Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Popull me tre “baba” pa kësulë në kokë
E premte, 13.03.2026, 06:56 PM
POPULL ME TRE “BABA”
PA KËSULË NË KOKË
NGA
KALOSH ÇELIKU
Politika, është kurvë kurtizane e salloneve artistokrate. Dhe, i ndërron burrat përditë e përnatë në shtrat të “demokracisë”, dhe “Lirisë” në “Shtëpinë
Publike”. Bordelet e Evropës, dhe Botës. Pak burra e kanë rrëzuar në shtrat, dhe ia kanë çuar këmbët përpjetë
në “hava” (qiell). Shumicave, ua ka hëngër edhe kokën. I ka mashtruar me poste partiake, pasuri personale
dhe familjare. Mezi mbetën gjallë, dhe dolën nga “Shtëpia Publike” me brekët nëpër këmbë. Edhe, atë: lakuriqë, dolën pa brekë kanapi në
bythë me herdhet e tredhura në fushë të mejdanit. Shumica, përfunduan
si mbeturina partiake rrugëve të partive
politike. Ose, në burg.
Partitë politike, i hanë
edhe fëmijtë e vetë për pushtet dhe pasuri. Plotë shembuj me thasë i kemi
në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e
Veriut. E hëngrën, dhe e hanë ende njëri –
tjetrin për
pushtet, pasuri edhe Sotekësajdite, në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”.
Mallkim i popullit shqiptar, që i vretë me vite dhe shekuj në
“Liri”.
Edhe, seç ma kujtuan rrëfimin
e tekstit të Abetares si nxënës i shkollës
fillore, rrëzë “Çuke” në Katund: “Dy dhitë kryeneqe”. Që, u takuan mbi urë të Lumit Malor. Edhe, asnjëra nuk ia lëshonte
rrugën, të dyja u rrokën kokë më kokë mbi urën e lumit, dhe përfunduan në dallgët e rrëmbyeshme të Lumit Malor. Prandaj, edhe: që, sot nuk i kemi këto
tekste shkollore parashikuese në Abetare. Arsye, që Dy dhitë
kryeneqe përfundojnë në Lumin Malor. E ngjajshme me politikën e Sotme të
Partive Politike Shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe
Maqedoninë e Veriut.
Prandaj, e them publikisht: Ju si
politikanë
me psoste partiake, vende pune dhe pagesa marramendëse, nuk shihni para këmbeve
tujua të rrasura në
baltë deri në fyt. Mos, e them se: edhe kokën e keni në
baltë. E, unë shoh edhe përtej Ditës
Nesërme. Tre “Babat” e juaj partiak politik, do të përfundojnë në politikë si ish “bababallarët” e
juaj të Turqisë, Jugosllavisë komuniste, dhe Sot: Neokomuniste jugosllave. Si, politikanë të Shqipërisë, Republikës Kosovës dhe Maqedonisë të Veriut. Jo, për Shtetin Shqiptar! Shkrim publicistik letrar vizionar për
Ditën e Nesërme, të cilin
e kam publikuar vite më
parë asaj kohe në mjetet e informacionit, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e
Veriut: Faqezinjtë, erdhën edhe në Shkup. Parashikues, për të cilin edhe kam pasur shumë reagime trusakate, sharje dhe kërcnime fizike në jetën
time të përditshme.
E kam thënë atëherë, e
them përsëri: Albin Kurti, mund të jetë gjithëçka, por jo edhe politikan parashikues. Ashtu, siç nuk ishte Kreshnik Spahiu i cili doli nga kabineti i
Sali Berishës, në Shqipëri duke themeluar edhe parti të veten politike. Padyshim, me pretendime për të themeluar edhe një
Degë të re partiake politike edhe në Maqedoninë e Veriut.
Hapave
të tij politik eci edhe ky i sotmi “Baba” i tretë Albin Kuriti, që doli pas lufte nga burgu dhe djepi i Adem Demaçit. Shkaku, se: Pavetëdije
ndërhynë në
themelimin e partive politike shqiptare jashtë
Atdheut, degëve të tyre partiake – politike –
populiste në
Kosovë, dhe Maqedoninë e Veriut me kufinj politik jugosllav ende pa shtet Etnik
Shqiptar. Politikisht, pa e pastruar oborrin e Shtëpisë tij, që e kishte mbuluar me shekuj dhe vite bërlloku i partive politike jugosllave te Pragu i Derës. E përqanë
popullin shqiptar nëpër parti politike shqiptare. Nuk mësuan asgjë nga
Historia, aqmëpak të një thënie antologjike popullore shqiptare: Pa e
pastruar oborrin e shtëpisë tënde, mos u merr me pastrimin e oborreve
të shtëpive kojshive, në Katund.
Kreshnik Spahiu, me politikën e tij “nacionaliste-shqiptare”, përfundoi rrugëve të
Evropës, larg Shqipërisë. E njëjta rrugë e pretë edhe “Babën” e tretë Albin
Kurtin. Asgjë, nuk mësuan nga Historia, kur shqiptarët e deshën edhe “Baba
Dovletin e Turqisë” me brohoritje: “e duam Babën”!
Gjatë
sistemit komunist jugosllav e shpallën, edhe “Babën” e Dytë. Në Ditën e Sotme
Neokomuniste, e shpallën edhe “Babën” e Tretë pa Nënë Shqiptare. Dhe, kësulë në kokë?!
“Baba”
i Tretë, nuk do të mundet ta strehojë dhe ta shpëtojë veten në vendlindje, Mal
të Zi. Po, rrugëve të Evropës. Larg, Kosovës ende me kufinj politik. Shkak, që:
edhe politkanët e Ditës Sotme me” Din e Iman”, nuk i
vretë më armiku shekullor historik: Turqia,
as Serbia, por mallkimi i popullit shqiptar me kufinjë politik. Ende, janë
Larg me shekuj nën nivelin politik të
Rilindasëve Shqiptar.
Popull me Tre “Baba”, pa kësulë në kokë…









