Kulturë
Alfred Papuçiu: Këngëtarja Celine Dion ka yllin e saj në „Holivud Bulevard“
E shtune, 20.06.2009, 10:20 AM

Nga Alfred Papuçiu
Të flasësh për këngëtaren me famë botërore Celine Dion duhen faqe të tëra. Vite më parë, më 1988 ajo u paraqit në Festivalin Evropian, duke marrë çmimin e madh Eurovizion me këngën « Mos u largoni pa mua » duke përfaqësuar Zvicrën. Qysh atëhere, me zërin e saj pushtoi zemrat e qindra mijra artdashësve. Në gati dhjetë vitet e fundit ajo ka zënë një vend të veçantë në skenat frankofone dhe ato ndërkombëtare. Kanakare e një familje nga Kebeku i Kanadasë, prej 14 fëmijësh, ajo filloi të këndojë qysh në moshën 13 vjeçare. Atëhere Celine nxorri diskun e parë dhe vitet 80 i kalon me disqet e Arta në Kanada. Në sajë të bashkëpunimit me kompozitorin e shquar francez Zhan Zhak Goldman që shkroi për të këngët e diskut « Për ta », më 1995, apo « Që të më duash akoma » - këngë e vetme që u shit si disk në botë me 4 million ekzemplarë, suksesi i saj ishte planetar. Pasi mësoi gjuhën angleze, ajo filloi një karrierë ndërkombëtare. Ish presidenti Bill Klinton gjatë mandatit të tij e kërkoi për investiturën e vet, në një kohë që disqet e saj shiteshin me dhjetra milonë ekzemplarë. Ajo fitoi 5 « Grammy Awards », 2 Oskarë, « Victoire de la musique » etj. Titulli fanar i « Titanikut » i kapërceu çdo shitje të mëparshme të disqeve. Në vitin 2000 ajo vendosi të bëjë një pushim pas 20 vjet karriere. Gjatë Teletonit « Amerika, homazh për heronjtë », për viktimat e atentatit të 11 shtatorit 2001, ajo merr pjesë duke kënduar himnin patriotik « Zoti bekon Amerikën ». Ajo rikthehet përsëri më 2002, me diskun e ri « A New Day Has Come » (Filloi një ditë e re). Para se të fillojë një seri shfaqjesh në Las Vegas, ajo nxjerr me sukses në 2003 albumin e pestë në frëngjisht “Një vajzë dhe katër djem”. Celine Dion ka shitur tashmë në botë mbi 130 milion disqe, më tepër se Majkëll Xhekson.

Komentoni
Artikuj te tjere
Luan Çipi: Koha e rinisë
Agim Gashi: E dua drejtësinë
Ali D. Jasiqi: Poezi kushtuar Bardit të Poezisë Shqipe
Gjon Keka: Konflikti me vetveten dhe kërkimi i identitetit evropian të shqiptarëve
Dhurata Hamzai: “Një zonjë amerikane në Tiranë”
Suzana Kuqi: Homazhi
Alfred Papuçiu: Pestalozzi dhe shqiptarët
Jorgo S. Telo: Duke admiruar një videodokumentar
Edison Ypi: Rruga Kadare
Gjon Neçaj: Festivali ''Sofra Dardane - 2009''
Frrok Kristaj: Mbahet manifestimi “Gjurmë të Gjeçovit”
Vangjush Ziko: Një ninullë kanadeze
Pierre-Pandeli Simsia: Daktilografistja!
Luan Çipi: Intimitete dhe brengë (Cikël poetik)
Milazim Kadriu: "Anekdota popullore të Llapit" të prof Shaban Pllana
Albert Zholi: Koketa
Xhevahir Spahiu: Një minierë përtej oqeanit
Demir Krasniqi: Hoxhallarët po protestojnë
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Alfred Papuçiu: Dhurata më e çmuar (skicë letrare)