E merkure, 01.04.2026, 11:25 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Jeta qenka e bukur mes kafshëve shtëpiake

E merkure, 01.04.2026, 06:56 PM


JETA QËNKA E BUKUR MES KAFSHËVE SHTËPIAKE

NGA KALOSH ÇELIKU

Imzot, Unë si fëmij kam jetuar dhe jam rritur në mesin e kafshëve të buta shtëpiake: dhenë e dhi. Lopë dhe mëzetër të patredhur. Dhe, dy qe në zgjedhë, atyre të egra maleve dhe livadheve: me bar, lule, shi, breshër, rrufe dhe borë Verë e Dimër. Pranverë. Padyshim, i kam kullotur kafshët shtëpiake si Bari livadheve, fushave dhe maleve.

Delet, gjatë stinës Verës i kam mjelur me kusi mes vapës madhe nën hije të dardhave gorrice te “Përroni i Thanës”. Nateditë, përditë i kam shtrydhë delet ruda me kusi. Tambëlin t’ia dërgoj Nanës në shtëpi. Dihet, për fëmijët në djepa dhe shkollë. Tambël, të kenë, qumësht, kos dhe gjizë në shtëpi për Ditën e Nesërme.

Ndoshta, edhe jam përpjekur ta mashtroj Nanën, Veten. Shkaku, se: delet, e nënkryeme asaj kohe m’i lëshonin kakërdhiat nën Dradhat Gorrice në kusi. E, unë si shkrimtar i Ditës Nesëme, duheshte t’i nxjerrë kakërdhijat e tyre me dorë në liri, mos ma derdhin kusinë me tambël, nën hijet e dardhave gorrice në Vapën e Madhe, dhe ta mbush edhe me pak ujë plotë t’ia përcjell Nanës në shtëpi. Arsyetoj veten, si Bari i deleve të nënkryeme, që ma derdhnin kusinë me tambël.

Tradhëti, familjare. Edhe, kombëtare: kusinë, pavetëdije e mbushja edhe me dy-tri grushta ujë Burimi mes dëllinjave nga “Përroni i Thanës” mbi Katund. Nuk guxoja kusinë përgjysëm me tambël t’ia dërgoj Nanës, në shtëpi. Që, sot: politikanët me poste partiake në Qeveri, dhe pasuri marramendëse personale dhe familjare, jo që nuk na e mbushin me tambël kusinë nën hijet e Dardhave Gorrice. As, shtëpinë. Po, na dërgojnë edhe pa kusi në shtëpi.

Dorën në zemër, si politikanë të Partive Politike “vëllazërim-bashkimit” faleminderit, në vend të tambëlit dhenëve, kusinë na e mbushët me dy gota raki rrushi. Nesër, ku ta di Unë?! Ndoshta, edhe me dy shtama me verë të kuqe. Gjakun, e Isu Krishtit (Azreti Isait). Dhe, Unë Sot: në Luftë me Penë kam mbetur pa plumba (raki rrushi). I kanë pi të gjitha politikanët e partive politike. E kanë harxhuar edhe fishekun e fundit. A, keni ju si lexuesë plumba dum-dum artistik ta vazhdoj Lufëtn me Penë mes librave?

Jeta, qënka e bukur mes kafshëve shtëpiake…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx