E hene, 29.04.2024, 07:02 PM (GMT+1)

Mendime

Xhenc Bezhi: Betimi i Hipokratit apo i Hipokritit

E merkure, 19.08.2009, 09:45 PM


Betimi i Hipokratit apo i Hipokritit

Nga Xhenc Bezhi

Përmbajtja e betimit

Në çastin kur po hy në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë apsolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.

Atëbotë kisha dorëzuar dokumentet për nënshtetësi dhe isha ne pritje kur mora lajmin nga motra se nena ishte shume e sëmur. Kisha ende pasaportën e azilit por me te nuk kisha te drejte te udhëtoja ne Kosove se policia e UNMIK-ut i kishin shtrënguar kufijtë. Se pari mendoja te udhëtoj deri ne Shqipëri e prej aty te futem ilegal ne Kosove por vëllai me tha mos u ngut se tash po shkoj unë e pas nja dy jave po munde me bë diçka eja edhe ti. Unë me një here vajta ne Bashki te  qytetit ku jetoj dhe ju tregova rastin se nenën e kam ne kome dhe nëse kanë ndërmend ndonjëherë te me japin nënshtetësinë duhet ta bëjnë tani për ndryshe po i tërheq dokumentet. Nga ana e tyre gjeta mirëkuptim,  pagova taksat e parapara dhe pas disa dite arrita ne aeroportin e Sllatinës.

 Ne Aeroport me priste vëllai dhe me dëftoi se punët kishin ndryshuar për te mire nena kishte kaluar operacionin me sukses dhe Prof. Dok...qe kishte marre nga vëllai pesëmijë marka Gjermane i kishte premtuar qe puna do te behet mire dhe po qe se ka ndonjë te pa pritur duhet te lajmërohem te ai se fundi fundit ishin bere miq me vëllain tim. Problemin me te madhin me tha vëllai e kam pas ne fillim kur nenës iu kishte helmuar gjaku dhe duhej gjete një injeksion kundër helmimit te gjakut. Ishte me njëherë pas lufte dhe medikamentet gjendeshin me vështirësi. Por fati im ishte një drenicas qe punonte ne spital dhe ai me  ndihmoi te gjeje injeksionin e duhur për vetëm njëmijë marka, një injeksion qe ne Gjermani kushtonte tete marka. Drenicaku i kishte thane po e thërras nje mik ne telefon e po e pyes mos rastësisht ka ndonjë injeksion kundër helmimit te gjakut. Ai i kishte thëne unë nuk kam por sa di unë filani i ka pese copa se e ka babën e sëmur po te pestat nuk i duhen e po fole ti me ta ndoshta ta jep një, por ta dish se nder njëmijë marka nuk ta jep dhe kështu edhe u ba. Vëllai kishte arritur te beje miq ne spitalin e Prishtinës. Sa mire kur njeriu ka miq te tille, nuk ka nevojë fare për armiq.  

Nëntëdhjete perqind te mantele bardhëve te korruptuar i hedhin faqen e zeze edhe atij dhjete përqindëshit tjetër.

Mbërritëm te spitali vizitova dhe u çmalla pak me nënën e mandej se bashku me vëllain shkuam te njoftohem me profesorin. Profesori na priti mire dhe me dha një vizitkarte qe ne rast nevoje ta thërras dhe ai menjëherë do te vizatohet para meje për hatrin e vëllait tim se ishin bere miq te mire. Te nesërmen vëllai u nise për ne Gjermani e unë mbeta ne Prishtine te kujdesem për nënën dhe për “miqtë” e vëllait.

Gjate tere kohës ne spital me nënën kishte qëndruar edhe motra e ime e cila kujdesej për nënën, ajo e ushqente, e pastronte i jepte terapinë me rregull se mjeket dhe motrat medicinale ishin te zana nga njëherë. Ajo kujdesej edhe kur nena flinte qe kakallaket te mos i hyjnë ne goje e qe aty me siguri kishte mijëra sosh. Spitali disa katesh përngjante me tepër ne një WC publike se sa ne çka do tjetër. Neper korridor mjeket,vizitoret dhe pacientet pinin duhan sa mujshinë, WC qe ishin pa dyer kundërmon  ere urine qe ta zëntë frymën.

Disa dhjetëra shoqata bamirëse sjellin medikamente, fasha, injeksione e gjera te tjera qe përdoren ne mjekësi, por ato përfundonin ne apotekat apo ambulancat private. Një pjese e tyre gjendej edhe ne spital e qe përdorej vetëm ne rast kontrolle dhe menjëherë mandej i kthenin përsëri ne depo. Pacientet ishin te detyruam te blinin pambukun ,injeksionet, medikamentet fashat ushqimin e gjithçka tjetër ne kohen kur ishim te çliruar nga pushtimi serb dhe po shpresonim se po ndërtojmë shtetin tone.

Por me qene i sinqertë ne ketë spital kishte rregulla te cilat kurrsesi nuk shkeleshin p.sh. Ne ketë repart kishte dy profesor dhe secili prej tyre i kishte pacientet e vete, por kishte edhe specialistet, mjeket, motrat medicinale te vetat dhe kurrsesi nuk i përziheshin njeri tjetrit edhe nëse e shohin se pacienti i tjetrit do te vdiste thoshin hapur nuk është pacienti i jone.

Prof. Dr.“miku “ i vëllait tim kur pata njëherë nevoje për ta me  tha se është shume i lodhur por prapë se prapë   po vjen e mua mu deshtë ti jepja  ca marka për ta çlodhur. Njësoj  kalova edhe me specialistin  atë me është dashur  ta marr disa here nga shtëpia e tije ne një qytet tjetër  ti paguaja mëditjen e mire qe ti ndërronte varrën nënës dhe ta ktheja përsëri ne qytetin e tij. Një dite  me  qe veç kishte ardhur ne spital  për pune time e thirren te operonte një njeri i cili me qe ishte i pasur mjeket e Ferizajt nuk i kishin dhanë udhëzim për ne Prishtine deri sa t’ia rrjepnin lëkuren.  Se aty ishte bere tradite njerëzit e varfër ti linin te vdisnin kurse  te pasurit o i shëronin o i mbytnin  ngadalë . Duhet ta dije ty për nder ai burri ma tha se për punën tënde erdha ne Prishtine e pat fate e operova. Te nesërmen pacienti  i operuar vdiq e unë thash me vete; Mjeket e kanë profesionin ma te mire: suksesi i tyre lëviz çdo dite kurse dështimet e tyre i mbulon dheu.

Ryshfet mu deshtë ti jepja edhe mjekut te përgjithshëm si dhe motrës kryesore, bile një dite pastruesja kur ma hapi derën e falënderova e ajo me tha me faleminderit mu kanë mbush xhepat plot. Ne fillim  pata mendua se vëllain e kishin shfrytëzuar duke përdorë mirësinë e tije dhe dashurinë qe kish për nënën  por me vone u binda se edhe mua njësoj si atij ma hodhën edhe pse e dija isha i detyruam te vallëzoj ashtu si  e bënin muzikën ata.

Një dite isha ulur ne  byrektoren qe ishte ne oborrin e spitalit e ne tavolinën ku isha ulur unë erdhën dy mjeke dhe me pyeten a është e lire? Urdhëroni iu thash. Lexoja një gazetë dhe papritmas filluan ti tregojnë njeri tjetrit se si mbrëmë kishte ardhur një grua e sëmur e nuk e kishte pranuar ne spital se djalit te sajë ia  kishte pa ne qafe një zinxhirin te arit një gisht te trash ,e thash me vete tha ai pa ia nxjerre treqind marka nuk po ia pranoj te amen ne spital. Pas dy tri ditësh isha ulur prapë me motrën time ne byrektore dhe erdhi “ miku” i vëllait tim drenicaku se bashku me një mjek e me qe nuk kishte vend te lire diku tjetër erdhe dhe u ulen ne tavolinën tone një herrit mendonin qe do i qeros unë. U ulen dhe porositen por gjithmonë duke menduar se unë do i paguaj bene një porosi te pa zakontë, secili prej tyre porositi byrek, kos, kapuçino dhe lëng pjeshke, me çka me irrituan dhe vendosa te mos ua paguaj. Kësaj pune thash me vete i thonë “haja qenit e pija qenit “ dhe kështu mjeket e nderuar u detyruan qe porosinë e tyre  ti thonë kamerierit te ua shkruaj dikund se do i e paguajnë me vone.
Jam me i sigurt se  si unë qindra mos te them  mijëra njerëz te dëshpëruar me gjithë ketë korrupsion e pa njerëzi  te këtyre “njerëzve” mbetet te lutemi qe një dite edhe ne vendin tone  te behet Betimi i Hipokratit si ne gjithë boten.


(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora