E premte, 19.04.2024, 05:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Zog Çabrati: Urime festen e juaj 1 Prill

E merkure, 01.04.2009, 05:52 PM


Zog Çabrati

URIME FESTEN E JUAJ  1 PRILL

-Politikan qe po na udhëhiqni në të dy shtetet shqiptare, dhe qe po mbani premtimet e juaja pikë për pikë. Po e respektoni ligjin-kushtetutën, po i ndihmoni mirëqenies se popullit. Po luftoni korrupsionin dhe nuk po  korruptoheni  kurrsesi.. Urime 1 Prillin

-Politikan nga opozita dhe qe po ndihmoni forcimin e shteteve tona, dhe qe premtimet e juaja janë shumë reale, konstruktive dhe se me ardhjen e juaj ne pushtet do ta rregullojmë mirëqenien tonë edhe me mirë se pushtetarët e tanishëm. Urime 1 Prillin.

Ministra, Deputet dhe pushtetarë lokal nga te gjitha partitë politike, ju qe as gjumin gjumë nuk po e bëni duke mbrojtur dhe quar në vend fjalën e popullit. Ju qe nuk njihni  se q´është ryshfeti, keqpërdorja e pozitës juaj, por qe me plot ndershmëri po e mbani karriget e juaja. Urime 1 Prillin.

Ju, shkrimtarë dhe përfaqësues te institucioneve kulturore, patriot, qe po përkrahni  dhe përkujtoni Heronjtë tanë të ri dhe të vjetër, bile edhe Gjergj Kastriotin e Nënën Terezë, dhe shumë të tjerë  qe janë lule e kombit ton´shqiptar, ju qe nuk po i rekrutoni edhe Heronjtë edhe Martirët  me ideologjinë tuaj. Urime 1 Prillin.
 
Ju patriotëve virtual qe po përdorni të gjitha kanalet e internetit për të shpërthyer gjithë patriotizmin e mbledhur nen lëkuren e juaj te munduar shumë qe nuk duron më, po qe nuk shpërtheni si qelbin e mbledhur po patriotizëm të pastër. Urime 1 Prillin

Ju patriot qe deri dje ishit mashtruar dhe keni shërbyer pushtuesve të kombit juaj, po qe tani i shërbeni kombit Urime 1 Prillin

Ju qe deri dje ishit komunist të përbetuar po tani jeni bërë besimtar, bile edhe më te mire se ata diku ne Azi, apo Vatikan, Urime 1 Prillin
 
Te gjithë ju qe e ndjeni veten keq qe nuk ju urova këtë festë dhe e meritoni, Urime 1 Prillin.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora