E enjte, 31.10.2024, 11:51 PM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Profilizimi i partive politike në Dardani dhe aleancat mes tyne

E marte, 18.08.2009, 08:54 PM


PROFILIZIMI I PARTIVE POLITIKE NË DARDANI DHE ALEANCAT MES TYNE

Nga Selim Hasanaj

Që nga kur kjo qeveri e sotshme që erdhi në pushtet tue ba aleancë jonormale dhe jo natyrore, por bani aleancë per marrjen e pushtetit që permes pushtetit të realizohen interesat mafioze  klanore të dy partive ma të mëdhaja në Dardani, Dardania asht e ballafaqueme me paraqitje pompoze të liderve opozitar, me shkrime fantasike të gazetave ditore të cilat bajnë garë se cila do shkruej e para per raste, per dukuni, per afera, per keqperdorime, per korrupcion, per kriminalitet e per cka jo tjeter.
Këtë pranverë opinioni shiptarë u njoftue ( asesi nuk u qudit as trondit) me akuzat reciproke në fillim në mes Kryetarit të Deqanit z. Musa Berisha dhe zavends ministrit të Ministrisë së transportit dhe telekomunikacionit z. Adem Grabovci , per të kalue kjo pastaj në duel frontal në mes të liderit të AAK-së z. Ramush Haradinaj dhe z. Adem Grabovcit. Per "shpifjet" dhe sulmet e tyne reciproke u mueren disa orë debat në seancat e Parlamentit të Dardanisë dhe perqudi mbaj mend se vetem z. Hethem Ceku pat folë drejtë. Ai i pat thanë z. Adem Grabovcit: nuk po të ka hije, 25 vite keni hanger buken e njani tjetrit dhe tash sulmon. Unë sado që kurr nuk pata as nuk kamë respekt per z. Ethem Ceku, meqithate këtu ai e fitojë simpatinë time. Ai haptas i terhoqi vrejtjen z. Grabovci se nuk duhet të grindet me diken që 25 vite kanë " veprue" per kombin bashk. 25 vite kanë ngranë buken së bashku që unë e kuptova se aq vite ata kanë rjep popullin dikur e buxhetin e popullit dhe shtetit të popullit sot.
Sa u qetsue opinioni nga kjo perlamje , dalin në sqenë lideret, zavends lideret, analistet, gazetaret etj, etj të cilet kanë gojen plot kritikë kunder qeverisë dhe kreut shtetnor dhe per ta hjek këtë qeveri qafe ( LUSË ZOTIN KJO TË NDODHË SA MA PARË) ata bajnë plane,bajnë analiza dhe koketojnë me njani tjetrin per aleanca me të cilat do e merrnin pushtetin. Në LDD del zavends Kryetari Prof. Dr. Berin Ramosaj dhe propozon ribashkimin e LDD-së me LDK-në. Kjo ide hudhet posht rreptsishtë nga "syni i mbrehtë" dhe "truni i menqur" i akademik Dacit. Kryesia e LDD-së heshtë sepse akademiku vendos se cka duhet ba. Vetem sekretari i LDD-së hija e kopja e liderit të vet z. Lulzim Zeneli u deklarue. Edhe ky jo në perkrahje të Prof. Ramosajt, por ky nuk ngurrojë ta sulmon idenë e z. Ramosaj.
Nga LDK ideja e Ramosajt nuk pritet keq, bile z. Ismet Beqiri e pershendet, edhe nenkryetari i parë z. Eqrem Kryeziu e pershendet si të mirseardhun. Dhe kur në opinion u prit se do ndodhë dicka, ndodhi ajo që edhe asht pritë. Profesor Dr. Berin Ramosaj dha dorheqje ( ma e vertetë asht të thuhet u deturue nga Daci dhe lojalistet e ti të largohet ) nga posti i vet në LDD dhe edhe nga antarsia në këtë parti. Tash ai asht deputet i pavarur në Parlament.
Dhe nuk asht kjo e vetmja levizje deputetesh dhe politikajsh. Ma parë Haki Shatri kalojë nga LDK në AAK si dhe disa tjerë që kaluen nga AKR në AAK etj etj.
Tash njeriut normal këto punë nuk u hynë në qese, nuk merziten sepse në Dardani pak ka njerz normal. Atje popullin shumë moti e ka cmend dhe e ka ba të jet abnormal jo vetem pasojat e luftes sikur e thonë të gjithë, por ma shumë rjepja e lëkures nga pushtetaret e vet mafioz dhe të paftyrë. Tash per ti qitë hi syve popullit lideret e partive dalin me deklarata per profilizime të partive të tyne. Perqudi krahun programor nuk e percaktonë partia per veti por asaj profilin ja cakton partia rivale. Të gjithë lideret shkojnë te varri i Shejtit Dr. Ibrahim Rugova dhe ata aty i betohen Ati se janë në rrugen e Ti. Unë në këtë shkrim do mundohem ti tregojë Shejtit Dr. Ibrahim Rugova se si e rrejnë të gjithë këta lider.
Kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu me teskeren e të parit të shtetit ka këthye timonin e prosperitetit të shtetit Dardan në drejtim të Stamollit dhe Ankaras. Biles atje ka dergue si duket ambasador edhe nji familjar të vetin. ( bajë këtë supozim në bazë të mbiemnit të ambasadorit).
Kryetari i PDK-së Hashim Thaqi po sikur ai i LDK-së edhe ky ka këthye timonin e qeverisjes së shtetit Dardan në aleancat e pista mafioze të socialistve të Tiranës. Flitet haptas se ka dergue me miliona euro në Tiranë per ta perkrah Edvin Ramen që ta mund  Sali Berishen. Aleancat mafioze të duos Hashim Thaqi e Edvin Rama funksionojnë dhe pasunohen me ndihmen e fondeve mafioze islamiste të medreseve në Shqipni e në Dardani , fonde këto që kontrollohen nga Myftiu Naim Ternava i cili këto fonde i merr nga arabet që vetem i shperndajnë se perndryshe ato janë pare RUBLJA dhe DINAR të Moskves dhe Beogradit. Këtë supozim e bajë nga mendja ime e shendosh dhe jamë shumë i sigurt per këtë që e thamë. Jamë i sigurt sepse percjell rrjedhat politike në Evropë, dhe shtypi evropian dhe sherbimet sekrete të shteteve evropiane herë pas here lëshojnë deklarata që vertetojnë supozimin tim.
"Kryetari" i Parlamentit Jakup Krasniqi ( që ma flliq fisin) mban foton e Enver Hoxhes në shtepi dhe tash më trego O Shejti Ibrahim Rugova, a po na rrejnë lideret (që tye ta muren jeten dhe kështu sot të lirë sundojnë Dardaninë) e Dardanisë kur po thonë se janë në rrugen tande.
Ti o Shejti Ibrahim Rugova pate trasue nji AUTOSTRADË që shkonte në drejtim të Evropes, ndersa Fatmir Sejdiu e Hashim Thaqi na qonjë kah Ankara dhe Riadi. O Popull zgjohu sa nuk asht vonë, mos beso rrenat e asnji nga lideret mafioz që sot i keni. Thamë asnji sepse veq Fatmir Sejdiut dhe Hashim Thaqit që ua shkrova rrenat, unë do e pershkruej edhe nji pershtypje timen që fitova në korrik kur isha në fshatin Shaptej të Deqanit per kryeshëndosh te nji familjar i zonjes time. Rruga per në këtë fshat kalonte permes Gllogjanit të Haradinajve. Në këthim nga Shaptej u ndala dhe u futa në kullen e Haradinaj në kodren ku janë edhe varret e heronjeve dhe deshmorve të luftës së fundit të UCK-së. Po flasë pa shibla. U zhgenjeva edhe në Ramush Haradinaj per të cilin gjithmonë kamë pas simpati sado me nji dozë rezerve. Shikjoja atë kullë dhe varret e deshmorve në oborr të saj, shikoja edhe dy kullat tjera që ndertoheshin disa metra mbrapa kësaj kulle dhe u qudita. Pse këto kulla?! Cka asht qellimi me to?! Sa kanë kushtue këto , apo janë ndertue po sikur PIRAMIDAT  në kohen e Faraonve në Egjiptin e vjeter!? Nese ato kan qellimin e vetë dhe janë ndertue, pse asnji varr i deshmorve në oborr të saj nuk ishte i ndertuem , por të gjithve ju kishin shtrembue drrasat me shenime personale te koka ose ato ishin rrëzue pertokë fare. Vetem varri i bacës Smajl Haradinaj ishte i ndertuem ashtu si ka hije. Dihet se baca Smajl vdiq në pranveren e këti viti ndersa ta zam deshmori Maxhun Berisha asht vra para dhjet viteve në luftë ballë per ball me serbin. Aferim djemve të baces Smajl që kishin ndertue varrin e babës, por turp Ramushit, turp AAK-së, turp familjarve të deshmorve tjerë që u pushon trupi në oborrin e asaj kulle në Gllogjan si i kanë lanë ato varre ashtu në mjerim.
Mania e KULLAVE dhe KËSHTJELLAVE  i kishte rrok shumicen e shqiptarve që disa ishin e disa vet veten e kanë shpall dhe ba Komandant të luftes së UCK-së.
Kryetari i Skenderajt z. Sami Lushtaku i dashunuem në Kullë kujdeset ta bajë kullen e vetë. Masi ai në Skenderaj nuk muj ket kullë se aty asht në Prekaz Kulla e Jasharajve, Samiu shkon sikur të ja kishte lanë baba dhe transformon në KËSHTJELLË ish stacionin e trenit në Drenas. Atë KËSHTJELLË  e shendrron në hotel restorant ku po punojshin edhe femna që nuk po e dinin gjuhen shqipe. Serbishten po e flitnin rrjedhshem. Këto i pata pa para dy viteve kur si Kryetar i atëhershem i Degës së LDD-së per Norvegji isha musafir i Degës së LDD-së të  Drenasit dhe aty Kryesia e kësaj Dege më pat gostit me nji drekë.
Në Istog ndegjova se edhe Naser Shatri po ndertojke KULLË  në Tomoc diku.
Per liderin e AKR-së cka do të thamë asht pak. Per mue mjafton fakti se ai njeri asht i lidhun me ruset dhe me shtetet latinoamerikane si dhe ato islamiste, andaj ate nuk e kisha deshrue në Dardani as si musafir sepse do frigohesha mos po infekton popullin me mafiozllak komunisto-ruso - araboislam.
Nji njeri që këtë verë e takova per herë të parë dhe i cili kishte punue si polic në Parlament në kohen e Akademik Nexhat Dacit, në nji bisedë që e patem më tregojë se si kur Nexhat Daci ka kjen Kryetar Parlamenti ai shef të sigurimcave të vetë paska pas ENVER SEKIRAQEN!!! Besojë se kjo tregon dhe forcon pohimet e mia se Dardania nuk ka lider të INSTITUCIONEVE SHTETNORE QË NDERTOJNË DHE PUNOJNË PER SHTETIN DHE POPULLIN, DARDANIA KA MAFIOZ QË VETEN E KANË SHPALL LIDER DHE KËTA NUK MENDOJNË PER SHTETIN E POPULLIN POR PER VETI E XHEPIN E TYNE.
Dhe tash të flasë pak per profilizimin e partive. LDK, LDD, AAK dhe dy tir tjera të vogla si ato demokristiane dhe NDSH-ja  po dalin si parti të DJATHTA ama ato pohimet e veta me veprimet që i bajnë i demantojnë vetë katerqiprisht.
Mbetet në krahun e MAJT PDK-ja të ciles per mos me e lanë te vetme u kujdesen disa delikvent  rrebel të parlamentit dhe ata dolen tash nga koalicioni i tyne me PDK-në dhe formuen PARTINË SOCIALISTE. Padyshim këti krahu do i bashkangjitet edhe PSDK e Agim Cekut dhe Kaqusha Jasharit.
Mbeten si qender ORA ,  AKR dhe PL e Gjergj Dedajt.
Unë mendojë se këto profilizime në dukje janë reale, por e keqja asht se asnjana nuk ka kuadro që respektojnë programin dhe statusin e vetë, secila nga to ka lider mafioz që nuk ja vejnë veshin as programit as statusit nese ato nuk plotsojnë aspiratat e tyne mafioze. Krahu i djathtë me LDK-në, LDD-në dhe AAK-ën ma së paku me bind në ato që i thotë dhe në premtimet që ja banë Shejtit Ibrahim Rugova te varri sa herë po ju duhen votat e popullit.
Së paku nuk më bindin Fatmir Sejdiu dhe bashkpuntoret e ti komplet të Kryesisë së LDK-së si dhe Nexhat Daci me Kryesinë e dardanve të vetë. Ramush Haradinaj, ndoshta nuk po rren, por ai gabimisht po reklamohet per të na mbush mendjen.
Mendojë se Ramushi duhet të pranojë publikisht shumë gabime dhe gjynahe të tija në të kaluemen, të kerkojë falje jo vetem atyne që i ka lendue me gabimet e veta por ti kerkojë falje popullit, ti spjegojë popullit të verteten e shumë msheftësive publike dhe ta drejtojë gishtin kunder fajtorve të tragjedive si gjatë luftes ashtu edhe të pasluftes kur shumkush u vra dhe vrasësit kurr nuk u gjeten. Ramushi duhet të pranojë se gjatë luftes ate e ka dirigjue Thaqi dhe klani i ti i drejtuem nga Tirana e tiranve të Nanosit. Mendojë se Ramushi asht personi i duhun dhe ma i miri per të dalë në krye të Dardanisë, por jo me këtë metodë, jo me shumicen e atyne njerzve që i ka per rreth veti. Spastrimet duhet ba, gabimet duhet ba publike dhe duhet kerkue faløje. Sherbimet mafioze dhe klanore duhet perfundue. Derisa dy perlahen i treti fiton thotë fjala e urtë. A nuk po e shofim se si derisa lideret e Dardanisë po orvaten me fushatat e veta mafioze per ta marr apo per ta mbajtë pushtetin Serbia po banë marrveshtje me EULEX-in. Po vazhdojë kështu kamë frikë se nuk do vonojë dhe shumcka do shkojë në theqafje dhe vet egzistenca e shtetit SOVRAN  të Dardanisë do vie në pytje.

Selim M. Hasanaj
Sarpsborg- Norvegji
18.08.2009


(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora