E shtune, 27.04.2024, 10:22 AM (GMT+1)

Mendime

Isa Mulaj: Kritikë provokimit dhe përçarjes

E enjte, 28.05.2009, 11:15 AM


Kritikë provokimit dhe përçarjes

Nga Isa Mulaj
isaamulaj@hotmail.com
 
Po sillemi shumë në një rreth të mbyllur (vicious circle) në temat dhe ngatërrimin e koncepteve që mendoj se lexuesit tani e kanë të qartë se janë sqaruar sa duhet, dhe ne vetëm po i përsërisim ato për të cilat tani thuajse ekziston një pajtim në kuptimin e përgjithshëm.
Kritika e Sokolit sado që është e mrekullueshme, do të thosha është shumë e butë ndaj shkrimit skandaloz të Bekim Rexhepit. Edhe më skandaloze dhe haptas provokim i shëmtuar duket kur Bekimi e shkëput përfundimin e shkrimit të tij dhe atë e vë pas kryetitullit si domethënie bazë, që t’iu tregoj lexuesve se çka po thotë autori nga zemra. E çka në të vërtetë thotë i njëjti paragraf në hyrje dhe dalje (përfundim) është kjo:
Ju ose jeni me ne, përndryshe jeni armiqtë tanë – ideologjia bazë e Nazizmit. Ata që nuk bëheshin me partinë Naziste, shpalleshin armiq dhe internoheshin nëpër kampe. Edhe diktaturat e egra komuniste vepronin kështu. Tani që ato ideologji janë të tejkaluara në çdo cep të Evropës, “yryshi” i shpalljeve të armiqve kolektiv dhe thirrja për votim absolut të një partie, tregon se shumë kosovarë në analizat e tyre nuk kanë asgjë të përbashkët me BE por me tirani. Numri i kosovarëve që bëjnë thirrje të tilla të njëanshme, siç u thash edhe më herët, nuk është i vogël. Kot e përsëris këtë. Bindjet e tilla të tyre do të vazhdojnë të jenë si conditio sine qua non për anëtarësim në BE!!!     
Shkrim më të mbrapshtë se ky i z. Rexhepi qëmoti nuk kam lexuar në Alb-Shkencë, dhe shpresoj të mos lexoj!
Fjalia e fundit në paragrafin e parë të nëntitullit “Aplikimi në BE dhe opozita” përmend mosmirënjohjen e “sukseseve të vendit nga do qe te vij[n]ë ato dhe ne ç[q]oftë se ato nuk dalin nga njerëzit me ngjyrën pink.” Ngjyrës pink në gjuhën shqipe më duket se i thonë “vjollce” ose një ngjyrë afër saj. E përmenda këtë imtësi ose gabim drejtshkrimor të parëndësishëm sepse autori me profesion është piktor dhe e ka në qejf “ngjyrosjen” e ngjarjeve politike sikur në piktura! Diku kah fundi i paragrafit të dytë përmend përsëri “pinkun” si “pink panter” dhe me këtë identifikon Ed[v]i[n] Ramën. Për “pink panterin” ka mundur të thotë se është “cerrtani film” ose term që kosovarët e kuptojnë më lehtë se ngjyrën “pink”.
Se ku do t’ua caktonin vendin mendimet politike si këto të piktorit këtu më poshtë, të gjithë atyre që nuk janë ose nuk votojnë dhe zgjedhin Partinë Demokratike me shumicë absolute [dërmuese], autori na e tregon këtë qartë sikur të kishte fuqinë dhe pushtetin të ekzekutoj vendime.
Sali Berisha ka krijuar një kredibilitet të rrejshëm prej patrioti këtu në Kosovë me retorikën e tij sa ishte në opozitë. Të gjithë komentuesit paraprak nga Kosova ende kanë bindjen se Kosova ka përfituar diçka konkrete nga politikat e tij, ndërsa ata (disa) nga Shqipëria së bashku me këta nga Kosova (gati komplet) mendojnë se mrekullia ende e pa materializuar e anëtarësimit në NATO i përket ekskluzivisht strategut “patriot” Sali Berisha. Gjatë luftërave në ish-Jugosllavi dhe Kosovë Sali Berisha shkelte sanksionet e OKB-së dhe akuzonte socialistët për lidhje me Klanin e Zemunit. Gjatë luftës në Kosovë, Shqipëria me një ekonomi të vogël dhe të varfër strehoj afër gjysmë milioni refugjatë kosovarë (afër ¼ e popullsisë së Kosovës që e shtoj popullsinë e Shqipërisë përkohësisht për 17%-18%). Atëherë në qeveri ishin socialistët të cilët i ofruan NATO-s hapësirën ajrore dhe qasjen e pakufizuar në territorin e Shqipërisë.
Artikulli i Ardian Harrit rreth anëtarësimit të Shqipërisë në NATO është më domethënës se shumica e komenteve tona, se meritat më të mëdha i ka vet NATO-ja, e jo demokratët ose socialistët e Shqipërisë. Se ky është sqarimi më i pranueshëm dhe më real, më duhet të tregoj për një opinion të një oficeri të NATO-s (nga SHBA) kur në një takim të rastësishëm jo formal i pata thënë: “Shporruni nga Greqia dhe vendosuni në Shqipëri. Edhe ashtu ata iu urrejnë shumë. Në Shqipëri jeni të mirëseardhur”. Ai tha kështu: “Nga Greqia nuk mund të shporremi aq lehtë, jo se nuk i duam e nuk na duan, porse brenga është se me largimin tonë (të SHBA-ve) aty menjëherë futet ndikimi tjetër”. A nuk është ky vërtetim i argumentit të z. Harri se NATO e pranoj Shqipërinë para kohe për një qëllim të caktuar? Unë do të thosha po, e në mbështetje të këtij pohimi ndoshta do të ishte brenga e Zemunizimit të ekonomisë dhe politikës shqiptare (që po vazhdon me mediet, blerjen e Vizion Plusit...).
Propozim: Të bëhet de-Zemunizimi i Qeverisë së tanishme të Shqipërisë! E kuptoj se shumicës së komentuesve kosovarë u është ndalur ora dhe kujtesa për Sali Berishën në vitet kur ai ishte në opozitë me akuzat e tij kundër Klanit të Zemunit (nga frika se mos po i bëhet kush konkurrent në këtë organizatë kriminale, prandaj retorikën e përdorte si "deterrent" ndaj të tjerëve!)  
Propozim tjetër për shkrimin e z. Rexhepi:
Sa herë postoni në Alb-Shkencë gjithmonë e bëni pa e treguar temën (no subject). Nuk e di çfarë tendence ka kjo qasje, apo thjeshtë e bëni që të duket vetëm emri Bekim Rexhepi që t’i nxisni anëtarët e Forumit ta hapin domosdo postimin tuaj dhe të shikojnë se çka ka brenda në të, se po ta kishit treguar titullin e shkrimit të mëposhtëm në “subject”, kam frikë se disa anëtarë do t’ia bënin atij mesazhi “check for virus threats”! Apo e bëni për shantazh kur dihet se sa medieve dhe politikanëve ua paske dërguar njëkohësisht, që ata (duke përfshirë edhe Alb-Shkencën) të reagojnë dhe ju të përgjigjeni për ta rritur frekuencën e prezencës në postime, pa marrë parasysh llojin e shkrimeve brenda atyre postimeve sikur ky më poshtë?     
Kësaj radhe titullin në “subject” e vëra unë në postimin tuaj. Herave tjera le ta bëjë Bekim Rexhepi.
Me respekt
Isa
----------------
For those looking for security, be forewarned that there's nothing more insecure than a political promise." (Për ata që kërkojnë siguri, të jeni të paralajmëruar se nuk ka asgjë më të pasigurt se premtimi politik)-- Harry Browne
 
From: bebeziqi@hotmail.com
To: alb-shkenca@alb-net.com
Date: Mon, 4 May 2009 08:10:42 +0000
Subject: Re: [Alb-Shkenca] (no subject)

I nderuar moderator,
 
Shkrimi i meposhtem nga autori Rexhepi eshte i nje niveli te ulet, eshte nje provokacion i shemtuar qe mbjell faren e keqe te ndarjes se shqipetareve ne dy kampe te kundert per nje ceshtje themelore te politikes, hyrjes se Shqiperise ne NATO dhe synimin mbarekombetar per t'u bere sa me pare pjese e BE.
 
Shkrimi ne fjale shtremberon rende realitetin mbi kete deshire te perbashket te shqiptareve, nje deshire kjo sa progresiste, po aq edhe unifikuese, e cila ka gjetur vendin e saj paresor ne programet e te gjitha partive politike ne Shqiperi, pa dallim. Uniteti i shqiptareve ne kete aspirate eshte pranuar dhe mirekuptuar si e tille edhe nga tere faktori nderkombetar. Eshte e qarte per kedo se ne rrugen e tyre drejt Europes dhe bashkepunimit Euroatlantik shqiptaret jane BASHKE si shpirterisht, ashtu edhe politikisht. Cdo deklarim kunder ketij realiteti eshte me nje prapavije te erret dhe synim dashakeq.  
 
Per me teper, argumentat banale dhe logjika foshnjarake qe pershkon tere sa Rexhepi deklaron me bejne te konkludoj se kemi te bejme me nje shkrim fund e krye tendencioz, qe nuk i sherben Shqiperise, nuk i sherben as edhe vete Partise Demokratike.
 
Shqiptaret kane kundershti mes tyre, kane interesa te ndryshme, formime te ndryshme, fe te ndryshme, gjendje ekonomike te e plot dallime te tjera mes tyre. Por ata kane shume e shume gjera me vlere te perbashketa, sikurse kane edhe urtesine per te dalluar ate ku keto dallime mund e duhet te shprehen e ku ato nuk mund te tolerohen.
 
Pra mos synoni qe ti ndani shqiptaret ne kete pike; eshte mundim i kote, eshte njesoj si te perpiqesh te provosh se ka shqiptare te bardhe si bora e te zinj si bloza; harrojeni se kjo nuk ju shkon, nuk ju shkon as ne Alb-Shkenca. 
 
Zotni Rexhepi, me lejoni edhe nje koment te vogel per menyren se si e shkruani daten ne shqip; duhet ta shkruani ate date 3 Maj dhe jo 3 Maji. E permend kete fakt pasi jam i bindur se kaq gje duhet ta keni mesuar dikur, te themi aty nga klasa e dyte e shkolles fillore. Eshte vertet nje gabim elementar, pa shume rendesi e qe mund ta kisha anashkaluar. Por une po e ve ne dukje ate me shpresen se ndoshta mund t'u justifikoj me filozofine se gabimet e medha behen ose me dashje, ose nga padija; e kjo e fundit nese do ishte e vertete gjithesesi do me lehtesonte shume.  
 
Me nderime
 
Sokoli   

 Zgjedhjet qe i ndajnë shqiptaret ne pro dhe kundër Evropë
Të saktësojmë dhe këtë se këto zgjedhje në Shqipëri përveçse janë te rëndësishme, ato do të jenë edhe zgjedhje qe i ndajnë shqiptaret në pro dhe kundër Evropës, pra ata qe do të votojnë për PD-në do te jenë pro NATO-së dhe pro BE-së, dhe ata qe do te jenë kundër do te jenë edhe kundër vetë Shqipërisë. Pra këto zgjedhje janë pa alternativë të dytë, zgjedhja është fitorja absolute e Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë...
 nga Bekim Rexhepi
Aplikimi në BE dhe opozita
Nuk mund te themi se distanca e konfrontimit të PS së me qeverinë është zbehur. Por, duke marrë parasysh se qeveria Berisha ka bërë aplikimin dhe dorëzimin e kërkesës së Shqipërisë për hyrje ne BE, kanë dal shqetësime të panevojshme të selisë pink apo të opozitës se sotme, e cila le qe nuk pajtohet me qeverisjen e vendit po vazhdon me ngulëm te pashoq dhe cinik të prapësoj edhe sukseset evidente te vendit qe u arritën me qeverinë aktuale. Opozita vazhdon ti shoh dhe ti vetëkuptoj kundra dhe me tendenca për ta ashpërsuar dhe zgjeruar dhe me tej distancën e konfrontimit me qeverinë, të cilës nuk do t’ia njoh as farë suksesi më qëllim qe ta degradoj para elektoratit shqiptar ne prag te zgjedhjeve te reja vendore. Duke e parë dhe duke vështruar këtë qëndrim dhe politikë cinike te opozitës nuk mund te pritet qe edhe lajmet e tjera të jenë të kundërta nga ato qëndrimet e mëhershme kontroverse si me rastin e futjes se vendit ne NATO. Pra, vëmendshëm secila analizë politike do ta nxjerrë jashtë loje një qëndrim kaq të zymtë te një opozite, e cila vetëm për te ardhur ne pushtet bëhet mosmirënjohëse e sukseseve te vendit nga do qe te vijë ato dhe ne çoftë se ato nuk dalin nga njerëzit me ngjyrën pink.
Aplikimi dhe dorëzimi i kërkesës së Shqipërisë në BE, po të kuptohet dhe po te ketë një qëndrim unik, gjithsesi do të mund te kishte një afeksion më te rritur ne institucionet e BE-së, për kërkesën e Shqipërisë, dhe gjithsesi nuk do ta vendosnin një skanim kaq mbikëqyrës dhe modifikues mbi procesin e zgjedhjeve në Shqipëri. Pra, duhet pranuar se qëndrimi i opozitës ndaj qeverisë me gjithë distancën e konfrontimit i dha një impakt mbi të cilin duket se pati prononcime e qëndrime te zyrtarëve të BE-së ndaj kërkesës së Shqipërisë qe do te mbaj rezervat e saja dhe do të kërkoj dhe ndofta kushte te tjera shtesë për Shqipërinë që duhet patjetër ti realizoj në te ardhmen. Qëndrimi opozitës nuk mund te kuptohet edhe aq lehtë, sepse futja e Shqipërisë në NATO përbënte një arritje te madhe për vendin, kundërshtia dhe protesta e organizuar nga opozita tregoj qartë fytyrën e shëmtuar te një opozite qe ka Shqipëria sot. Dalja e Fatos Nanos nga aktiviteti politik, opozitën e bëri edhe me regjide dhe me cinike ne raport me pozitën. Nano dhe Berisha edhe pse ishin kundërshtar te rreptë dinin te bënin marrëveshje politike qe ne rastet vendimtare për vendin e ulnin tensionin politik, derisa sot me (pink panterin) Edi Ramen tensionet po shtohen dhe demet qe i shkaktohen koncesionit politik po bëhen më te mëdha. Elektorati do të duhet ta marrë ne konsideratë veprimin politik te një opozite, e cila vërtetë u tregua dhe po tregohet akoma agresive dhe tej e paemancipuar duke tentuar që vendin ta fusin ne kriza tej akute dhe duke e kërcënuar atë ne raportet politike ndërkombëtare.
Zgjedhjet qe i ndajnë shqiptaret ne pro dhe kundër Evropës
Zgjedhjet e lira dhe demokratike ne Shqipëri janë provuar, por, nuk mund te mohojmë se nuk janë dhënë edhe provat të mjaftueshme të cilat i kanë bërë zgjedhjet ne Shqipëri të mos jenë krejt të lira dhe me vlerave demokratike. Fajtorët tashmë dihen, si edhe ne prag te këtyre zgjedhjeve te reja, fajtor kryesor janë njerëzit qe këtë vend nuk e lënë, nuk duan ta shohin të lirë dhe demokratik.
Partia Demokratike më shumë se te tjera parti politike ne skenën shqiptare i ka dhënë zhvillim të veçantë procesit demokratik te vendit. Sepse pluralizmi demokratik, si komponentë esenciale e demokracisë edhe ne kushtet e një antagonizmi ekstrem politik i ofron mundësin koalicionit dhe kompromisit ne arritjen e përbashkët te vlerave Shqipëria, tërësia dhe uniteti. Partia Demokratike këtë e bërë edhe sa ishte ne opozitë, gjë qe se bënë dot opozita e sotme socialiste. Edhe ne prag te zgjedhjeve te reja opozita e zvarritë procesin duke u marrë me kartat e identitetit të qytetarëve qe nuk kanë pasaporta, duke i’a servuar më pas tendencën se kinse qeveria demokratike me ne krye Berishën, donë dhe i shkon për shtati ti kamuflojë zgjedhjet e reja duke i manipuluar ato qe ne proces. Ky botëkuptim i opozitës socialiste është i padrejtë sepse pa zgjedhje te lira e demokratike nuk ka pushtet stabel në Shqipëri dhe vet Shqipëria nuk ka prospektivë ne integrimet evropiane.
Zgjidhjet e reja në Shqipëri padyshim se duhet te jenë te lira dhe ne norma te larta demokratike qe monitoruesit ndërkombëtar te marrin prova dhe mesazhet e duhura qe Shqipëria ka bërë ndryshime edhe ne politikë duke i dhënë vetvetes zgjedhje te lira e demokratike, qe këto zgjedhje gjithsesi do të vlerësoi Shqipërinë dhe do ti ofrojnë asaj mundësin e integrimit. Në çoftë se opozita këmbëngul ne qëndrimet e saja te ngurta politike dhe për hir të ardhjes në pushtet të saj, i humbë shansin Shqipërisë, atëherë do te bëhet e vështirë dhe e largët mundësia e serishme e Shqipërisë në BE dhe përfitimi i te mirave nga institucionet ndërkombëtare.
Të saktësojmë dhe këtë se këto zgjedhje ne Shqipëri përveçse janë te rëndësishme, ato do të jenë edhe zgjedhje qe i ndajnë shqiptaret ne pro dhe kundër Evropës, pra ata qe do të votojnë për PD-në do te jenë pro NATO-së dhe pro BE-së, dhe ata qe do te jenë kundër do te jenë edhe kundër vetë Shqipërisë. Pra këto zgjedhje janë pa alternativë te dytë, zgjedhja është fitorja absolute e Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë...
03 Maji 2009



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora