E hene, 06.04.2026, 12:44 AM (GMT+1)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Darka e fundit dhe një degëz ulliri…

E diele, 05.04.2026, 06:55 PM


DARKA E FUNDIT

DHE NJË DEGËZ ULLIRI…

Nga Visar Zhiti

…e Enjtja e Madhe…në Javën e Shenjtë para Pashkëve… kur Jezu Krishti ndau “Darkën e Fundit” me dishepujt e tij…

Në heshtjen e thellë është zemra që dëgjon dashurinë, dhimbjen, mashtrimet, tradhtinë me puthje prej Jude… nëpër shekuj… dhe lutet, dhe kërkon të falë… se dhe në errësirën më të madhe drita e shpirtit, ashtu e qirinjtë, nuk shuhet.

Darkën e Fundit

e dua, më prek, sikur ka një pasqyrë aty të jetës sonë, lidhje që vihen në provë, besime që lëkunden, por edhe dashuri që nuk dorëzohet kurrë.

Një natë që mbyll plagët e së djeshmes dhe hap portën e një dite të re me besim dhe shpresë.

…Në Tokën e Shenjtë,

kur ishim në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit, vajtëm dhe te “Dhoma e Sipërme”, në “Cenacle” siç quhet, ku Jezu Krishti dhe dishepujt e tij patën së bashku atë Darkê, të Fundme…

Dhe që ta shohim atë vegim të shenjtë, sa herë shkojmë në Milano, vizitojmë dhe kryeveprën e  Leonardo Da Vincit, “L’Ultima Cena”...

Dhe nga Jeruzalemi

morëm me vete një degëz ullliri, që e ruajmë ende…

Paqja qoftë në valixhet e jetës si ajo degëz ulliri, por më parë brenda në gjoks ashtu siç bleron në natyrë, në mesdheun e botës, kudo, kodrinave, në oborre shtëpish, në ëndrra, në vazo të mëdha në sallone, në poezi, etj, etj.

Kjo degëz ulliri mbi luftëra, sjelltë paqen e popujve!

Dhe metaforikisht them: nuk ka darkë të fundit, por të nesërme pafund, që fillojnë në çdo çast, tani…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx