Kulturë
Kreshnik Berisha: Nata në kryeqytet (Cikël poetik)
E diele, 05.04.2009, 12:06 PM
Kreshnik Berisha, student i Komunikimeve Masive dhe Gazetarisë në U AAB - Prishtinë. Vepra e parë poetike NATA NE KRYEQYTET është botuar nga SH.B. ONUFRI - Tiranë, 2008.
Kreshnik Berisha
NATA NË KRYEQYTET
Nata ra e qetë.
Të lehurat e qenëve dëgjohen që larg.
Ndërtesat zbathur shtrjinë këmbët dhe flënë.
Nga lodhja fytyrave u shfaqet një sharm.
Çdo gjë flë.
pos qenve endacakë,
që studentët natën i zgjojnë
t’pëshpërisin ndoj’ të sharë dhe
t'përgjumur të dalin për nevojë.
Prishtinë, 2007
VONESA
Përskaj xhades si statuj e përgjumur
pres.
Autobusi po vonohet,
si këto retë e ngadalëta.
Atje, tej semaforëve po vjen 7shi.
Me bori të mekur e murmurimë.
në xhep më bën celulari
me vibrimë.
Retë mbi kët’ pikë stacioni ndalojnë.
Ka zbritje.
Më bën celulari sërish
O, po vonohem
të duket një 1shë.
Diç e ftohë bjer më rreh supet
Oh, diçka e ftohtë…
Prishtinë 2007
MENDIME NE MUZG
Më mbështjellet shiriti prej kohësh
Sikur kasetave te moçme, të bardha
dëgjoj këngën mbrapshtë
nuk vallëzohet më, as qeshet.
Në Rrugë
Pasi i hodha ca grosh një lypsari
Më tha; bota është e pistë.
zura ta besoj.
SHPALOSJE MARRËZISH
Mes qiejsh kokën kam futur.
erë e ngrohtë nuhas dhe
Shtegun e ngushtë në mes
butësisht
puthë.
Ngjaj si ai udhëtari i vetëm
Që shtegun ndiqte pas
Ç’udhë të gjatë, mitike, ndiqte;
Udhë e ditës së nesërme.
Mes Qiejsh kam futur kokën
C’Shpërthim emocionesh !
Korrik, 2006
ASAJ
Mot i lagësht.
Matanë rrugës e shkujdesur
e përqëndruar në asgjëkund
i shkund gjetheve brymën
në gjoks më shkelin taket e saj
më zënë frymën.
Më dhemb bebëza e zemrës
saherë e shoh.
Trëndafil që ecë.
FEMËRORE
C’kanë ato?
C’e bëjnë mashkullin të përkulet para tyre?!
C’pasurish fshehin?
C’margaritarë, ç’suvenirë të ngjyrshëm?
Brendësi tuli qiellorë.
Të mbushur frymë hënore.
Më bëjnë të pyetem, a ekzistoj?
Po më djallëzojnë!
O, po turpërohem.
NIAGARA
Karvane ujërash t’hidhëruara që moti
Marshojne gremisë, t’nevrikosura
Për fajin që se di askush
As shekujt nëpër mote as bota.
Nga lartë tek hidhen, përthyhen, si xham i krisur
Kaos grimcash, kristalesh të bardha
Se ç’pamje madhështore na falëka kjo;
Ujëvarja N I A G A R A.
25 Qershor, 2006
KËRKOJ
Mes rrokaqiejsh
Me sytë mbyllur
Diçka kërkoj
të mos dukem
si idiot.
2007
ÇASTË
Shkrepëtimë mitralozësh ?
Jo!
Murmurimë dhe përnjëherë shi…
Nëna me vrap hoqi tepihëzat
nga shkallët.
Prizren 3, Qershor 2007
QETËSUESE
Shkela pedalën gjerë në skaj
Shpejtësia humbi toruan
si kafshë.
Nga xhami mllefin
e flaka tutje…
Dikush më thotë të ngadalësoj.
2007
EMOCION
Se ç'ngjyrash sy kishte
S’e mbaj mend
Madje as flokët . .
Veç e di, m'kujtohet buzëqeshja
Dhe kur u skuqa
Një rrokëllimë në bark ndjeva
dhe ika
Kështu më ndodhte sa herë e shihja
Derisa më foli..
2 shkurt, 2006