E marte, 03.03.2026, 10:40 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: “Plakat e marsit” me të “rejat” partiake

E marte, 03.03.2026, 06:56 PM


“PLAKAT E MARSIT” ME

TË “REJAT” PARTIAKE

NGA KALOSH ÇELIKU

Ditë, me Diell, në malin “Çelvjollca”, mbi Katund?! Seç, më duket, se: i ka lëshuar rrezet edhe mbi këto Katunde shqiptarë të Kerçovës Historike me kaçakë të maleve Verë e Dimër. Parashikime, për Ditën e Nesërme. Dhe, i pres Ditënetëve: me shi, breshër, stuhi, dhe borë. Dihet, në Pragë të Pranverës Shqiptare: në Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoninë e Veriut. Parashikime, që m’i kujtojnë “Plakat e Marsit, dhe Dimrit Madh?!

Inzot, Sot: sa u përngjajnë Partive Politike Shqiptare?! Po. Ditë me Diell. Dhe, rreze mbi male. Edhe, me mjegulla. Përmbytje, të katundeve dhe qyteteve. Rrënimin e rrugëve, dhe urave për t’u lidhur me njëri-tjetrin. Përtej, Ditës Nesërme të Shtetit Shqiptar. Edhe, pse mua si shkrimtar shqiptar, që nga fëmij gjithë jetën më kanë udhëhequr kafshët shtëpiake: Qeni, maci, kau Sagjini. Dashi me brirët rreth veshëve. Kau me zgjedhën në qafë. Edhe dhelpëra dinake, dhe Ujku i maleve. Padyshim, me udhëheqin e dhe në Ditën e Sotme. Shkak, që: më shumë u besoj kafshëve shtëpiake, sesa: politikanëve të partive politike.

Sipas rrëfimeve nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim, apo në fund të muajit Mars, lidhen me “mitin e plakave”. Nuk e di Unë, a jam shqiptar në Maqeodoninë e Veriut, apo “musliman maqedonas”?! Në disa krahina të vendit historik ky mit kujtohet në fillim të muajit, kur Marsi i mori ditë borxh shkurtit, ç’ka shpjegon edhe arsyen, se: përse, shkurti si muaj vëlla i Marsit, hy më i shkurtër në mospajtim me vëllain Marsin?!

Ndërsa për krahina të tjera, ajo kujtohet në dy ditët e fundit të Marsit.

“Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet, se: “bën ftohtë, ngaqë janë plakat”.

Sipas gojëdhënave shqiptare, Plaka kishte shkuar në mal për të kullotur bagëtitë, dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha: Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë, të dh’…fsha Dimrin”.

Në këtë moment, Marsi tha: “Shkurt, o im vëlla, me jep tri ditë hua! Ta ngrij plakën me gjithe çka ka?”

Menjëherë pas kësaj, u bë aq ftohtë, saqë: plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb.

Mali “Tomor” është vendi, ku plaka u ngri me bagëtinë e saj nga ditët që i mori hua muajit Mars. Madje, gojëdhëna thotë, se: në atë vend sot gjendet një gur si në formën e një Plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se, janë lotët e Plakës.

Kështu lindi legjenda e të ashtuquajturave ”Plakat e Marsit”, e cila sot përdoret si një metaforë për të ndarë stinën e Dimrit me atë të Pranverës. Përkatësisht, mes 14 Marsit dhe 14 Prillit, ku 14 Prilli sipas legjendës shënon 1 Marsin, ardhjen e stinës së Luleve. Jo, të Pranverës. Shtetit Etnik Shqiptar Hisorik!

Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse në gjithë Ballkanin, apo dhe vende të tjera të Botës. Pavarësisht, sesa: e vërtetë është “Miti i Plakave”, përdoret edhe sot, dhe metereolgët pranojnë se, tre ditët përmbyllëse të Marsit, sipas kalendarit “alla turka”, kanë sjellë mot të ftohtë dhe me rreshje. Ndërsa, Prilli si gjithmonë vjenë me mot të mirë.

Padyshim, Plakave të gojedhënave, sa u përngjajnë Sot partive politike ish komuniste jugosllave të Marsit”?! Dhe, të Ditës Sotme. Vargjeve të Popullit Historik Shiqptar. Këngëve, të Bareshave të popullit shqiptar, dhe shkrimtarëve shqiptrë në Librat e Këndimit. Gojëdhënave, që ende vazhdojnë ta mbajnë gjallë popullin shqiptar. Bagazhin e tyre patriotik-artistik ish një sistemi komunist jugosllav anti shqiptar, dhe të Sotshmit Neokomunist. Burgjeve politik të Bashkimit Popujve Evropianë Botëror.  Djepave të sistemit ish komunizmit jugosllav, ende në pelena. Vargjeve të kryengritësve shqiptar. Ende, ta mbajnë gjallë një popull shqiptar?! Dhe, një shtet Dje, komunist. Sot, Neokomunist ish jugosllav?!

Më mirë i zgjuar, sesa: i fjetur në shtrat gjumi me ëndrra këmbekrye në Legen me këto të “Reja” kurva të Partive Politike Shqiptare…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx