Kulturë
Gjon Keka: Konflikti me vetveten dhe kërkimi i identitetit evropian të shqiptarëve
E premte, 19.06.2009, 08:35 PM

Nga Gjon KEKA
Kultura shpirtërore, politike e çdo kombi apo populli sidomos me traditë dhe me moshë të pjekurisë rezulton me përgjegjësi të thellë, kulturore, politike, sociale, ekonomike etj. Të gjithë e dimë se çdo komb apo popull ka edhe kulturën e tij dhe burimin e të mirave dhe virtyteve nga të cilat ushqehen ata, por ama të mirave. Ndërsa askush nuk është më xheloz sesa popujt e siujdhesës ballkanike, ata vazhdimisht kanë jetuar në hasmëri me njëri-tjetrin jo se këtë e kanë trashëguar, por se ka ardhur si aksident i pikëtakimeve historike por jo çdoherë të njëjta. Nëse sot nuk mund të përcaktohet një standard vlere, një doktrinë e përgjegjësisë kulturore, politike, sociale, ekonomike etj, do të jetë, më së paku, arrogancë e më së shumti një papërgjegjësi kolektive. Megjithëkëtë, kërkimi i një standardi të tillë, me sa duket, bie në kundërshtim me frymën e kohës së tanishme, respektivisht shekullit XXI, sepse disa popuj sidomos populli serb dhe ai rus mendojnë që e vërteta nuk ka nevojë vetëm për provën duke ditur se ajo kërkon besnikëri, pra besnikëri kujtese, duke mbajtur ndërmend një të vërtetë tashmë të zbuluar e kjo e vërtetë është realiteti i ri në Ballkan që lidhet me perspektivën e re të kombit shqiptar dhe me inherencën në mendimin e Unionit Evropian. Megjithatë, në këtë mes, respektivisht provës së të vërtetës dhe besnikërisë së kujtesës historike mund të kishim të bënim me një rast përgjegjësie, por vetëm në qoftë se ka vërtet diçka që duhet domosdo t’i qëndrosh besnik. Gjithçka varet me sa duket nga ajo çfarë beson e në këtë rast çfarë beson kombi shqiptar dhe që rrugëtim ndjek. Të gjithë e dinë se fashizmi e komunizmi si doktrine dhe ideologji rrënuese ende nuk janë shkëputur nga “tradita e madhe” e asaj kohe sidomos tek disa kombe dhe popuj , prandaj edhe nuk i lanë shteg relativizmit të heroit të një Niçeje apo një Soreli. Ndërsa kjo është arsyeja pse sot në hapësirën e kombit shqiptar dhe ne përgjithësi në Ballkan lë shteg “konvertimi moral”, por ky “konvertim moral” për këtë kohë është shumë më i rrezikshëm: e kjo thjesht, sepse mund të pranohet nga njerëz mendjelehtë dhe me një mirëbesim jo të sinqertë e në fakt të shpeshtë janë ato ndër shqiptarë apo edhe në popujt e tjerë ballkanas. Mirëpo, vetia për të ndier përgjegjësi duhet të mbështetet te një “zgjedhje morale” e rrënjosur në traditën dhe në besimin , sepse kjo na bën të mundur të ndërrojmë kohë, të denoncojmë bëmat e këqija nëse janë kryer në një gjendje mendore që përputhet me suazën shpirtërore të kombit shqiptar, sado e ndotur mëkatesh, nëse është e qartë (brenda strukturës së kësaj tradite) se veprimet i përgënjeshtronin fjalët e madje edhe fjalët nganjëherë janë djallëzisht të spërdredhur: nëse logjika e brendshme e mendimit moral e kombit shqiptar mund të na tregojë lajthimin që na intereson në ato arsyetime që kanë pasur rezultate vdekjeprurëse. Siç duket, kuptimi i të gjitha këtyre është se skepticizmi i kësaj kohe nuk mund të mbajë gjallë një konflikt moral serioz siç është konflikti me vetveten dhe kërkimi i identitetit real shqiptar. Duhet ditur se disa nga njerëzit e

desh më shumë se një mijëvjeçar për ta gdhendur (demokracinë)”. Kështu që për Shumanin, i cili na flet fare qartë edhe neve sot kur dëshirojmë të integrohemi në strukturat euroatlantike, është se duhet të kemi parasysh se demokracia, siç thotë ai, do të jetë e krishterë ose nuk do të jetë fare, një demokraci apo shtet demokratik antikristian do të jetë karikaturë që do të zhytet në tirani ose në anarki. Ndërkaq, sot kombi shqiptar që të jetë një komb i lirë dhe me një demokraci të shëndosh duhet të mësojë apologjinë e lirisë e së vërtetës, e cila ende nuk është gjetur, kështu tani shqiptarët janë në kërkim të vetvetes dhe identitetit të tyre evropian. Nëse nuk jemi në gjendje të kthehemi te vetvetja, respektivisht te identiteti ynë dhe kultura jonë, jemi të dënuar të kthehemi prapa, prapa, në pafundësi të së keqes dhe historisë së dështuar.
*Autori është politolog dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare
Komentoni
Artikuj te tjere
Dhurata Hamzai: “Një zonjë amerikane në Tiranë”
Suzana Kuqi: Homazhi
Alfred Papuçiu: Pestalozzi dhe shqiptarët
Jorgo S. Telo: Duke admiruar një videodokumentar
Edison Ypi: Rruga Kadare
Gjon Neçaj: Festivali ''Sofra Dardane - 2009''
Frrok Kristaj: Mbahet manifestimi “Gjurmë të Gjeçovit”
Vangjush Ziko: Një ninullë kanadeze
Pierre-Pandeli Simsia: Daktilografistja!
Luan Çipi: Intimitete dhe brengë (Cikël poetik)
Milazim Kadriu: "Anekdota popullore të Llapit" të prof Shaban Pllana
Albert Zholi: Koketa
Xhevahir Spahiu: Një minierë përtej oqeanit
Demir Krasniqi: Hoxhallarët po protestojnë
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Alfred Papuçiu: Dhurata më e çmuar (skicë letrare)
Edmond Shallvari: Arti krijues i Zotit dhe njeriu krijues i artit
Ksenofon M. Dilo: I persekutuari
Mazllum Saneja: Fjala si frymëzim poetik
Albert Zholi: Unë dhe Hëna