| E premte, 10.04.2026, 06:51 PM |
QYQJA
NGA
KALOSH ÇELIKU
Gjithë
jetën e kaloi me Ku-kuuu nateditë, duke na kukatë majë shelgjeve dhe çative mbi
Shtëpi të Babait, duke e kërkuar burrin. Ende pa burrë, dhe çerdhe. Fëmijët, na
i la çerdheve të huaja. Nateditë, duke e fshehur burrin Sorrakun e Zi.
Dallëndyshja, ka burrë. Edhe grua. Lejleku, poashtu Grua dhe Burrë. Fëmijët e
tyre i kanë lindur në Shtëpinë e Babait.
Edhe,
para Dimrit Madh, me fëmijët e tyre kanë shtegtuar nëpër vendet e ngrohta pas
Diellit me rreze maleve. Në pranverë, janë këthyer në Vendlindje. Vetëm Qyqja,
nuk ka burrë, as Grua. Fëmijët, i len çerdheve të huaja, duke kërkuar Burrin
ose Gruan.
Qyqja,
merret me shpendët shtegtarë për çdo Pranverë: dallëndyshen, lejlekun, me
çerdhet e ndërtuara në shtëpitë tona te Pragu i Derës Madhe, dhe nën çati me
vajtime Ku-kuuu... Qyqja, pa çerdhe dhe Shtëpi. Së paku ta kishte një Burrë.
Ose, një Grua. Na kukat nateditë mbi çati me ku-kuuu.
Nuk
ka çerdhe nën çati, as Vendlindje...