E merkure, 12.05.2021, 11:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Sylejman Morina: Hapet ekspozita “Arbëreshet e Zarës dhe Biçikletat”

E shtune, 04.04.2009, 03:19 PM


Hapet ekspozita  “Arbëreshet e Zarës dhe  Biçikletat”

Nga Sylejman Morina

Në objektin e ri  të bibliotekës së Arbneshit (Arbanasit), ku tani arbëreshët zhvillojnë aktivitetet e tyre kulturore, do të jetë e hapur ekspozita me titull: “Arbëreshet e Zarës dhe  Biçikletat”, duke filluar nga data: 6 prill, ora 19.00 gjerë më 26 prill 2009. Se është e vërtetë që jeta e arbëresheve ishte e lidhur me biçikletën, e cila ishte shndërruar në një simbol identifikimi, i arbëreshëve të Zarës, më së  miri e ilustron thënia e prof . dr.  Slavko Peroviqit, pediatrit, humanistit, poetit, fotografit, risimtarit, apo si e quanin zarasit, ”Shpiri i mirë i Zarës” se “ Kozakët njihen me kuaj e arbëreshët me biçikleta”. Ai  kurrë nuk ishte ndarë nga biçikleta, me te kishte vizituar, pacientet që e ftonin në shtëpi për ndihmë mjekësore. Po ashtu  me biçikletë kishte udhëtuar gati  në tërë territorin e ish Jugosllavisë. Vetëm një orë para vdekjes, në moshën 86 vjeçare “shpirti i mirë i Zarës” me biçikletë kishte vizituar Arbneshin e tij të dashur, ku kishte marrë pjesë një ekspozitë historike kushtuar arbëreshëve të Zarës. Historia e biçikletës, këtij mjeti  udhëtimi, pune, rekreacioni në Zarë, daton nga vitet 1877. Nder të paret  që kishin ngarë biçikletë  në Zarë, para 130 viteve  ishte edhe arbëreshi Shime  Bajlo. Te arbëreshët, biçikleta jo vetëm që kishte përdorim të gjerë udhëtimi e shërbimi në jetën e përditshme, por ate e përdoren edhe si mjet sporti. Prandaj edhe nga arbëreshët  kishin dal emra të mëdhenj të sportit të çiklizmit, që me sukseset e  arritura kishin kaluar kufijtë e Zarës dhe kishin suksese në nivel të Republikës së Kroacisë si edhe të ish Jugosllavisë. Kjo ekspozitë, e intelektualëve: Drago Mariq dhe  Bernard Kotllar, i kushtohet historisë së këtij lloj sporti e cila gjeneratave të reja, do të ju mundësoj të njihen me emrat e ndritshëm  të zhvillimit  të  çiklizmit në radhë të arbëreshëve, si edhe sukseset e arritura të shumë  gjeneratave, me të cilët  ata  duhet  të mburren, me ato figura të shquara, që u ngritën lartësive të suksesit me shumë e mund e djersë rinore, me sakrifica e sfida të ndryshme. Aty mund shihen fotot e suksesit individual e grupor dëshmi e një historie të lavdishme të këtij sporti. Arbneshi, vendbanim  i vogël, që dha emra të  mëdhenj  në çdo lëmi, dha personalitete, edhe në këtë sport të dashur për arbëreshët. Ka shumë emra meritorësh, që i dhanë nam Arbëreshit, Zarës në lëmin e çiklizmit. Më  1887, arbneshi  Shime  Marushiq kishte ngarë  i  pari  biçikletën  së bashku  me Shime Stipanqiqin në relacionin  të gjatë Zarë- Benkovc, dhe anasjelltas për pesë orë . Në qytetin e Zarës, ka traditë çiklizmi, duke filluar që  nga viti 1893 kur ishte formuar klubi italian i biçiklistve “Veloce Club Zaratino” (Zara ishe nën sundimin italian  gjer në luften e dytë  botrore), abreshi i parë anëtarë  i klubit ishte Josip Vladoviq –Koqeti,  pastaj edhe kishte themeluar klubin e biçiklistëve kroat  1912 i pari në rrethin  e Zarës. E gjatë  është lista e këtyre sportistëve, në ekspozitë, mund të shihen fotot e gjithëve që kishin vepruar, para e pas Luftës Parë botërore, pas Luftës  Dytë botërore dhe pavarësisë së Kroacisë. Vlen të përmendet se Pas Luftës Par botërore, kampion i shumëfishtë ishte  Shime Stipçeviq, gjyshi i basketbollistit tanishëm  të KB “Zara” Rok Stipçeviq. Interesante  është se edhe femrat arbëreshe ishin marrë me këtë sport, si: Albina Vlladoviq -Relja, Ina Stipçeviq, Marije Kalmeta, Lubica Krstiq, Leonora Stipçeviq etj. Marije  Kalmeta, kampione e Jugosllavisë  për seniore, (Lubjan 1951) që  kurrë nuk e ka humbur titullin sepse nuk janë organizuar gara të tilla  në nivel të ish Jugosllavisë, ajo tani është 76 vjeçare. Pos Marisë, si fenomen i këtij sporti ishte edhe  Lonora Stipçeviq, si studente e mjekësisë në Sarajevë, pa kurrfarë  trajnimi  e ushtrimi profesional më 1989 zuri vendin e parë në Zagreb.
  Po i përmendim vetëm ca emra të të gjitha kohrave: Shime Stipqeviq, Pavle  Krstiq, Marije Kalmeta, Mario Stipçeviq, Shime  Shoin Bajlo, Josip Bumba-Bajlo, Ivan Nino Bajlo, Leonora Stipçeviq, Eugen Andri Stipqeviq, Vlado Miro Gdoviq, Nevio Stipçeviq, ndërsa Danijel Bajlo, kampion për junior, në  gjatësi prej 4km. 20007.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora