E premte, 11.10.2024, 11:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Arsim Halili: Promovohet libri “Lojra popullore në Kosovën Lindore

E enjte, 02.04.2009, 06:06 PM


Arsim Halili
Arsim Halili
Promovohet libri “Lojra popullore në Kosovën Lindore

JEHONA E LOJRAVE POPULLORE

Nga Arsim Halili

Ditën e shtunë më dt 14, mras, 2009, në lokalet e restorant “Luli” në Gjilan u bë promovimi i librit të autorit Zeqirja  Dauti me titull  “Lojra popullore nga Kosova Lindore “ Ky organizim promovues u bë nën drejtimin e autorit dhe SH.KA “ Dasama e Karadakut .
Paneli i diskutuesve lidhur me këtë promovim ishte me këtë përbërje:  Xhemë Karadaku,Dr .Mehmet Halimi, Demush Berisha ,Ibrahim Kadriu, Ruzhdi Gagica,Zeqirja Dauti .
Këtë tubim promovuese shpalli të hapur redaktori i këtij libri z, Xhemë Karadaku, i cili ndër të tjera tha libri ” Lojra popullore nga Kosova Lindore”nga autori Zeqrija Dauti është një libër intersant i cili ka për qëllim përcjelljen e brezave të ardhëshëm, traditat tona me vlera të ruajtura që nga lashtësia e deri në ditët e sotme .

Traditat

Autori ka ngarendur fshat, më fshat me njerëz të cilët kanë ditur dhe i kanë luajtur këto lojra, ka jetuar me to i ka bërë të gjalla përmes shoqërive të ndryshem kulturo- artistike dhe me në fund i ka hedhur në letër, ku disa prej tyre i ka ilustruar me fotografi. Brenda këtyre faqeve të këtij libri, autori shkruan për doket e dasmësë ktyre anëve, duke bërë një përshkrim në mënyrë kronologjike prej para fejesës deri tek martesa. Sigurisht se autori ka pasur parasysh lojrat popullore, zakonisht ka qenë pjesë e dasmave dhe gazmendeve tjera familjare, andaj ato i sheh gati si të pandara njëra me tjetrën.
Libri po ashtu pasurohet edhe me anekdota humoristike dhe kengë dasmash të cilat janë krijime popullore të krijuara, nëpër vite e të ruajtura deri në ditët e sotme.
Duke pasur parasysh të gjitha këto laryshi temash të ngërthyera brenda faqeve të këtij libri. Mundë të themi se libri mundë edhe të pagëzohej edhe “ Visare popullore nga Kosova Lindore”.
Shprehet në fund të diskutimit të tij z. Xhemë Karadaku.
Ndërsa referuesi tjetër ishte Dr. Mehmet Halimi i cili në vështrimin e tij për këtë libër paraqet së pari strukturën e librit i cili i konstatoi se libri ka këta kapituj si vijon:
- Lojra e burrave
- Lojra  e grave
- Lojra të fëmijëve
- Pastaj  në të përfshihen doket dhe zakonet e dasmave në Kosovën Lindore
- Ankdota humoristike
- Këngë dasmash
- Dokumente  dhe mirënjohje

Megjithëse se ky libri nuk ka ndonjë kriter të rrept shkencor, është përmbajtësor dhe ja vlenë ta lexojmë, sepse ka shumë çka që me kalimin e kohës edhe mundë të harrohen gjërat për të cilat sot po flasim, por ky libër sa do pak na jep informacione, për traditën e kultivuar ndër shekuj në Karadak, e gjetiu, tha në referencën e tij Dr. Mehmet Halimi.

 Thesari

Tubimin promovues e përshëndeti edhe Prof. Ibrahim Kadriu, i cili ndër të tjera veçoj se ky është një thesar i pashterëshëm i traditës, dokeve dhe zakoneve tona të kultivuar ndër shekuj në trevat tona stërgjyshore. Por, edhe do të ju shërbej edhe si udhërrfyes gjeneratave që vijnë pas nesh, se është zhvilluar edhe te ne kultura shpirtërore. Në këtë libër, jo vetëm që mund të përkujtohen tërë ai thesar i kulturës shpirëtore, por është edhe pasuri e madhe shpirtërore, theksoi në fund të referimit Ibrahim Kadriu.
Për bashkpunimin dhe arritjen deri në finalizim të këtij libri flet edhe Ruzhdi Gagica i cili thotë, se është nderë për mua që pata fatin të bashkëpunoj me z. Zeqirja Dautin, i cili pa dyshim ka dhënë, dhe po jep një kontribut të madh në këtë lëmi artistike, theksoi z. Ruzhdi Gagica.
Në emër të klubit letrar “Feniks “këtë tubim promovues e përshendet edhe kryetari i  këtij klubi z. Demush Berisha, i cili në fillim e uron  autorin, për nxjerrjen e këtij libri. Ky libër do të na shërbej si thesar i ruajtjes së vlerave tona kombëtare edhe në Kosovën Lindore, theksoi z. Demush Berisha.
Tubimin promovues në emër të bibloteskës “ F.S. NOLI” në Gjilan e përgëzoi z. Shaban Shemsiu.
Në fund të këtyre diskutimeve nga paneli, një fjalim falenderues e mban edhe autor i librit, Zeqirja Dauti, i cili falenderime u shpreh të gjithë pjesëmarrësve të këtij tubimi promovues, patsaj mediave elektronike dhe atyre të shkruara, por siç theksoi z. Dauti falenderim të veçantë ka për edhe redaktorin e librit, i cili ka qenë një bashkpuntor i ngushtë në pëpilimin e këtij libri, si dhe spoznzorin e librit, i cili mundësoi në finalizimin e këtij libri. Autori theksoi se unë jam përpjekur me ato mundësitë e mia të bëjë diçka në avancimin e kulturës shpirtërore, por mbetet që lexuesit ta vlerësojnë rreth meritave të këtij libri.
Vlen të theksohet për të bërë më madhështore dhe për të nderuar autorin, ishin prezent edhe disa nga anëtarët e SH.K.A” Bjram Curri” ku edhe ata nga reportuari i tyre i pasur dhanë program kulturo-artistike, si dhe u dhanë disa vido-xirime për disa nga lojrat popullore.
Sikurse edhe në tubimet tjera promovues autori për mysafirët dha një koktej.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora