| E diele, 05.04.2026, 06:55 PM |

DARKA E FUNDIT
DHE
NJË DEGËZ ULLIRI…
Nga
Visar Zhiti
…e
Enjtja e Madhe…në Javën e Shenjtë para Pashkëve… kur Jezu Krishti ndau “Darkën
e Fundit” me dishepujt e tij…
Në
heshtjen e thellë është zemra që dëgjon dashurinë, dhimbjen, mashtrimet,
tradhtinë me puthje prej Jude… nëpër shekuj… dhe lutet, dhe kërkon të falë… se
dhe në errësirën më të madhe drita e shpirtit, ashtu e qirinjtë, nuk shuhet.
Darkën
e Fundit
e
dua, më prek, sikur ka një pasqyrë aty të jetës sonë, lidhje që vihen në provë,
besime që lëkunden, por edhe dashuri që nuk dorëzohet kurrë.
Një
natë që mbyll plagët e së djeshmes dhe hap portën e një dite të re me besim dhe
shpresë.
…Në
Tokën e Shenjtë,
kur
ishim në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit, vajtëm dhe te “Dhoma e Sipërme”, në
“Cenacle” siç quhet, ku Jezu Krishti dhe dishepujt e tij patën së bashku atë
Darkê, të Fundme…
Dhe
që ta shohim atë vegim të shenjtë, sa herë shkojmë në Milano, vizitojmë dhe
kryeveprën e Leonardo Da Vincit,
“L’Ultima Cena”...
Dhe
nga Jeruzalemi
morëm
me vete një degëz ullliri, që e ruajmë ende…
Paqja
qoftë në valixhet e jetës si ajo degëz ulliri, por më parë brenda në gjoks
ashtu siç bleron në natyrë, në mesdheun e botës, kudo, kodrinave, në oborre
shtëpish, në ëndrra, në vazo të mëdha në sallone, në poezi, etj, etj.
Kjo
degëz ulliri mbi luftëra, sjelltë paqen e popujve!
Dhe
metaforikisht them: nuk ka darkë të fundit, por të nesërme pafund, që fillojnë
në çdo çast, tani…

