Udhëpërshkrim
Beqir Cikaqi: Megjithë vështirësit, shkolla shqipe e Bassanos e përfundoi vitin shkollor
E shtune, 20.06.2009, 04:25 PM
|  | 
| Paraqitja e nxenesve. te shkolles shqipe nga Bassano | 
 Nga përfundimi  i vititit shkollor në Itali
Nga përfundimi  i vititit shkollor në ItaliMegjithë vështirësit, shkolla shqipe e Bassanos e përfundoi vitin shkollor
Nga Beqir Cikaqi, Itali
Në Itali, viti shkollor perfundoi javen e kaluar, sipas orarit te paraparë. Kështu edhe shkolla shqipe e MP që vepron në kuadër të shoqatës "Bashkimi Kombëtar" e përfundoi vitin shkollor 2008/09. Në mbyllje të këtijë viti shkollor, në lokalet e shkollësnë Cartigliano(lokalitet i Bassanos)u organizua një pasëdite festive.Perveq nxënësvedhe mësuesit të pranishëm ishin prindër, aktivist të shoqatës, bashkëatdhetar, etj. Kjo pasëdite u karakterizua me nje program artistik te pergaditur nga nxënësit e shkollës,ku i kushtohej, 131 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, 10 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe përfundimit të vitit shkollor, pra tri festave të rëndësishme.Prandaj ishte paraparë ngamësuesi që nxënësit në secilën paraqitje të jen në treshe, ku filloje me treshen e nxënësveAdelina-Albini-Denisi, ndërsa përfundoi me treshen tjetër Qendresa-Erblina-Agnesa.U praqiten edhe Brikena,Qendrimi,Njomëza,Leoniti,Rinori, etj.
Përveq pjesës artistike të nxënësve, për rëndesin e gjuhes amtare,me të cilën identifikohet edhe kombi para nxënësve, prindërve dhe të pranishmëve të tjerë foli mësuesii shkollës.Ndërsa për rëndësin e dy festave historike kombëtare,Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dheÇlirimit të Kosovës foli, historiani nnga Dibra, aktivist i shoqatës,z.Bashkim Bekteshi.Në fund të programit artistik, nxënësve-vijuesve të shkollës shqipe të mësimit plotësuesiu ndan Çertifikata, si dëshmi që kan ndjekur mësimet më shkollën shqipe të MP për vitinshkollor 2008/09.Çertifikata i ndau kryetari i shoqatës "Bashkimi Kombëtar", së bashku me mësuesin e shkollës.
Fare në fundë të kësaj pasëdite ishte organizuar një koktej të përbashkët nxënës,mësues, prindër,etj, te gjith të pranishmit.Këtë koktej e kishin pregaditur vet prindërit e nxënësve,ku përveq pijeve freskuese,kishin sjellur edhe specilitete shqiptare, embëlsirave, madje edhe fli si specialitet kosovar.
Kështu përfundoi edhe një vitë shkollor,ndonëse i filluar me vonesë, me gjithë vështirësit, me numer të vogël të nxënësve, ku punoi vetëm një mësues,etj.Megjithat, nxënësit e kësajë shkolle paten disa paraqitje per festat kombetare para para publikut, si ne Bassano ashtu edhe në Treviso, ku muarren edhe mirenjohjee kupa për sukset e arritura(vendi i tretë në futboll-për festen e Flamurit ne Montebelluna), si dhe mirenjohje e shpërblime për parqitjen e sukseshme në Istrana(TV).
Për vitin e ardhshëm mbetet shumë punë për tu organizuar.Në vitin e ardhshëm shkollor do të kërkohet një ndihmë edhe nga organet kompetente të dy shteteve shqiptare (Shqipërisë dhe Kosovës) qe në një formë të ndihmohet, të rritet numri i nxenësve, e mos të ndodh që edhe të mbyllet, sikur i u ndodhi dy shkollave tjera në rajonin e Venetos. Të shpresojmë!
|  | 
| Ndarja e çertifikatave nënësve, nga kryetari i shoqatëdhe mësuesi | 
|  | 
| Nga interesimi i prinderve dhe të pranishmeve | 
|  | 
| Disa nga nxënësit e sh.sh. në Bassano,në përfundim të vitit shkollor | 
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Milazim Kadriu: Komuna e Podujevës shënoi Ditën e Çlirimit
						Sokol Demaku: Statuja e Skenderbeut qendron krenare në Borås të Suedisë
						Luan Çipi: Në Delta Park, Holandë
						Anxhela E. Dilo & Eduard M. Dilo: Panair i librit shqip në New York
						Pierre-Pandeli Simsia: E Diel e këndëshme në Bronx të Nju Jorkut, në nder të Dr. Namik Shehut
						Beqir Sina: "Një festival i librit shqip" në Amerikë
						Asllan Dibrani: Spektakëli për talentët e ri në mergatën shqiptare
						Hajro Hajra: Përbuzja maqedonase dhe mikpritja amerikane?
						Këze (Kozeta) Zylo: Koncert madhështor i muzikës klasike në New York
						Arif Molliqi: Një fundjave më mërgimtar
						Unë megjithëse jam Jetim, kam me vete Shqipërinë…
						Beqir Sina: Imazhi i shkëlqyer i Shqipërisë në Nju Jork
						Hajdin Morina: Mbresa nga Gjirokastra - qyteti i festivaleve...
						Luan Çipi: Në Greqinë e lashtë
						Fatos Daci: Dibranin që e nderoi Mirdita
						Sokol Demaku: Fëmijët shqiptar nga Borasi në ''Botën e Atrid Lindgren'' në Vimmerby
						Këze (Kozeta) Zylo: Ne jemi një botë dhe e duam njëri-tjetrin
						Arsim Halili: Dëshmorët e rënë kujtohen përmes vargjeve të krijuesve
						Beqir Cikaqi: Një ditë me shqiptarët e Rovatos
						Pal Sokoli: Java e kulturës shqiptare
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










