E premte, 29.03.2024, 01:00 PM (GMT)

Kulturë

Baki Ymeri: Kur gjëmonte Bukureshti

E enjte, 02.04.2009, 06:08 PM


Solidaritet me NATO-n, Amerikën dhe Kosovën në Bukuresht (31 mars 1999)
Solidaritet me NATO-n, Amerikën dhe Kosovën në Bukuresht (31 mars 1999)

Retrospektiva të paharruara

KUR GJËMONTE BUKURESHTI

Nga Baki Ymeri

31 mars 1999. Falë inisiativës së Prof. dr. Xhelku Maksutit, organizuar nga bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë,  para Kishës Shqiptare të Bukureshtit filloi të tubohet masa e ftuar për të marrë pjesë në një miting  solidariteti me sivëllezërit tanë në Kosovë. Ky manifestim publik që do të zhvillohet në zemër të Bukureshtit mbante titullin Marshi i Heshtjes, edhepse heshtja u shndërrua në një zhurrmë të moderuar me brohoritje të përzemërta në favor të Kosovës, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Krahas anëtarëve të komunitetit, këtë miting të paharruar e nderuan bij dhe bija të rilindësve tanë, korçarët e Bukureshtit, shqiptarët e Konstancës, studentët e Kosovës në Universitetin e Krajovës, studentë të panumërt me origjinë arumune dhe shqiptare nga Shqipëria (Erion Piciri nga Tirana, Stavri Thoma, Manuela Divjaka dhe Ilir Guxho nga Elbasani, Julian Bako nga Korça, Ilir Kokonezi nga Fieri), bashkatdhetarë të shquar si Lule Simioni nga Bukureshti (e mbesa e Lame Kodrës), Luan Topçiu nga Poradeci dhe Renata e tij nga Tirana, Përparim Demi nga Filati i Çamërisë, Hashim Dauti nga Sllatina e Oltenisë, autori i këtij shkrimi me flamurin e Rumanisë në ballë, shqiptarë, rumunë dhe arumunë.

Ishte një ditë e paharruar kur masa kalonte nëpër bulevardin qëndror, nëpër Sheshin Romana, nëpër Rrugën Viktoria, për t'u kthyer atje ku pat nisur: para ish/Kishës Shqiptare të Bukureshtit, e cila pat funksionuar gjatë periudhës 1911, kur Fan Noli e pat mbajtur liturgjinë e parë në gjuhën shqipe, e deri në vitin 1948, kur filluan të suspendohen shoqatat e huaja, kur çdo gjë e huaj filloi të bëhet e dyshimtë siç i bëjme ne të dyshimtë disa gazetarë rumunë (Razvan Voncu etj.) që zhvillojnë propaganda serbe kundër Kosovës shqiptare. Vlen të theksohet me këtë rast fakti se derisa shqiptarët dhe filoshqiptarët mbanin parolla dhe bërtisnin në favor të Kosovës, NATO-s dhe Amerikës, bukureshtarët që e ndiqnin me admirim këtë manifestim brohorisnin: Ju priftë e mbara! Krishti është me Ju! Zoti është me Ju! Anembanë gazetarë dhe kamera të panumërta televizive. Të nesërmen gazetat më të njohura të Bukureshtit i mbushën faqet me artikuj si Shqiptarët e Rumanisë e bënë Bill Klintonin Engjëll i Paqes, Shqiptarët e Bukureshtit e falënderuan NATO/n dhe Amerikën, Shqiptarët bërtitën Kosovë-UÇK, Poshtë Kasapi i Ballkanit etj.

Shqiptarët duke e mbrojtur Kosoven ne Bukuresht (31 mars 1999)
Shqiptarët duke e mbrojtur Kosoven ne Bukuresht (31 mars 1999)



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora