore në Kushtetutë, si akti më i lart juridik i një shteti.

Nuk ka demokraci sepse nuk kishte pjesëmarrje të drejtpërdrejtë vendimmarrëse të popullit, kishte vetëm përfaqësim, ngase atë nuk e ka sovrani, populli.

Tash shtrohet pyetja çfarë sistemi politik dhe ekonomik ka Kosova? A ka sistem ekonomik socialist apo kapitalist, mirë le të pranohet fakti se është sistem në konsolidim, nuk dihet ende kush është pronari, a menaxhon me pronën publike shteti, nëse po atëherë le të deklarohemi se sistemi ynë është socialist, dmth., shkollimi është falas, shërbimi shëndetësor është falas gjithashtu, funksionon asistenca sociale, dmth shteti kujdeset për mirëqenien e qytetarit, atij i siguron punë e benificione të tjera, por praktika flet ndryshe, flet për një sistem të çoroditur, kompanitë private, partitë politike, shoqatat joqeveritare, shërbimet sekrete, punojnë kesh, dhe ato nuk observohen as kontrollohen nga agjencitë tatimore, por as nga institucionet juridike të shtetit, dhe informatat që duhet domosdo të jenë publike, nuk janë.

Nga njëra anë nuk lëmë gjë pa i thënë social-komunizmit, pronës shoqërore, nga ana tjetër nuk ofrohet ajo e cila i mungonte, prona legale private. Pra sistemet vijnë në përballje tek prona dhe pronari. Thjesht është ndërruar retorika dhe forma, nga pushtetarët komunistë pa pronësi u krijuan pushtetarët demokrat, shumë të pasur.

Sistemet pra kthehen tek prona dhe pronari, mendoj që është i saktë ky definim, apo jo? Demokracia në të vërtetë nuk ekziston në Kosovë, ngaqë nuk funksionon pushteti i së drejtës, i bazuar në ligj. Le të besojmë se Kushtetuta në fuqi gjërat do t'i ndryshojë. Jetojmë duke shpresuar.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora