Kulturë
Ali D. Jasiqi: Poezi kushtuar Bardit të Poezisë Shqipe
E premte, 19.06.2009, 08:58 PM

Halil Haxhosaj “ Përkushtime”, poezi kushtuar Din Mehmetit. - Botoi Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”.- Gjakovë, 2009
Nga Ali D. Jasiqi
Nuk ka shkrimtarë që për se gjalli të tij i janë kushtuar aq poezi sa Din Mehmetit. Kjo ndodh nga se ai gjithmonë ka qenë dhe kemi bindjen se do vazhdoj të mbes i dashur për shtresat e gjera të publikut lexues, veçmas për të rinjve. Duke u nisur nga kjo e dhenë shkrimtari Halil Haxhosaj i ka hyrë tubimit të poezive kushtuar këtij krijuesi. Në këtë përmbledhje ai ka zgjedhë krijimet e më se pesëdhjetë (50) autorësh, të cilët kanë shkruar poezi kushtuar Din Mehmetit, duke filluar nga penat e shquara të letërsisë shqipe, siç janë Rrahman Dedaj, Ibrahim Kadriu, Januz Fetahaj, Haxhi Vokshi, Hasan Hasani ( ky i fundi madje ka krijuar një kurorë sonetesh për profesorin e tij dhe poetin e adhuruar) e ndonjë tjetër, gjer ke disa shkrimtarë,që jetojnë dhe krijojnë në diasporë,ndër të cilët po përmendi Arif Molliqin, Pal Sokolin, Mehmet Haxhosajn,Gëzim Ajgerajn,Liman Zogajn, Dibran Demakun, Xhene Bezhin etj. apo shkrimtarët që jetojnë në Shqipëri , në mesin e të cilëve vlen të përmendet Sazam Goliku,Milianov Kallupi etj. Poezi për poetin tonë kanë shkruar dhe disa krijues më

Po ashtu në këtë libër përpiluesi ka sjellë shkrimet e tri penave të dalluara të shkruara jo në poezi, por në prozë e që në vete mbajnë mjaft elemente poetike. Fjala është për dy shkrime te Ali Sutajt kushtuar Din Mehmetit dhe atë të Besim Bokshit, shkrua dhe lexuar në shënimin e 70 vjetorit të lindjes se poetit tonë dhe shkrimi i Dritëro Agollit, shkrim ky mjaft i ngrohtë, përplot ndjenja suptile, botuar në shtypin shqiptar atëherë kur qe hap lajmi për vrasjen e Dinit nga forcat serbe, gjatë bombardimeve të NATO-s mbi to. Nis nga ky fakt del se Din Mehmeti këtë vit, pra vitin 2009 po shënon tri jubile 80 vjetorin e lindjes 1929,60 vjetorin e krijimtarisë letrare 1949,kur botoi vjershën e parë “Të resë sonë” në revistën letrare “Jeta e re” dhe 10 vjetorin e “ringjalljes” 1999, kur u hap lajmi për vrasjen e tij. Sidoqoftë shkrimet e përmendura e plotësojnë tërësinë organike të librit, kësaj vepre të rrallë dhe gjithsesi të dobishme në letrat shqipe.

Duke shkruar për këtë përmbledhje përpiluesi i saj Halil Haxhosaj ka konstatuar edhe këtë:
“Pikërisht për këto jubile, sidomos në 80 vjetorin e jetës së tij si poet dhe si njeri, vendosa t'i mbledh këto përkushtime dhe t'i botoj në këtë libër për të treguar popullaritetin që ka gëzuar dhe gëzon Din Mehmeti si poet në Kosovë, si dhe për të paraqitur dashurinë, respektin, afërsinë dhe dinjitetin e lexuesve për artin poetik dhe figuracionin e vargjeve të tij.”
Ndërkaq studiuesi dhe poeti i njohur Fatmir Terziu ka shtuar edhe këto mendime “ Duke iu referuar më tej kritikut Haxhosaj mësohet se “Ajo që dëshmon për origjinalitetin dhe vlerën artistike të kësaj poezie tregohet me faktet se është përfshirë në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe që u botuan në Kosovës si dhe në antologjitë e

Marrë në tërësi kemi të bëjmë me një përmbledhje që duhet shënuar ndër librat e dalluara të letërsisë sonë, si një realizim që do të mbes si dëshmi e respektit që ka gëzuar e vazhdon të gëzojë poeti ynë i dalluar Din Mehmeti, i dashur dhe i respektuar nga gjeneratat e krijuesve në mesin e të cilëve do të dallohen veçanërisht poetët e rinj, ata që mësuan nga kjo jo vetëm se si shkruhet poezia por edhe se si duhet të sillen dhe të veprojnë në situata të caktuar në të cilat i sjellin furtunat e jetës.
Përmbledhja “Përkushtime” padyshim është një libër i rrallë, një vepër sa tërheqëse aq edhe interesante,sepse është e veçantë në shumë aspekte, libër që besojmë se do të pasohet nga vepra të tjera të kësaj gjinie, për krijues të tjerë, u mur vesh për emrat që e meritojnë një vepër të tillë, në qoftë se ka poezi që u janë kushtuar, siç ka ngjarë me poetin tonë Din Mehmeti, të cilit i urojmë jetë të gjatë,shëndet dhe krijimtari edhe më të begate, kurse hartuesin e kësaj përmbledhje e përgëzojmë për një punë të mirë dhe të dobishme që e ka bërë në begatimin e bibliotekave tona me një vepër të mirë.
*E lexuar në shënimin e 80 vjetorit të lindjes se poetit, në Gjakovë më 19 qershor 2009
Komentoni
Artikuj te tjere
Gjon Keka: Konflikti me vetveten dhe kërkimi i identitetit evropian të shqiptarëve
Dhurata Hamzai: “Një zonjë amerikane në Tiranë”
Suzana Kuqi: Homazhi
Alfred Papuçiu: Pestalozzi dhe shqiptarët
Jorgo S. Telo: Duke admiruar një videodokumentar
Edison Ypi: Rruga Kadare
Gjon Neçaj: Festivali ''Sofra Dardane - 2009''
Frrok Kristaj: Mbahet manifestimi “Gjurmë të Gjeçovit”
Vangjush Ziko: Një ninullë kanadeze
Pierre-Pandeli Simsia: Daktilografistja!
Luan Çipi: Intimitete dhe brengë (Cikël poetik)
Milazim Kadriu: "Anekdota popullore të Llapit" të prof Shaban Pllana
Albert Zholi: Koketa
Xhevahir Spahiu: Një minierë përtej oqeanit
Demir Krasniqi: Hoxhallarët po protestojnë
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Alfred Papuçiu: Dhurata më e çmuar (skicë letrare)
Edmond Shallvari: Arti krijues i Zotit dhe njeriu krijues i artit
Ksenofon M. Dilo: I persekutuari
Mazllum Saneja: Fjala si frymëzim poetik