| E shtune, 20.06.2009, 10:20 AM |
Këngëtarja Celine Dion ka yllin e saj në „Holivud Bulevard“
Vitet kanë kaluar qysh atëhere dhe këngëtarja nga Kebeku i Kanadasë ka mbushur 35 vjeç. Në datën 6 janar 2004, ajo inaguroi me tepër emocion, një Yll me emrin e saj në Hollivud Bulevard, në Los Anzheles, ku kanë yjet e tyre artistët më me zë në botë. « Më kujtohet se kur erdha në Los Anzheles me prindërit dhe Rënenë (bashkëshorti dhe manazheri i saj), para 20 vitesh…isha përojekur të vendosja duart mbi ato të dikujt që ishte i famshëm…Por asnjëherë nuk e mendoja se vite më pas, do të kthehesha në këtë mënyrë » u shpreh këngëtarja. Celine Dion është këngëtarja më e sukseshme tanimë në botë për këngët e saj të bukura. Ajo tani qëndron pjesën më të shumtë të kohës në Las Vegas, ku që prej një viti në një teatër të ndërtuar enkas për të, jep spektaklin e saj të ri « A New Day » (Një ditë e re). Spektaklin e saj e kanë parë dhe përshëndetur dhe dhjetra shqiptarë në Amerikë, si nga Las Vegasi, Nju Jorku, Nju Xhersi, Florida etj. Ceremonia e inaugurimit të Yllit për të, fillimisht ishte parashikuar në mars 2003, por ajo u shty për shkak të afrimit të luftës në Irak. Suksesin e saj planetar këngëtarja kanadeze e ka arritur në sajë të kordave vokale, por edhe me një këmbëngulje. »Une e kam zgjedhur vetë këtë profesion, por jeta ime ka qënë vetëm disiplinë, disiplinë, disiplinë », është shprehur ajo në një intervistë së fundi. Megjithëse pjesën më të madhe të kohës e kalon në udhëtime, apo pallate dhe limuzina e gala, ajo nuk e ka harruar origjinën e saj. Të hollat që fiton i harxhon për dhurata për 14 vëllezërit dhe motrat e saj për Krishlindjet dhe duke derdhur shuma të mëdha për shoqëri bamirëse. Celine Dion është një këngëtare e madhe, por mbit ë gjitha një njeri i thjeshtë që ja ka kushtuar jetën artit të bukur të këngës, por edhe familjes së saj, dy fëmijëve dhe të shoqit René. Ajo gjithnjë në këngët e saj jep një mesazh pozitiv për jetën, për të ardhmen, për njerëzit e thjeshtë kudo në botë.