E premte, 02.05.2025, 03:06 PM (GMT+1)

Mendime

Xhenc Bezhi: Përvoja është si një dritë pas shpine qe e ndriçon rrugën qe sapo e kemi kaluar

E diele, 17.05.2009, 06:06 PM


Përvoja është si një dritë pas shpine qe e ndriçon rrugën qe sapo e kemi kaluar

Nga Xhenc Bezhi

Shqiptaret edhe pse të ndarë në disa shtete i bashkon një gjë, ata besojnë pa hamendje në çdo gjë të re dhe besojnë fort. Nëse flasim për kohën e komunizmit shqiptarët u bënë aq komunistë sa që edhe Marksi vetë do tua kishte lakmi. Ishin dhe pjesëtar të Paktit të Varshavës  dhe urrenin me zemër imperializmin. Rrënuan gjithçka çka ishte fetare  dhe ndërtuan një fe të re, një zot të ri, komunizmin. Pas viti 1941 u lidhën me Jugosllavinë e Titos e me vonë me Rusinë  e me Kinën. Ne vitin 1967 u mbyllën kishat dhe xhamit. Në vitin 1968  Shqipëria doli nga pakti i Varshavës si protestë ndaj marshimit të trupave Ruse në Çekosllovaki. Ky regjim më në krye Enver Hoxhën arriti që Shqipërinë ta izolojë nga bota e të arrijë kulmin e një mjerimi ekonomik...

Me rënien e komunizmit njerëzit u tjetërsuan dhe si për të shlyer disi atë njollë që u kishte lëne komunizmi  iu kthyen religjionit; kishave, xhamive, thoshin se ne në shpirt gjithmonë kemi qënë besimtar por nuk guxonim të shprehemi hapur, ritet fetare ne shtëpitë tona i kemi mbajtur pa bë reklamë por duke pasur kujdes qe mos te na sheh ndokush. U bene aq fetar sa që edhe prijësit e tyre fetar ua patën  lakmi, po citoj një fjali që kam lexuar bukur moti, vetëm 10 % te predikuesve të feve besojnë në zotin. Dhe shkuan aq larg sa që në vitin 1991 vetë parlamenti i Shqipërisë miratoi  kërkesën që Shqipëria të futet në OKI (Organizata e Konferencës Islamike). Shqipëria u futë në Organizatën e Konferencës Islamike. “Eh sa ndihma i erdhën Shqipërisë prej andej”. Turqia e para  i ndihmojë Shqipërisë me dhjetëmijë kilogram miell. E qe murrën falënderim nga udhëheqësit e shtetit te atëhershëm shqiptar dhe  u quajtën vëllezër bile të gjakut. Nuk duhet të harrojmë “ndihmat” e shteteve arabe gjatë kohës së luftës së Kosovës sa hurma sollën për popullin shqiptar e sa ndërtime të shumta bënë(kuptohet) për besimtaret e tyre...

Me  ardhjen e demokracisë shqiptaret rrahin gjoks e provohen cili është ma demokrat se tjetri. Dëshmia ma e mirë është kushtetuta e Kosovës  ku serbëve u jepen ma shumë të drejta se që u japin shtetet ma demokratike të botës pakicave të tyre kombëtare. Mandej mbyllin sytë para ekstremizmit qe dal ngadalë po lëshon shtat. Për t'i dëshmua botës që janë demokrat të vërtetë harrojnë interesat e tyre shtetëror e kombëtarë. Një proverb thotë:  - Ca njerëz kanë aq shumë respekt për eproret e tyre sa që e kanë humbur respektin për vetveten-. Ëndrra e të gjithë shqiptarëve ishte bashkimi kombëtar, ëndërr te cilën tentoi  ta varrosë Ahtisari dhe disa politikbërës që dëshirojnë te ruajnë pozitat e tyre. Sot Shqipëria është  pjese e NATO-së dhe ka bërë kërkesën për hyrje në BE (Bashkimin Evropian).

I nderuar lexues po të ishe për një moment i huaj si do ta kishe përshkruar popullin tonë shqiptar që kaloi nëpër etapa kohore e regjime të ndryshme. Ky popull që ishte me qindra vite ndër sundimin otoman, deri në vitin 1912, mandej qeverinë e Ismail Qemailit, princ Vidit, nën mbretërinë e Zogut, qeverinë demokratike te Nolit, përsëri nën mbretërinë e Zogut, gati  një gjysme shekulli komunizëm. Shteti i te cilëve ishte pjesëtar i paktit te Varshavës, anëtar i konferencës islamike e deri tek demokracia, sot anëtare i NATO-së, qe ka bere kërkesën për tu pranuar ne BE(Bashkim Evropian). Ky popull  i cili ka dhënë një Gjergj Kastriot, një Nene Terezë, por së fundi edhe terroristë?

Si  popull besimtar, naiv, i pa  vendosur apo kureshtar?!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx