E diele, 28.04.2024, 10:35 PM (GMT+1)

Mendime

Cikël poetik nga Martin Lleshi

E diele, 17.05.2009, 01:45 PM


PARZMI

Qerue prej lëvozhge në një maje kodre

Sikur ulun me nejt qëndrue

U këthye në kohë dhe shikoi t’kaluemen

Parzmi i duel prej shpirti habitun

Si me njehë fushat me bjeshkë të humbuna

Ofshamë burri u ndëgjue n’luginë

Për mallin e humbun t’verbimit

U këthye rreth muzgut te kroni thatë

Dy zana n’purpur t’veshun i pa

Ni ushtari t’plagosun etjen me i shue

Kur e lëshoi edhe kamen tjetër n’tokë

Ni llavë ujqësh dulen prej mali

Ulurima luahtej n’koder n’koder

Prej etjes marrun u këthye n’kohë

Lagun prej shiut te kroi i thatë

Dendun reve t’purpurta

Zbriten dy hije t’përzime

Dhe e zgjuen prej gjumi

Në lëvozhgën krejt të zvoglueme.


RROKJA


Kapërxumas u rrokën dy bari

Ma t’mirtë e vendit

Nën një hije të rrapit plak

Si mrizi i zanave ngjasim

Aty mblidheshin shumë herë

Djem me emna prej nami

Në mundjen e madhe

Ranë dy prej s’lodhmi

Dikush pyeti cili asht fituesi

Në shkamin e bungut

Ulun foli gjyqtari

Sa her bjen hana ne mrizin e zanave

Kan me u mbledhë djemnija

Mundësit kur u ngritën n’kambë

Dhent i kishte qartë ujku.


DIAMANTI


Njehere kishte ra një diamant

Shtatë karatësh prej matje

Në një grumbull plehu

Thonë nëpër përralla të vjetra

Çdo mëngjes mblidheshin

Krejt banorët e vendit e përtej

Një ditë grumbulli i plehut

U ba rrafsh me tokë

Dhe mbeturinat u shpërndanë

Në t‘ katër anët e vendit

Pa gjurmë i la kërkimi

Krejt pa pritë

Një muzg nate me hanë

Dikush prej lindje të kahjeve

Kishte gjetur diamantin

E perlyem prej plehu

Në trembje të shpendëve 

I gjuajti sorrat me gurin e gjetun.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora