E hene, 29.04.2024, 02:47 AM (GMT+1)

Mendime

Shoqata "8 Dhjetori '90": Mos i votoni bashkëpunëtorët e Sigurimit!

E diele, 17.05.2009, 05:11 PM


Mos i votoni bashkëpunëtorët e Sigurimit!

Deklaratë e shoqatës "8 Dhjetori '90"

Momentet historike në të cilat gjendet Shqipëria kërkojnë përgjegjësi dhe ndërgjegje qytetare nga të gjithë jo vetëm nga Qeveria dhe forcat politike, por nga çdo shqiptar. Çdonjëri duhet të përpiqet të japë kontributin e vet në mënyrë që të arrihet standardet në zgjedhje dhe të plotësohen kushtet për një integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe përmbushjen e kritereve si anëtar i barabartë i NATO-s. Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve në çdo qytet dhe fshat të shkojnë të aplikojnë për kartat e identitetit në mënyrë që kenë mundësi për një pjesëmarrje sa më masive në zgjedhje. Kërkojmë nga partitë politike dhe koalicionet pjesëmarrëse në zgjedhje të përpiqen të përmirësojnë nga ana cilësore listat e kandidatëve për deputetë në mënyrë që të respektohet sa më shumë intelektualizmi, meritokracia dhe përvoja në politikë. Të hiqet dorë nga politika e anonimatit. Kërkojmë nga të gjitha forcat politike, edhe nga ato të politikës së re, që të mos përfshijnë në listat për deputetë ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe ish-funksionarët e regjimit komunist. U bëjmë thirrje të gjithë kandidatëve për deputetë të dorëzojnë vullnetarisht vërtetimin e pastërtisë së figurës", thuhet në deklaratën e kryesisë së shoqatës “8 Dhjetori '90”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora