E hene, 29.04.2024, 12:24 AM (GMT+1)

Mendime

Frederik Ruço: Është koha e organizimit të një lëvizjeje politike kombëtare

E hene, 18.05.2009, 06:43 PM


Është koha e organizimit të një lëvizjeje politike kombëtare

Nga Frederik Ruço

"Regjizorët“ po tallen me ne shqiptarët dhe mirë na e bëjnë. Në dimrin politik partitë parlamentare jan mbledhur si gjithmonë pranë këshillit të ndrikullave dhe nuk po bëjnë dot zgjidhje të hajrit për hapjen e dosjeve si dhe ligjin e zgjedhjeve. Se si do ti vejë halli qeverisjes së   këtij vendi një Zot e di, mblidhen e stërmblidhen po ato fytyra. Ësht njësoj sikurë të kanë  dhuruar një album fotografish në dorë, dhe sa herë të shfletosh fijet e saj, të del po i njëjti person. A nuk të neveritet  albumi? A nuk të shkon koha kot? Po me të njëjtët politikanë do merremi? Që disa prej tyre nuk duan apo nuk e kuptojnë që janë bërë të neveritshëm me premtimet, e gënjeshtrat e bajatura që nuk i besojnë as ata më. Partive parlamentare u kemi thënë: "Klubi Ramizian“.  Regjsorët caktuan 10 parti për t’u mbledhur rreth orbitës së politikës për të çoroditur dhe përzierë politikën shqiptare, që ata as edhe presjen më pa rëndësi të mos e çvendosin pa urdhër në një vend tjetër. Nuk mjaftuan dhjet partitë parlamentare, por janë krijuar deri në kufirin e gati 100 parti të tjera. Regjizorët në sinkronizim të plot me klubin Ramizian, Shqipërinë duan ta bëjnë thërrime thërrime për ta komanduar më kollaj. Sigurisht synimi i regjisorëve është copëtimi i mëtejshëm i politikës shqiptare, që do të thotë mosmarrëveshje akoma më të thella në bërjen e shtetit.

Një shtet modern ka nevojë për një përfshirje të një shoqërie më të gjerë dhe afatgjatë për konsolidimin e saj. Qytetarëve shqiptarë prej kohësh i ka munguar një lëvizje e tillë me taban kombëtar, ku të përfshihen në të; të gjithë ato intelektualë me moralë dhe qytetarë e persona të shtresave nga më të ndryshme, të cilët do marrin pjesë në këtë lëvizje që e do t’i japin frymëmarrjen e duhur kombit. Pikërisht kjo lëvizje duhet t’i bëjë ballë stuhive që krijohen nga regjizorët në përballje me qytetarinë dhe kombin në përgjithësi. Historia është një pasqyrë që nxjer në pah veprimtaritë dhe sjelljet e pjsmarrjeve në ngjarjet e mëdha historike, zbulojnë karakteret dhe figurat e tyre të vërteta morale. Duke u nisur nga kjo e vërtetë dhe për hir të rrethanave është riorganizuar kjo lëvizje duke i bërë thirrje dhe afrim më të moralëshmëve, të cilëve do ti ngarkohet një detyrë   tepër e rëdësishme po aqë dhe e vështirë në shërbim të qytetarisë së shqiptarëve.

Shqiptarët kanë nevojë për një shtytje më cilësore për përmisimin e jetës së tyre, dhe ajo arrihet nëpërmjet durimit dhe tolerancës së kulturës që e karakterizon kombin tonë i cili njëkohësisht është dhe i zgjuar. Pas viteve 90’ si PS ashtu dhe PD e kanë marrë nga dy herë pushtetin të cilët lan për të dëshiruar në ndërtimin e shtetit; dhe si rrjedhojë nuk mbeti lidhje e mirëfilltë ndërmjet qeverisjes së tyre dhe qytetaris shqiptare; dhe pse me mungesa të theksuara për në favor të qytetarisë prej kushtetutës dhe ligjeve. Një kushtetutë moderne e kohës në përshtatje të zakoneve kombëtare e cila lidhë marrëdhëniet midis të gjithë shtetasve shqiptarë nga njëra anë, dhe pushtetarëve te tyre, nga ana tjetër është e domosdoshme. Gjithmonë duhet patur kujdes dhe përkushtim për një qeverisje të mirë, pamvarësisht, se kush krah qeveris. Qeveritë në fundin e mandatit të tyre duhet të jenë të ndërgjegjshme në dorëzimin e stafetës ati ekipi që do vijë, të cilët pasardhsit duhet ta çojnë edhe më përpara punën e bërë nga paraardhsit dhe duke lënë përsëri këshilla të vlefshme për arritje të mëtejshme në punët e shtetit. Shtetet kanë variete të gjëra funksionesh, si për mirë ashtu dhe për keq.

E njëjta fuqi, pra shteti mbron të drejtat e pronësisë dhe ruajtjen e siguris publike, vepron gjithashtu të sekuestrojë pronën private dhe të abuzojë me të drejtat e shtetasve të tyre, por ne e kemi fjalën për të parën. Vetëm duke luftuar për shtetin e mirë mund të garantohet qëndrueshmëria e një sistemi demokratik të kontrolluara nga i tërë spektri politik, dhe jo vetëm të drejtohet nga shumica, por duke respektuar pakicën konformë kushtetutës. Nuk duhet të ndodhë që njëra palë të jetë e detyruar gjithnjë të jetojë për një kohë të gjatë nën urdhrat e palës tjetër. Por të dyja bashkë në të dyja rastet të punojnë duke ndërtuar ligje të mira dhe afatgjata në dobi të zhvillimit të gjithanshëm të qytetarëve shqiptarë duke respektuar dhe pakicat kombëtare dhe ato social ekonomike kulturore. Kryeminisrit të vendit Zotit Sali Berisha nuk i kanë mbetur lidhje të forta nga shtresa e ish-burgosurve dhe përndiekurvet politik e bashkë me pronarët lëgjitim. Për vet faktin; se nuk është treguar korrekt në shpërblimin të paktën moral tëkësaj shtrese. Prej tyre ai gëzon postet e kryetarit të PD dhe aktual i ekzekutivit. Si kreu i qeveris aktuale ai duhet të bëjë kujdes me këtë shtresë, sepse është fuqia e qeverisë ajo që të çon në uri mbase dhe në vdekje të pa dëshiruar; kjo nuk duhet t’i ndodhë. Çdo hap a po vendim i marrë nga qeveria e tij Z. Berisha duhet të këtë parasysh se në administratën shtetërore, pjesërisht i mungon autoriteti; kjo shihet në jetën publike, sidomos kujdes duhet të ketë nga partit e majta të cilat ndërsejnë mentalitetin politik Enverist.

Të gjith zyrtarët partiakë të majt janë të aftë për çdo llojë abuzimi kundrejt çështjes kombëtare dhe shtetit të së drejtës, pamvarësisht që premtojnë të kundertën. Është shumë e vështirë të qeverisësh shtetin kur nuk ke pushtetarë të ndershëm në tërë vendin. Pushteti qëndror bashkë më atë vendor; për mendimin tim duhet të komandohet nga pushteti qëndror që fiton e buron nga zgjedhjet e rradhës. Ky mendim vjen nga nënshtrimi i llogjikës. U bënë kaq vjet që kurë është ndarë pushteti qëndror me atë vendor, jeta e qytetarëve keqësohet. Qytetarëve u bie radha të votojnë njëherë në dy vjet; për qëndrorin dhe vendorin.. Hallet e qytetarëve me shumic, pushtetarët nuk mundë t’i përballojnë; sepse të “shkretët“ nuk kanë kohë të vjelin frutat që burojnë nga karrigia që e kanë fituar me aqë "mundë e diersë“. Ç’do vit që kalon deputetët bashkë me pushtetarët do mendojnë si ta zgjasin mandatin e tyre, kështu që nuk i del koha të mendojnë për qytetarët. Qytetari fukara, i pa punë, pa shtëpi, pa katandi, i përdhunuar, i korruptuar i zhgënjyer i syrgjunosur, i hedhur si fundërrinë; troket nëpër dyert e shtetit dhe nuk gjen derman. Pse ndodh kështu: sepse kur vijnë në pushtet mendojnë për mandatin pasardhës që ja kanë marre dhe do t’ia marrin përsëri votuesëve. Do shprehesha kështu: pushtetarët dhe deputetët janë vjedhësit; dhe të vjedhurit janë qytetarët. Po të punohet seriozisht dhe sinqerisht për qytetarin, pushtetarët bashkë me parlamentarët e pa ndershëm nuk do të rrinin asnjë minut në detyrë.

Pra është e vështirë të punohet seriozisht dhe sinqerisht dhe askush nuk do ta pranonte me qefë detyrën e shenjtë që populli ka shumë nevojë. Do të vinte rasti; për të thënë që pushtetari profesionist i ndershëm do të linte gjithçka nga jeta private për të kryer detyrën e shenjtë shtetërore, 24 orshi nuk do t’i dilte për të mbaruar hallet e qytetarëve; e jo më për tu pasuruar në mënyr të pa ndershme. Ndarjet e pushteteve; vendore dhe asaj lokale nuk duhet të  ekzistojë, për të vetmen arsye; se i fusin njëri tjetrit shkopinjtë në rrotën e qeverisjs për ta ngecur atë, vendorja qëndrores dhe anasjelltas. Kur të ndodhë që të dy pushtetet të kenë pushtetar me mendim politik kombëtar, atëhere nuk prish punë ndarja e tyre. Mirë është që dhe parlamenti të mos jetë shum ngjyrësh. Ai duhet të jetë vetëm kombëtar; pozit kombëtare dhe opozit kombëtare; më shkoqur; Partia e cila përfaqëson të djathtën reale dhe   nacionalizmin e kohës, pra kombëtaren; dhe partia iks e palës tjetër. Të dyja bashkë, në kompromis të plotë dhe me tolerancë të sinkronizojnë jetën politike sociale kulturore ekonomike të qytetarëve. Çdo pushtetar i çfardo shteti në botë, drejtohet mirë vetëm atëherë kur rrjedh nga një familje vendëse me tradita kombëtare që e lind atë. Në të kundërtën do të ndodh që shtetin do ta komandojnë individë me karakter të dobët e me vlera antikombëtare. Historia ka treguar që nacionalizmi shqiptar ska qenë kurrë agresiv, e aq më tepër shovinist.

Këto dy shprehjet e fundit disa politikanë tanë i tranformojnë e i përdorin pikërisht si sofizma për të ardhur në pushtet. Antinacionalizmi ka ardhur në pushtet që në themelimin e PKSH me disa individ të përcaktuar, të cilët vazhdojnë akoma të lënë udhëzime pasardhësve të tyre, që ende dhe sot janë gjallë. Një gjë duhet të kenë parasysh qytetarët shqiptarë se në 1945 provuan një nga regjimet më të llahtarshme në historin e tij, komunizmin, nga i cili pasojat vazhdojnë akoma dhe sot prej neokomunizmit. Shembullin po e japin të majtët, që për çdo gjë që qeveria mundohet për përmisimin e jetës së qytetarëve; ajo të gjithave i kundërvihet. A nuk u mjaftuan të majtët me pasojat që la regjimi diktatorial i Enver Hoxhës? I cili zhduku nacionalizmin e një kombi, dhe i hoqi shtyllën kurrizore shqiptarve. Pra, a mund të ecë trupi, vetëm me muskujt dhe organet e tij pa shtyllën kurrizore? Shqipëria nuk mundë të integrohet në BE pa sinkronizuar nacionalizmin e kohës me qytetarët e sajë dhe pa zhdukur përfundimisht çdo gjurmë të lënë nga komunizmi.. Në parlamentin me shum ngjyra; ndodh rëndom si thënia: „shumë mami e nxjerin fëmijën sakat“ e njëjta gjë do të ndodh për të qeverisur,  nuk mund të bëhet ndryshe. Politikanët e majt vazhdojnë pa bosht kombëtar e pa orientim në bërjen e shtetit. Politikës dhe shtetit shqipar, do t'i mungojë dhe disa kohë   organizimi dhe funksionimi i pushtetit shtetëror, e sidomos të organeve të larta shtetërore.

Qeverit kushtetuese moderne dhe shteti i së drejtës janë krijuar apostafat për të kufizuar hapsirën e veprimit në ushtrimin e pushtetit shtetëror, pra qeverisja të bëhet nëpërmjet ligjit dhe jo njeriut. “Energji në ekzekutiv“ për fat të mirë Berishës nuk i ka munguar dhe nuk i mungon.   Shkrimi im nuk ka për qëllim të pengojë liritë dhe të drejtat themelore të shtetasve, por për një qeverisje të mirë e të dobishme për shoqërinë.

Mashtrim i rradhës

  Top-shou në dhjetor të vitit 2007 na serviri të gjallë, takimin ndërmjet Ramizit dhe studentëve. Ishte një farsë e politikës në vazhdim, ishte një mashtrim i radhës që i bëhej popullit shqiptar, si rjedhojë e politikës minorene e partisë së punës.. Ishte vazhdimsi e politikave të luftës së klasave. Pluralizmi politik nuk ishte real por irreal, ishte krijimi i sa më shumë partive ku në themel të tyre qëndronte si e fandaksur nëna parti e trashëguar nga sistemi enverist, si dhe për injektimin e një lufte të re civile në Shqipëri. Fill pas krijimit të PD fillimishtë u krijuan dy parti kujdestare, partinë me kryetar Skender Gjinushin që në takimin me studentat rrinte si kukuth në krahun e majtë të shokut Ramiz, ku dhe sot nuk shkulet nga po i njëjti krah dhe partin e Sabri Godos, të cilat ia vunë si bisht PD të mosë shkonte djathtas, që dhe ajo të mos ndryshonte në përbërje nga nëna e saj.

Të gjithë partitë, duke përfshirë dhe Sindikatat, Shoqatat, Levizjen Mjaft si dhe Zyrën e Ankesave Juridike për qytetarët shqiptar, që përfaqësohesh nga Z. Kreshnik Spahiu, sot nënkryetar i Gjyktës së Lartë. Janë në sinkronizim të plotë me ish-shtetin në sistemin diktatorial dhe tani me pjellat e tyre. Topshou nuk dha prapaskenat, ajo dha vetëm formimin e Partis Demokratike ku në të hynë një pjes e të pakënaqurve në partin e punës, shumica sigurimsa. Ishte grupimi për ta shtypur lëvizjen studentore. Të bëhesh vegël e PPSH kundër klasave të shtypura, nuk ishte e vështirë mundë ta bënte vetëm ai që nuk ishte shqiptar. Sipas tyre  nuk do kishin vend në gjirin e PD-së të sapo formuar, klasat e shtypura prej regjimit injorant së diktaturës. Si pas neve të shtypurve na lind e drejta t’i themi që dhe ata nuk kanë moralë të kenë marëdhënie me ne.

Të kenë një gjë parasysh të majtët e PPSH, edhe ato që fshihen në skutat e PD, e të më vonëshmit në vazhdim  të vitit 1990; e pse zunë pushtetin, parat e gjithçka, nuk kanë moralin i cili të shoqëron dhe nuk të shqitet për tërë jetën e që vdes me njeriun. Ata nuk kanë asgjë përveçse përbuzjes kombëtare, vetë moralja nuk i do, ato nuk e duronin dot qeverisjen e PD të pas vitit 1991. Të pa moralshmit bënë revolucionin e vonuar të vitit 1997-ës ku treguan veten pjesë efektive në bashkepunim me forcat rebele të përkrahura nga shovinizmi Greko Serb për përmbysjen e pushtetit demokratik të Berishës të vendosur me votën e lirë të Sovranit. Ata nuk kanë moralin tonë nacionalist, që duam të rimëkëmbim vendin e nëpërkëmbur. Të majtët bashkë me ortakët e tyre të brendëshëm e të jashtëm, duan që shqipërinë dhe shqiptarët të mbeten pa ndonjë shtet të fort e ligjor, kështu është porosia e Greko Serbisë e të ndonjë shteti tjetër. Lind pyetja; përse na duhen kaq shum parti në një shtet kaq të vogël; që nuk sjellin dobi por anarshi? është si të pështysh mbi vete, është ta telendisësh nëpër votime pa mbarim këtë popull. Na shkon për shtat  "legjenda e Rozafatit“. A thua se ky popull ska punë tjetër, veçse sa herë t'i teket politikanëve për zgjedhje, kërbaçin në dorë e bjeruni deleve, futini në vathë e milini mirë ato. A nuk mjafton kjo venitje gjer në vdekje e shqiptarëve të nëpërkëmbur?

Përse duhen kaq parti, që e kanë sjellë në  mjerim total, këtë shoqëri të pafajshme e në   gjëndje ekonomike të mjerë? E çfarë i hyn në punë akoma politikës shqiptare për parti të tjera që po derdhen nga kazani i valimit, e po ndotin ambientin më keq se motorat e lodhur të veturave në qarkullim? A ka më nevojë vendi për parti të tjera ireale si e Z Ngjela dhe Z Erion Velia që ka në magazinë me shumicë? Kësaj pytjeje ndonjë qytetar mund të më drejtohet; e të thotë: Po ju çfar na premtoni, a nuk jeni dhe ju si këto parti që ke renditur në këtë shkrim? Sigurisht dhe ne renditemi si të tjerat, por kemi një mendim ndryshe; që: të gjitha partitë së bashku të krijojnë një krah, me emrin Krahu Kombtar. Pra duhet të kuptojmë atë që thash më lart. Parlament me dy ngjyra,“Kombtar dhe opozit kombëtare.“ Për avokat Ngjelën kam respekt për mençurin që ka, edhe pse ka bredhur në disa parti,(kjo nuk do të thot gjë sepse  ska gjetur vetveten) por përpara se të krijojë parti e të justifikohet me të, duhet t’i japë llogari, të paktën kosovarëve, përse vajti në Beograd bashkë me dy shokë të tjerë? Neritan Ceka e lojtarë të tjerë me të njëjtën dëshirë antikobëtare po e mbajnë peng politikën shqiptare, po e zvarrisin, copëtojnë, telendisin, e po nëpërkëmbin këtë popull, i cili nuk po zgjohet e  t’i tregoi vendin sejcilit.

Teknokracia e Ngjelës dhe e shokëve të tij nuk i hyjnë në punë e as i duhet askujt, ato vetëm çoroditje do të sjellin. A nuk duhet menduar që duke pjell parti të tjera do të ndodhin fatkeqësi kur në drejtimin e sajë të jenë njerëz pa taban kombëtar? kjo do të thotë: ta shtysh popullin drejt luftës civile, është mësuar ky popull i shkretë me lufëtra civile e nuk ka pse mërzitet se do të ketë të tjera pa mbarim. Luftë civile qe dhe kur u pushtuam nga komunizmi, dhe vazhdoi sa qe ai zyrtarisht ne pushtet. Ajo u ndez dhe në vitin 90, kur një grup studentësh të zgjedhur shkuan të takonin shokun Ramiz, e për të vazhduar në vitin 1991 në Shkollën e Bashkuar Enver Hoxha, ku kuadrot ushtarak të doktrinuar me frymën e PPSH, nisën grushtin e shtetit të dalë nga zgjedhje të lira e demokratike, e më vonë përfundoj dhe degjeneroi në vitin 1997 me shtysën greke, të cilën akademiku  Rexhep Qosja e quajti revolucion të vonuar.

Nacionalizmi nuk i pranon këto gjëra, që sjellin dëme të pallogaritshme për vendin dhe qytetarët e saj. Me këtë rast dua t'i them se për Zotin Rexhep Qosja qe një ngutje e palejueshme e sidomos për një akademik me përmasa të mëdha kombëtare. Ai duhet të kuptonte se të majtët e kurdisën vitin '97 të cilët i dhanë një goditje nokauti gjithë kombit shqiptar, ajo qe në veçanti një goditje përfundimtare për varrosjen e Kosovës. Por falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, strategjisë politike të saj dhe presidentëve që nga Uillsoni, Klintoni dhe Xhorzh W Bushi, në realizimin e aspiratave tona. Duhet t'i themi njëmijë herë faleminderit Sh.B.A, që na   dha dorën në momentin më kritik të ekzistencës si komb dhe që ia hoqi përgjithmonë zgjedhën sllave Kosovarëve. Ajo u çlirua dhe qe një nga dhuratat më të çmuara, për të filluar bërjen e shtetit të Kosovës dhe ma vonë  bashkimin e shqiptarëve në një komb të vetëm.

Nacoinalizmi i kohës rimëkëmb shtetin e nëpërkëmbur

Sot ka ardhur koha të bashkohemi për të rimëkëmbur shtetin dhe kombin e nëpërkëmbur siç jemi ne shqipëtarët. Sot; o kurrë duhet të mblidhen të gjithë ata intelektualë që e ndiejnë veten të nëpërkëmbur ndaj aspiratave dhe mendimeve të tyre politike sociale ekonomike; si dhe ish-burgosurit e të përndjekurit politik, pronarët legjitim, që ju ka mohuar e drejta e pronës, të gjithë së bashku duhet të realizojnë me to dhe ëndrën e lirisë e të demokracisë; duhet të  vënë në përdorim dijen, forcën dhe gjakun që endet akoma nëpër damarët etyre. Familjet e shtresave të mesme, ish-dënuarve politikë, pronarëve legjitim, e të mohuarëve të mbështesin njëri-tjetrin dhe nëpërmjet bashkimit të tyre, t'i japin forcën goditëse; atyreve që kërkojnë të prishin shtetin e të nëpërkëmbin çdo gjë që eshtë e shenjtë për shtresat në fjalë.

Ky grupim (bashk me krahun kombtar) duhet të angazhohet sinqerisht serozisht e pa kompromis për të plotësuar pa kushte nevojat e qytetarëve shqipëtarë. Të mos tuten nga frika e slloganëve dhe propagandave shpifëse të politikanëve demode të kohës, por të ulin kokën të punojnë, e të mos mburren me të kaluarën. Hajde t’ia vemë shpatullat punëve që do të na dalin përpara, e të mos flasim vetëm nëpër kafene. Është turp të themi jemi bërë si ato gratë e liga, por të japim shembullin personal, e të jemi pararojë në situatat e vështira që do të na dalin përpara. Të kapemi krah për krah me burrneshat që kanë pjellë burra dhe që janë vetë burra. Çdo kombë në botë është i dobishëm për veten, kur në të jeton e ushqehet nacionalizmi i tij. Vetëm nacionalizmi e shpëton kombin, vetëm ai garanton liritë dhe të drejtat themelore të shtetasve të tij. Vetëm ai mund të bëjë një shtet të së drejtës ku të sundojë ligji, për të mbrojtur parimet themelore, mbi bazën e të cilave do të funksionojnë të gjitha institucionet më të larta shtetëore. Nacionalizmi kërkon me forcë ndarjen e pushteteve, sovranitetin shtetëror e juridik të një vendi.

Në politikë duhet moral e këtë e kanë nacionalistat demokratë, nuk duan kompromis me ata që duan ta prishin shtetin. Nacional do të thot komb; dhe kur them nacionalist do të thotë jam kombëtar; e kur them kombëtar do të thotë që dua liri dhe demokraci; e këtë do ta gjejmë vetëm atëherë kur krahu i djathë të jetë i bashkuar. Nuk kemi zili se antikombëtarët vëndas hanë bukën e pa merituar në tavolinat e shqiptarëve, por ne na vjen keq se ende politika shqiptare nuk po zë mendë, ajo vazhdon servilizmin e sidomos ndaj Greqisë e Serbisë dhe shovinizmave të huaja që ndikojnë në shkatërrimin e shtetit shqiptarë.

Siguria kombëtare është në rrezik, e bashkë me to dhe gjykatat, prokuroria, policia, të cilave morali e  korrupsioni i ka hyrë deri në palcë e të tjera si këto që janë kthyer në çeshtje tepër të prekshme që kërkojnë tu jepet zgjidhje, ligjore, morale dhe historike. E pikërisht për këto arësye ne duam ta mbështesim sinqerisht qeverinë aktuale me intelektualët tanë për të mos lejuar të majtët euforik të prishin dhe atë që është bërë nga kjo qeveri. Dhe ati shteti siç është Sh.B.A që i ka dhënë jetë në momentet më kritike në ekzistencën e të qenurit shqiptar, duhet të mos i jemi servila, sepse dhe ai nuk na do ashtu. Nacionalizmi shqipëtar, nuk është i dëmshëm për vendin e tij, sepse kështu kanë vepruar edhe shumë kombe në botë në themelimin e shtetit të vet.. Dhe shteti më i madh i botës Sh.B.A nuk la as edhe një shteg për ndërhyrjen nga jashtë në punët e brendëshme të Saj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora