E shtune, 08.05.2021, 03:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhenc Bezhi: Letër Prof. Din Mehmetit

E premte, 03.04.2009, 08:21 PM


Xhenc Bezhi
Xhenc Bezhi
Xhenc Bezhi

Në përvjetorin e demonstratave te 81-shes
 
Letër Prof. Din Mehmetit
                                   
Shumë i nderuari profesor!

-E kam ndjere gjithmonë si obligim dhe detyre te te falënderohem për te gjitha çka ke bere për ne si komb, si vendas, dhe ne veçanti për ne si studentë.
Për ata qe e përjetuan atë kohe e dine se sa vështirë ishte te jetohej, te flitej e te punohej. (po flasim për vitin 1982). Kurse për ata qe nuk e përjetuan atë kohe po jua jap një shembull te vogël:  Ne ato vite  dënoheshin njerëzit me disa vite burgim, jo pse bënin gjë, jo qe thoshin  gjë, por dënoheshin edhe nëse mendonin diçka, se UDB-ja “kishte” mundësi te lexonte edhe mendjen  e njerëzve. Një shembull konkret; një student i Prishtinës dënohet me disa vite burgim për te vetmen arsye qe kur kishte ardhur prej Prishtine ne shtëpi, ne fshatin e tij buzë kufirit  kishte shkuar për ti marr lopët qe kullosnin ne livadh. Akuza ishte tepër e rënd. (UDB-ja mendonte çka e shtyni ketë student te shkoj ti marr lopët ne buze te kufirit, kur dihet shume mire se studentet kanë pune te tjera e jo te ruajnë bagëtinë, për ato kujdeset bariu).  Pra ai kishte mendua.... te shfrytëzoi rastin , te dal ne Shqipëri e te tregoj atyre fshehtësitë e shtetit Jugosllav. Dhe dënohet me disa vite burgim.
Shembulli tjetër nëse një poet shkruante në një poezi dy here nina-nëna e merrnin ne pyetje ;Çka deshe me than me herën e dyte, mos e pate fjalën për nënën Shqipëri etj etj.

Din Mehmeti
Din Mehmeti
Ishte përvjetori i parë i  demonstratave te  81-shit. Me urgjencë na thirren  qe te gjithë studentet te mblidheshim ne amfiteatrin  e shkollës.  Ne bynen e amfiteatri kishin hipur disa profesor, drejtori i shkollës, sekretari i rinise se qytetit dhe një përfaqësues i komitetit.
Mbledhjen e hapi drejtori i shkollës ku ne mënyre direkte na u kërcënua se po te ndodhi edhe një herë sikur sot , ai vete do te lajmonte  milicinë. Se shkolla nuk është vend për afishe dhe se irredentistet s´kanë çka lypin ne shkollën tone. Te njëjtat fjale po thuajse na i tha edhe kryetari i rinise se qytetit, e mos te flasim për përfaqësuesin e komitetit. Me thane te drejtën u çuditsha si munden me u kanë shqiptar e me lehe serbisht, dhe mu kujtuan vargjet tua profesor Pse edhe qeni i jem po lehë ne mua!
Kur fjalën e mori  Prof. Din Memeti . Ha,  thash me vet ja hapi vetes dyert e burgut. I kisha lexuar te gjitha veprat e tija dhe e kisha një parandjenje se ky ishte ne anën tone. Ashtu edhe doli si Fanar ne Furtune i mllefosur prej para folësve te tije na u drejtua e tha:- Ne nuk jemi te interesuar qe te kemi rini frikacake, por nuk jemi as te interesuar qe rinia e jon te mbyllet neper burgje. Ju keni ardhur te mësoni edhe atë duhet te bëni. Ruajuni prej patriotëve te rrejshëm!  Mund te vij dikush te ua jep njeh afishe, e nëse e merrni ne anën tjetër i lajmëron milicinë, bile ata te Beogradit, se po ti lajmëronte këta tanët ndoshta edhe do te mund te ju nxjerrim disi.  E te shkoni ne burg për një afishe është sikur me shkua ne burg pse ke vjedh një qepë. Shokët e burgut do te tallen me ju, do te thonë: po ti mbase i hyre kësaj pune pse nuk e heke bile një lehe qepë...... Si thash me parë duhet te mësoni , te kryeni shkollën, te bëheni drejtorë te një shkolle,te një fabrike;  atëherë kur e keni ne dore një shkolle, një fabrike, do te keni mundësi te tregoni patriotizmin tuaj.
Një herrit edhe ti tregove patriotizmin tënd duke rrezikuar veten, e duke na marr  ne  nder Japanxhen tende.
Na tregoj ne, dhe te gjithave se ka gjera edhe ma te mëdha ne jete, se një karrige, se një  vend udhëheqës..... Sikur mos te kishim frike për fatin e tije do te duartrokisnim.
Prej asaj dite u be edhe ma i dashur për ne. Raportet tona ishin si prind me fëmije. E para pëlqente ti thërrasim bacëlok, edhe për ne gjente emra përkëdhelës, mua për veti me thoshte malësor. Bile njëherë ne orën e Teorisë se letërsisë shqipe kur lexoja poezitë patriotike te Naimit mu afrua te veshi e me tha: -Malësor ma me pak entuziazëm. A  mos e ke ndërmend me mi nxjerr studentët ne rrugë?  Bacëloku na tregonte se poezitë e tija i shkruante ma se shumti natën, kur te gjithë flinin, bile thoshte me mbushej mendja te marr gur e te  thyej xhamat e fqinjëve te mije e  te ju them:  çohuni o njerëz se nuk është koha për te fjetur. Dhe populli u zgjua. Baceloku nuk e la te flejë orën e shqiptarisë.

Kur heshtja mbulon çdo gjë
Kur të gjithë flenë
Zgjohen poetët
Për t’u djegur nëpër vargje

Me qe i ke bere do vite e mund te me ikësh pa u përshëndetur, ndjeva si obligim dhe dëshire te shprehi  simpatinë qe kisha, dhe kam për ty, si poet, si profesor dhe si mik. Pavdekësinë e ke fitua për se gjalli.
Me shumë respekt ish student i yt

Xhenc Bezhi, Salzburg



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora