E enjte, 28.03.2024, 03:44 PM (GMT)

Kulturë

Kenju Rivs, djaloshi i bukur dhe i mallkuar

E premte, 03.04.2009, 12:47 PM


Keanu Reeves
Keanu Reeves

Ka dhënë me qindra intervista, duke u sforcuar që të dukej shumë i mirë, por batuta që e bëri të famshëm është: "Në botë ka njerëz të zgjuar dhe budallenj. Unë i përkas kategorisë së dytë". Edhe pse aktori i famshëm Kenju Rivs ka interpretuar role nga më të ndryshmet në kinema, nga ato aksion si Nio në sagën "Matrix", Jack Traven në "Speed" ose Klaatu në "The Day the Earth Stood", e deri te heronjtë romantikë në filmin "A walk in the clouds", "Something‘s Gotta Give" dhe "The Lake House", është cilësuar si jo shumë i zgjuar, sepse gjatë xhirimit të filmave sillej në mënyrë të çuditshme. Edhe pse renditet në listën e aktorëve profesionistë, Kenju është gjithmonë i thjeshtë dhe vetvetja, madje ka ndodhur shpesh që gjatë një interviste të pyesë: "Mos vallë po them gjëra të pakuptimta?", sepse dëshiron që të kuptohet deri në fund dhe ka një sens të fortë autoironie. Veset e tij nuk janë droga ("Pas vdekjes së mikut tim të ngushtë, River Phoenix, jam betuar që nuk do ta provoj kurrë"), por cigaret ("Duhanin e kam filluar gjatë xhirimeve të filmit "Feeling Minnesota" dhe nuk kam mundur ta lë më") dhe birra.

Pamjen e tij të jashtme euroaziatike dhe emrin ekzotik i ka trashëguar nga i ati, me origjinë konohauajane, ndërsa ftohtësinë nga e ëma, me origjinë angleze. "Aftësinë për t‘iu përshtatur çdo ambienti e kam trashëguar nga nëna, e cila gjithmonë më nxiste të shëtisja botën. Unë kam lindur në Bejrut, njëra motër në Australi, ndërsa tjetra në Kanada, ku u transferuam pasi babai im u largua nga shtëpia". Kenju nuk thotë se babai e braktisi kur ai ishte dy vjeç dhe se është arrestuar shumë herë për mbajtje kokaine dhe heroine, një prej shumë ngjarjeve të hidhura në jetën e aktorit, që përveç se pa me sy vdekjen e mikun e tij të ngushtë, Phoenix, nga një mbidozë, iu desh të përballonte edhe vdekjen e ish të fejuarës Jennifer Syme në 2001 që humbi jetën në një aksident rrugor (të cilës regjisori David Lynch i kushtoi filmin "Mulholland Drive") dhe atë të vajzës, e cila ishte tetëmuajshe shtatzënë. Për të mos mjaftuar këto, iu desh të ndihmonte edhe të motrën Kim të luftonte kundër leucemisë. "Gjatë asaj periudhe nuk e lashë veten të mposhtesha nga trishtimi. Jeta duhet të vazhdojë, nuk mund të ndërpritet në mes, edhe nëse dëshira është e madhe". "Kam ndërruar katër herë gjimnazin, sepse të gjithë më vinin në lojë, më quanin budalla, duke mos e kuptuar që isha dislesik. Kush ishte budallai në këtë mes?".

Kenju është shfaqur për herë të parë në skenë në moshën 16-vjeçare, duke kërcyer në një reklamë për "Coca-Cola". Më pas vijuan fotografi të tjera, një turne teatror me spektaklin "Wolfboy" dhe roli në filmin "The Beatiful and Damned", ku dolën zëra që aktori ishte homoseksual, duke kulmuar më pas me martesën e rreme me producentin David Geffen në vitin 1994.

Cilido që të jetë orientimi i tij seksual (që duket se është përgënjeshtruar nga flirtet e shumta me Amanda De Cadenet, Parker Posey dhe China Chow) është e sigurt se fotografitë e tij nudo gjenden në dhomat e shumë vajzave dhe djemve të botës.

Rivs ka shumë miq mes të cilëve edhe kolegë dhe ka aktruar shumë herë përkrah të njëjtave partnere, duke filluar nga Sandra Bullock te Charlize Theron, Uma Thurman e Monica Belluçi, të cilat flasin shumë mirë për mënyrën sesi ai aktron, komunikimin e ëmbël që ka me të tjerët, por edhe të qenit shumë i rezervuar: "Kam aktruar përkrah tij për pesë vjet", ka thënë Lawrence Fishburne, aktorja që luan me Rivs në filmin "Matrix", "dhe nuk e kam kuptuar ende, ç‘njeri është, por mund ta krahasoj lehtësisht me Clint Eastwood. Si tipa ngjasojnë shumë".

Pasioni i tij janë motorët: "Në fund të xhirimeve të filmit "Matrix", teknikëve më të zotë u dhurova nga një ‘Harley Davidson‘". Pasioni tjetër është kitara elektrike: për vite me radhë Rivs ka luajtur në kitarë bas në bandën folk-rok "Dogstar". Shijet e tij muzikore janë eklektike nga ‘Underground‘ te tekno, nga "Beatles" te "Vivaldi". Ndërsa në letërsi ka shije klasike nga Shekspiri te Dostojevski, nga Rimbaud te Thomas Mann, por adhuron edhe fantashkencën e autorit William Gibson. Ka dobësi Oriana Falaçin.

Aftësinë për t‘iu përshtatur çdo ambienti e kam trashëguar nga nëna, e cila gjithmonë më nxiste të shëtisja botën. Unë kam lindur në Bejrut, njëra motër në Australi, ndërsa tjetra në Kanada, ku u transferuam pasi babai im u largua nga shtëpia

Shijet e tij muzikore janë eklektike nga ‘Underground‘ te tekno, nga "Beatles" te "Vivaldi". Ndërsa në letërsi ka shije klasike nga Shekspiri te Dostojevski, nga Rimbaud te Thomas Mann, por adhuron edhe fantashkencën e autorit William Gibson. Ka dobësi Oriana Falaçin

Kenju nuk thotë se babai e braktisi kur ai ishte dy vjeç dhe se është arrestuar shumë herë për mbajtje kokaine dhe heroine, një prej shumë ngjarjeve të hidhura në jetën e aktorit, që përveç se pa me sy vdekjen e mikun e tij të ngushtë, Phoenix, nga një mbidozë, iu desh të përballonte edhe vdekjen e ish të fejuarës Jennifer Syme në 2001 që humbi jetën në një aksident rrugor (të cilës regjisori David Lynch i kushtoi filmin "Mulholland Drive") dhe atë të vajzës, e cila ishte tetëmuajshe shtatzënë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora