E enjte, 31.10.2024, 11:48 PM (GMT)

Mendime

Isa Mulaj: Fakte rreth “bashkimit ndërshqiptarë dhe krenarisë së kombit”

E premte, 29.05.2009, 05:36 PM


Fakte rreth “bashkimit ndërshqiptarë dhe krenarisë së kombit”

“A government that robs Peter to pay Paul can always depend on the support of Paul
(Qeveria që vjedh Pjetrin për ta paguar Palin,  gjithëmonë mund të mvaret/llogaris te mbështetja e Palit).”-- George Bernard Shaw

Nga Isa Mulaj

I nderuar Qamil,
“Nëse ne shqiptarët nuk ndërtojmë autostrada, hekurudha, sisteme elektroenergjetike të përbashkëta,..” atëherë ato na i ndërton një shtet nga Evropa i quajtur Serbi, me buxhetin tonë ose tatimet tona.
Fakte rreth “bashkimit ndërshqiptarë dhe krenarisë së kombit”:
Shqipëria, 95 përqind të energjisë së saj të importit që i nevojitet për konsum, e merr nga Serbia. Sot Shqipëria 60 përqind të drithit e importon nga Serbia.
Sot veprat më të mëdha publike në infrastrukturë “po na i ndërtojnë” serbët. Mbikalimin këtu në mes të Tiranës, Alpin – dega e saj në Serbi. Leva n’Vlorë – dega e saj n’Serbi. Leva n’Tepelenë – dega e saj po prapë n’Serbi. By Pass-in e Fierit SCT me degën e saj n’Serbi. Rrugën Milot-Rrëshen, pjesë e korridorit Durrës-Kukës, po prapë dega e saj n’Serbi. Terminalin e portit të Durrësit – po prapë dega e saj n’Serbi. 
Për informata më të hollësishme shiko: http://www.youtube.com/watch?v=vwbGXxngqtk
Nëse dikush është në gjendje t’i demantoj këto, ose të thotë se veprimtaria e Fazlliçit, Mishkoviçit dhe bosëve tjerë të Klanit të Zemunit në Shqipëri nuk është e vërtetë ose është trillim, do t’i isha shumë mirënjohës.
Bashkimi ndërshqiptarë mund të bëhet edhe nëpërmjet autostradës Beograd – Sllavonski Brod – Zagreb. Në Beograd jetojnë afër 1.500 dhe në Zagreb afër 3.400 shqiptarë. Ata mund të qarkullojnë lirisht, pra janë të bashkuar me autostradë. Nëse e keni fjalën për numrin më të madh të shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë që bashkohen me autostradën Durrës – Kukës – Merdare (kufi me Serbinë), atëherë ishte dashur ta merrni parasysh pak ekonominë, e më shumë punët ndërtimore në vijim dhe kush po i bënë ato (sepse punëkryesit përfitojnë shumë) ose faktet e prezantuara më lartë për çka ju si inxhinier jeni më kompetent.
Duke shikuar dhe u marrë me atë që na ndodh sot para syve, ne bëhemi më largpamës. Kështu realizohet edhe bashkimi. Nuk kemi nevojë të thurim fjalë miradije për të. Këtë mund ta bëjnë poetët, por jo ekonomistët dhe inxhinierët. Bashkimi ndodh vetvetiu nëse ne i hapim sytë mirë ndaj asaj që po na ndodh sot. Nëse shumë shqiptarëve të Shqipërisë u janë dashur afër dy decenie për të arritur një nivel vlerësimi real, të arsyeshëm dhe praktik të fenomeneve që shihen me sy, shumë shqiptarëve ekspertë nga Kosova do t’iu duhet së paku dyfishi i asaj kohe, duke mos llogaritur këtu një decenie të humbur në transicion gjatë viteve 1990 – 2000.
 Me respekt
Isa
 -------------------------                                             
 
Të nderuar!
Edhepse s’e kam shprehi të lëshohem në kundërdebate, një artikull i lexuar sot në albshkencë më shtyri të shkruaj vetëm dy fjali të shkurtra. Nëse ne shqiptarët nuk ndërtojmë autostradada, hekurudha, sisteme elektroenergjetike të përbashkëta, atëherë askush nga Evropa nuk na  i ndërton ato. Rruga Durrës -Morinë  është projekti nismëtar drejt bashkimit ndërshqiptarë  dhe krenaria e kombit.
Mr.sc. Qamil Kabashi
qamilkabashi@yahoo.com
---------------

Autostrada Durrës-Prishtinë
Së shpejti do të bindemi se vërtet rrugët paraqesin elementin kryesor infrastrukturor, parakusht të zhvillimit më të hovshëm ekonomik, kulturor dhe demokratik. Ndërtimi i autostradës Durrës-Prishtinë paraqet jetësimin e ëndrrës shumëshekullore të të gjithë shqiptarve, si parakusht të integrimit ndërshqiptarë dhe rajonal. Për Kosovën ajo është rruga e pavarësisë së vërtetë ekonomike dhe politike, ndërsa për Shqipërinë arterja kryesore e Bashkimit kombtar.
Ndërtimi i kësaj rruge po përcillet me interesi të shtuar, spekulime dhe politizime të egzagjeruara. Këtu duhet një mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan, ndihmuan, projektuan dhe ndërtuan këtë object grandioz. Nuk duhet të harrohen edhe objektet tjera me rendësi kombtare, siç janë hekurudhat, portet, kapacitetet energjetike etj. Nuk duhet të lejohen abuzimet e shumta dhe keçmenaxhimi i mjeteve të taksapaguesve. Kostoja inflatore duhet të brengosë çdo shqiptarë. Me instrumentet e kontrollit shtetëror duhet  të pengohet abuzimi dhe hajnija në emër të patriotizmit.

Nebih Jashari
nebihjashari@hotmail.com



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora