E hene, 24.06.2024, 01:58 AM (GMT+1)

Mendime

Vitore Stefa (Leka): Ftesa te reja nga nje Republike e re!

E diele, 01.03.2009, 07:42 PM


Vitore Stefa (Leka)
Vitore Stefa (Leka)
Ftesa te reja nga nje Republike e re!

Nga Vitore STEFA (LEKA)

(Mbresa dhe shenime)

17 shkurti, kjo dite e shenuar ne historine e popullit Martir te Kosoves si dhe  te  te gjitha trevat shqiptare  do te mbetet e shkruar ne germa te arta .
Per mua personalishte ka qene nje dite me emocione qe ne momentin qe mora ftesen nga Ambasada e Kosoves, per te marr pjese ne kete gezim te perbashket me vlera te medha historike se eshte i pari vit ku Kosova feston dhe prezanton indetitetin e saj  lirshem dhe krenar ne nje shtet si Italia, ne  pervjetorin e saj.

U mblodhem prane Ambasades se Kosoves si prane shtepise sone. Kishte nderuar pjesmarrjen dhe me prezencen e tij Ambasadori Shqiptar pran Selise se Shenjte ne Vatikan , zoti Rrok Logu
Kam perjetuar ne jete emicione nga me te ndryshmet por emocione te paperseritshme do te jene ato te asaj dite, kur ne ballkonin e Ambasades valevitej flamuri i Kosoves. Ai flamur ishte flamuri i Pavaresise, indetitetit si shtet i pavarur ndersa, Flamuri Kuq e Zi  do te do te mbetet flamuri i gjakut, mundit dhe sakrificave shekullore te nje populli martir .
Tek hyrja e e ambasades lexova pllaken e shtetit me te ri, por emri me i vjeter i historise shqiptare  dhe syte mu mbushen me lot.
Te ftuar kishte dhe nga kryesite e shoqatave te te gjitha trevave , te ardhur nga  qytete te ndryshme te Italise. Gezimi shprehej ne fytyrat tona ,pse jo edhe lot mallengjimi  shikoje tek te gjithe .

Ne kujtimet e mia mu shfaq vellai i gjyshit tim   Gjergj Stefa i cili morri pjese me Abdyl Frasherin ne Kongresin e Lidhjes shqiptare te Prizrenit.
Keta burra te mencur dhe fisnik udhetuan ne ato vite, neper malet tane kryelarte per te celur dhe bashkuar shtigjet  e historise sone .
Prizreni, ZEMRA E BALLKANIT, u be kalaja mbrojtese  nga rreziku i copetimit .
E humbur ne detin e kujtimeve para meje ishte Kosova .
Lufta heroike ,te renet ne lufte,lotet e nenave qe nuk thahen kurre .
Qan me shume njeriu kur ka gezim.
Ndoshta dhimbja e pret lotin per ta mbajtur ate ne shpirt.
Ndryshe ndodh me gezimin .Ishte gezimi i shpirtit qe perjetoja per kete dite.

Ne ballkonin e Ambasades se Kosoves kishin dale ambasadori i saj ne Rome z.Albert Prenkaj si dhe Sekretari  z.Avni Manaj  te shoqeruar nga ministri keshilltar i Ambasades Shqiptare ne Rome  poeti i  njohur zoti Visar Zhiti, te cilet na uruan mireseardhjen.
Ky cast historik ku perhere te pare ambasadori Zoti Albert Prenkaj dhe sekretari i ambasades zoti Avni Manaj ngriten flamurin  aty ne ballkonin e Ambasades…do te  ngelet perjete ne historine e ketij shteti te ri. Ndjehem krenare qe ne nje dite si kjo, isha edhe une prezent, si ne inagurimin e Ambasades Kosoves si dhe ne ngritjen e Flamurit  dhe mes emocioneve , per nje cast keta njerez mu duken si Ismail Qemali dhe Isa Boletini ne Vloren heroike.
Me rastin e ditlindjes se pare te pavaresise se Kosoves, ne mbremje te kesaj dite Ambasada Kosovare, dha nje pritje madheshtore ne sallen e Grand Hotel “Parco dei Principi"
Ne kete atmosfere festive moren  pjese personalitete te larta Italiane  te jetes politike dhe shoqerore, profesor Arberesh si dhe nje  senatore, derguar  nga ministria e jashtme italiane Kishte dhe shume  perfaqsues te trupeve diplomatike ne Rome Ishin te   pranishem Ambasadori i Shqiperise zoti Llesh Kola,  Ministri Keshilltar prane Ambasades Shqiptare ne Rome zoti Visar Zhiti, Atasheu Ushtarak i kesaj Ambasade zoti  Astrit Aliaj.
Ne fjalen e tyre  te pranishmit pershendeten me fjalet e ngrohta kete dite te shenuar per popullin e Kosoves .

Ne fjalen e nderit qe mu dha urova nga shpirti jo vetem ne emrin tim, por ne emrin e shume atdhetareve te vertete  shqiptar qe dhane kontributin e tyre per kete dite te shenuar.

Ditlindja e shtetit te ri te kosoves sone do te mbetet kur ne te gjithe si komb kemi rilindur.

Kosove hymni i jetes sone
Kosove themeli i shqiptarise
Kosove GEZUAR diten e lirise



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora