E marte, 15.10.2024, 11:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Ukshin Zajmi: Kush e ngriti Observatorin në afërsi të Kumanovës para 4000 vjetëve!?

E enjte, 02.04.2009, 08:05 PM


Vendi i Observatorit megalitik (vullkanik)
Vendi i Observatorit megalitik (vullkanik)

EKSKLUZIVE

Kush e ngriti Observatorin në afërsi të Kumanovës para 4000 vjetëve!?

Nga Ukshin Zajmi

Në fund të vitit 2001, 30 kilometra në veri-lindje të Kumanovës, nga një arkeolog maqedonas u zbulua një observator antik. Vërtetë rruga deri të zbulimi i këtij observatori ishte gjetja e një mori qeramikash të datuara nga koha e bronzit, e që pastaj duke e vështruar kodrinën Tatiçev Kamen dhe gurët megalit (vullkanik), hetuan se bëhet fjalë edhe për një observator, me të gjitha karakteristikat e tij. Observatori, sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, Prishtinë, 1981, faqe. 1298, ka kuptimin: e një Qendreje shkencore për vëzhgime astronomike e meteorologjike e në të cilin janë të gjitha pajimet dhe pajisjet e nevojshme. Këtë e vërtetoi edhe një studiues tjetër-fizicient maqedonas. Sipas, vëzhgimeve të mëvonshme u hetua se ky observator kishte dy vende vrojtimi, kishte markerët (shenjuesit) dhe se observatori përcakton katër pozicionet kryesore të hënës dhe tre pozicione kryesore të diellit gjatë një viti, ekuinokset vjeshtore e pranverore dhe solsticet e dimrit e të verës." Pos kësaj, një shënues tregon se observatori është përdorur gjithashtu edhe për të vëzhguar lëvizjen e grumbullit yjor Plejades.
Për këtë lokalitet u intersua edhe Qendra astronomike NASSA, dhe sipas shkrimeve maqedone, ajo, këtë observator e rradhiti të katërtin në botë për nga vjetërsia, pas atij Abu Simbel në Egjipt, Stonehenge në Britani dhe Angor Wat në Kamboxhia, ndërsa për nga rëndësia, ky fitoj 80 pikë nga 100 pikë të mundshme. Ky lokalitet i plotëson edhe 6 pikat e fizicientit dhe astronomit Xherald Hokins, që i paraqiti në vitin 1979, andaj renditet edhe në lokalitet arkeoastronomik.
Përndryshe, gjetjet e këtushme dëshmojnë se popullsia e moçme, që e rregulloi, këtë obsevator e ka përdorur edhe si vend rituali festiv, edhe ate për të korrurat, sepse janë gjetur enë për bluarjen e drithit. Ky observator është datuar i vitit 1800 para erës sonë, pra 1500 vjet para Aleksandrit të Madh. Këtu lind një çështje tjetër, që maqedonët, në shkrimet e shumta e në shumë gjuhë, ende nuk e kanë deshifruar se, si është e munduar që në at kohë, kur nuk mund të bëhej dallimi në mes të shkencës dhe religjionit, të jetë ngritur një objekt i tillë për vëzhgimin e lëvizjes së diellit, të hënës e të yjve, e përmes tij edhe të caktoheshin datat përkatëse, në rastin konkret, koha e të korrurave. Nga këtu lind edhe pyetja tjetër, se cili popull në at kohë jetonte në këto vise dhe e bëri këtë mrekulli shkencore?
Nga datimi i këtij objekti astronomik, 600 vjet para Luftës së Trojës, e vërteta se në territorin e Kumanovës kanë jetuar fiset ilire: Dardanët, Peonët e Naropët, fare leht mund të vie deri te konstatimi se kjo vepër është e ilirëve. Rregullimi i vendit për observim (vështrim) me gurë gjigant, dëshmon tip ndërtimesh ilire, pastaj emërtimi i tashëm i fshatit Kokino, në territorin e të cilit është gjetur ky observator, shihet se rrjedh nga fjala kokë, e pos kësaj, fshati tjetër në afërsi edhe sot quhet Arbanashko.

Artefaktet e gjetura në afërsi të Observatorit vullkanik
Artefaktet e gjetura në afërsi të Observatorit vullkanik
Emri i kodrinës me gurë vullkanik, që quhet Tatiçev Kamen, mund të ketë rrjedhë nga gjuha ilire Gurina e Thatë. Në qendrën e lokalitetit të fshatit Kokino, në Nagoriqanin e Vjetër, është ndërtuar një kishë, për të cilën, vende vende studiuesit maqedon, thonë se, është ngritur në themelet e një objekti antik, dëshmon se edhe ai ka qenë i popullit shumë më të vjetër se sa i maqedonasve, pra i ilirëve. Vendndodhja strategjike e këtij objekti, në afërsi të lumit Pçinja dhe në luginën që lidh lindjen me perendimin, ku u zhvillua edhe lufta në mes të ushtrisë serbe dhe ushtarëve shqiptar në vitin 1912, tregon se, këtë vend, shqiptarët dhe të parët e tyre denbabaden e kan popullue dhe mbrojtur. Shtrirja e Dardanëve dhe e fiseve tjera ilire deri në ngushticën e Dardaneleve (vetë emri dëshmon mjaft) madje edhe përtej saj, bënë me dije se këtë objekt e ngriten fiset ilire përkatësisht Dardanët, edhepse historianët sllav, këtë popull mundohen ta nënçmojnë, e në anën tjetër trumbetojnë se kanë gjetur Demastionin, në mes të Bujanocit e Pohor Pçinjskit, që edhe bie në afërsi të këtij observatori.
I ofruam në këtë shkrim vetëm disa mendime dhe supozime rreth këtij objekti të lashtë, i cili ka zgjuar interesim të madh në opinioin shkencor botëror, sa që edhe NASSA është interesuar për te, më qëllim që studiuesit shqiptar të sferave përkatëse të interesohen për te dhe përmes bashkëpunimeve të ndryshme të marrin pjesë në hulumtimet e mëtejme shkencore, më qëllim të dëshifrimit të drejtë të aftësisë intelektuale të popullatës e cila e ndërtoi këtë objekt astronomik, në gurët vullkanik, në kodrinën Tatiçev Kamen dhe për përcaktimin e këtij populli. Përndryshe, sot, në kohën elektronike ofrohen kushte e mundësi për përcjelljen e hulumtimeve të tilla, andaj historianet, arkeologët, etnografët e fisicientët shqiptar, nuk duhet të heshtin, por të jenë pjesëmarrës të drejtëpërdrejtë në rrjedhat shkencore që zhvillohen në botë, e posaçërisht në Ballkan, banorët e parë te të cilit ishin paraardhësit tanë.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora