E shtune, 11.04.2026, 12:13 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Qyqja

E premte, 10.04.2026, 06:51 PM


QYQJA

NGA KALOSH ÇELIKU

Gjithë jetën e kaloi me Ku-kuuu nateditë, duke na kukatë majë shelgjeve dhe çative mbi Shtëpi të Babait, duke e kërkuar burrin. Ende pa burrë, dhe çerdhe. Fëmijët, na i la çerdheve të huaja. Nateditë, duke e fshehur burrin Sorrakun e Zi. Dallëndyshja, ka burrë. Edhe grua. Lejleku, poashtu Grua dhe Burrë. Fëmijët e tyre i kanë lindur në Shtëpinë e Babait.

Edhe, para Dimrit Madh, me fëmijët e tyre kanë shtegtuar nëpër vendet e ngrohta pas Diellit me rreze maleve. Në pranverë, janë këthyer në Vendlindje. Vetëm Qyqja, nuk ka burrë, as Grua. Fëmijët, i len çerdheve të huaja, duke kërkuar Burrin ose Gruan.

Qyqja, merret me shpendët shtegtarë për çdo Pranverë: dallëndyshen, lejlekun, me çerdhet e ndërtuara në shtëpitë tona te Pragu i Derës Madhe, dhe nën çati me vajtime Ku-kuuu... Qyqja, pa çerdhe dhe Shtëpi. Së paku ta kishte një Burrë. Ose, një Grua. Na kukat nateditë mbi çati me ku-kuuu.

Nuk ka çerdhe nën çati, as Vendlindje...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx