E hene, 29.04.2024, 01:11 AM (GMT+1)

Mendime

Kadri Osmani: Përse Baton Haxhiu vjell vrer...

E diele, 17.05.2009, 06:03 PM


Reagim

PËRSE BATON HAXHIU VJELL VRERIN PREJ GJARPËRI GJAKATAR KUNDËR ÇLIRIMIT TË TROJEVE SHQIPTARE!?

Nga Kadri Osmani

Zotni Baton Haxhiu  te lëpushka „Koha ditore“ në „Komentin“ e vet, të datës 28 shkurt 2001, f. 5, paraqiti  pikëpamjet e veta apo qëndrimet e padronëve të vet, duke vjellur helmin prej gjarpri gjakatar kundër çlirimit të trojeve shqiptare, duke lënë mbresat e rreme se kinse edhe ai është po për çlirim, vetëm se ende s`paskësh ardhur koha, ashtu si po mendojnë ata „çiliminj e të papjekur“, kurse Batoni i pjekur e me taktikë e strategji, sot do ta kundërshtojë ushtrinë çlirimtare, e nesër, pale, kur të vijë koha, do ta çlirojë cep më cep shqiptarinë e robëruar nga fqinjët dhe miqtë e tyre, argat qyqar i të cilëve del Batoni me kompani.
 Ushtarët tanë, ata djelmosha të denjë për respek, rrokën armët dhe, në dimër e acar, dolën maleve të atdheut, për ta mbrojtur popullatën tonë nga agresorët serbo-maqedonase, dhe gjetën përkrahjen e shumicës dërrmuese të popullit shqiptar dhe të miqve tanë anekënd botës liridashëse, Batoni me ironi e cinizëm shpif se ata janë njerëz pa papërspektivë, të cilët nuk e gjetën dot veten në „Kosovën e lirë“, dhe dolën maleve për ca prestigj!!!
 Jo ore firaun, s`kërkohet prestigj atje ku bien kokat, se ti i pari do të shkoje!!! Andaj jo ata, po ti je dritëshkurtër e qorr fare, nga mungesa e ndjenjave njerëzore, në radhë të parë, e nga mungesa e ndjenjave liridashëse të popullot tonë e të çdo populli të robëruar në botë. „Bomba në autobusin e serbëve që, nën përcjellje të KFOR-it, po vinin nga Serbia në Kosovë“- po përse nuk ta qet gjuha e përdalë, se ata pisa serbë vetëbombardohen, vetëdhunohen... për t`ua hedhur fajin shqiptarëve, që poashtu ata të sojit e të sorollopit tënd me kompani, kanë dëshirë të vatakuzohen!?! Edhe Gjorgje Martinoviqit tuaj „irredenta“ ia fuste shishen në prapanicë!?!- dhe udhëheqësit qorra e morra të Gjilanit u patën ngutur që të alarmonin kundër vetë popullit të vet, duke mos pritur për 24 orë raportin e mjekësisë juridike, të cilët-(nga nacionaliteti serb)- e demantuan se shqiptarët nuk janë fajtorë, por që vetë i viktimizuari ka bërë veterotikë!!!
 Ju me kompani u shpallët vetëfajtorë, duke e quajtur dëshmorin Azizi Kelmendi- kriminel!!!- për tragjedinë në Kazermën e Paraqinit, ku oficerët katila serbë, të maskuar hyjnë në fjetat e ushtarëve dhe i korrin me automat ushtarët e vet, të parashënjuar për çdo republikë nganjë, për ta shpallur me pompozitet „atentatin e shqiptarëve mbi Jugosllavinë!!!
 Dhe në vend që t`iu deponohen të huajve këso dëshmish, me vetëdije kaloni në anën e të gjithë armiqve, dhe akuzoni bijtë më të mirë të çlirimit kombëtar, duke shkelur mbi gjakun e tyre të pafajshëm, e duke përkrahur kështu uzurpatorët e trojeve tona, për një grusht monedhash, he dhëntë zoti e me to blefshi qefine e arkivole për të dashurit tuaj.
Dhe sjellja e shprehjes shkencore- Kosova Lindore, në shprehjen gjeografike „Lugina“- jua çifshin luginën e nënës!! Na shpjegon për kurbat politike, por neve më tepër na interesojnë kurvat politike!!
Tutje na shpjegon se çka është e çka nuk është e tolerueshme për ndërkombëtarët;- ushtarëve tanë jua shpif hartat e vizatuara në faculetë, si nostalgjikë utopistë, në krahasim me moderatorët që parapëlqejnë vetëm fronin kolaboracionist. Luftën e drejtë shqiptare, Batoni që baton kah Serbia, do ta paraqesë si një kryqëzatë shqiptare!!!- sepse krijimi i ushtrisë shqiptare, na qenkësh një die e gabuar!!!- sepse deklaratat e ndërkombëtarëve...po a nuk janë pokëta ndërkombëtarë që e kanë krijuar vetë Jugosllavinë e paqenë dhe Maqedoninë e paqenë!?! Dhe ti mos u bëj merak për ndërkombëtarët, se ata e dinë ca më mirë se ti edhe rastin e Mërdarit, dhe rastin e Paraqinit, edhe rastin e erotikës me shishe në bythë...po ty, i mjeri Haxhi, kur do të të vijnë mendët nga bytha në kokë!?!
 Dhe i shkreti ndër të shkretit, tash del edhe „këshilltar“ i Maqedonisë, e cila duhet ta ndjekë rrugën e Malit të Zi:“Maqedonia është shtet i qytetarëve të saj“- po pikërish kjo po kërkohet o syplastë, se atje shqiptarët janë shumicë qytetare, por të shkelur nga pakica fashiste maqedonase, të përkrahur nga bastardë shqipfolës, pikërisht kështu si puna e jote, dhe ata lexues që po iu përkrahin; duke shpresuar se Maqedonia për shqiptarë do të bëhet nënë e vërtetë!!!
 Dhe të zënë ngusht nga reagimet e shumta, lukunia e lëpushkës „Koha ditore“ u ngut ta marrë një Intervistë me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, duke ia përgatitur pyetjet për ta nxitur kundër luftës së drejtë në Tanushë, i cili si evropian, nuk u kursye pa shkretuar kundër nesh, si sot si dje, por megjithatë, doli më dinjitoz se Batoni me kompani!! Me vetë faktin se na shpëtuan njëherë, zotni George Robertson, s`ka të drejtë të kërkojë njollosjen dhe shfarosjen e shqiptarëve, që po kërkojnë të drejta ca më shumë nga shija e tekat evropiane.
 Dhe e lexojmë Intervistën ekskluzive të Prof. Dr. Jean Ziegler, ekspert ndërkombëtar, sociolog i njohur zvicëran dhe profesor në Universitetin e Gjenevës:“ QEVERIA MAQEDONASE QE DHJETË VJET USHTROI RACIZËM SHTETËROR MBI SHQIPTARËT“- të botuar në gazetën shkencore-kombëtare „Bota sot“, më 22.3.2001, ballina dhe faqja-7.
 Gruaja ime, zonja Shukrije Bunjaku- Osmani, i shikon ushtarët tanë me admirim, dhe ndër lot thur tentene që t`i shesë e të ndihmojë luftën e drejtë çlirimtare. Pyet se a thua nga është ky farë Kryeredaktori tokmak, që i përbuzë luftëtarët e lavdishëm, heronj të gjallë e heronjë të rënë: kush ia lejon që ai tip t`i përbuzë të gjallët e të rënët???
 I them se ia lejojnë dhe e detyrojnë padronët: z. Veton Surroi që iu jep hapësirë edhe armiqve më të përbetuar të kauzës shqiptare, siç janë, z. Fatos Lubonja, autor i artikullit më të zi „Gegët e Toskët janë dy popuj e dy kombe“!!- i jep Hapësirë zonjës Mira Millosheviç, e cila në gjysmë faqe të faqeve të zeza të lëpushkës „Koha ditore“ paraqitet si „neutrale“ se më tepër „brengoset“ për lumenjtë e refugjatëve  shqiptarë se sa për lumenjtë e Serbisë pa ura;- por ajo „harron“ ta përmendë masakrën serbiane dhe lumenjtë e gjakut...
Dhe krejt këto dalin pa komente e pa sqarime as kundërvënie: i biri i ministrit duhet të bëhet një ditë ministër, në mos kryetar i Republikës a i Krahinës, për të s`ka rëndësi.
 Ata tipa tanimë i njohim se sa iu bën lëkura,- por për çdo brengosje është fakti se ajo lëpushkë antishkencore-antikombëtare, e neveritshme, ka bukur shumë lexues të neveritshëm!?!



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora