E premte, 27.03.2026, 10:40 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Vrasjet politike gjatë luftës së Kosovës 1988–1999

E premte, 27.03.2026, 06:57 PM


VRASJET POLITIKE GJATË LUFTËS SË KOSOVËS 1988–1999

NGA KALOSH ÇELIKU

Populli shqiptar, historikisht ka bërë luftë për Liri, dhe Shtet Shqiptar. Hërë me Krajl, e hërë me Mbret. Edhe, ka dhënë burra pushke edhe me Penë. Kaçakë të maleve me mauzerrin krahëve. Dëshmorë dhe heronjë lufte. Kohën e fundit, edhe për Shtet Etnik Shqiptar pa kufinj politik. Luftë për Liri të UÇK -ës, Kosovës 1998 ‘99 -të, dhe atë të Luginës Preshevës, Luftën e 2001 -it në Maqedoni.  Sot, në Maqedoninë e Veriut.

Luftë për Liri, dhe Atdhe pa kufinj politik! Që, shqiptarët i gjeti të përçarë në robëri. Gjysma e popullit luftonte me paqe: Penë dhe Libër, e gjysma tjetër me luftë dhe armë. Gabim politik i partive politike i popullit shqiptar, që nuk e bashkuan Luftën me Penë dhe Libër, edhe me armë për Liri, të cilin e shfytëzoi armiku historik. Unë, asaj kohe ende kam qenë në Prishtinë. Edhe, shpesh rrinim bashkë me miqtë e mi shkrimtarë në kafenenë “Bagremi”. Që, ua thosha miqëve të mi shkrimtarë: Kjo, nuk është normale për Kosovën, gjysma e popullit bënë luftë me paqe, e gjysma tjetër luftë me armë. Pse, nuk bashkoheni si popull shqiptar, dhe të bëni luftë së bashku kundër armikut historik të popullit shqiptar me Penë, Libër dhe Luftë me armë, përtej Ditës Nesërme?!

Drenica, Sot është në luftë, e ne në Prishtinë pimë rehat raki rrushi te “Bagremi” në “liri” mes Prishtinës. Ndonjëri, nga të pranishmit e tavolinës, edhe mu përgjigjë: Larg, është Lufta në Drenicë, nuk vjenë edhe në Prishtinë. Nuk durova pa iu përgjigjë. Shkaku, se: unë kisha punuar dy vite e gjysëm si mësues i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Gllogovc (Drenas) të Drenicës. Nuk ishte larg Drenasi nga Prishtina, dhjetë km. As, Lufta e Kosovës në Drenicë. Nuk do të thoshte se, Nesër, nuk do të vijë Lufta e Drenicës edhe në Prishtinë. Sot, me dhjetëra kilometra larg, Prishtinës.

Ditën e Nesërme, Lufta e Drenicës, na erdhi edhe në Prishtinë,  mes shesheve të Skenderbeut në Tiranë, Kosovë dhe Maqedoninë Veriut mes varrezave të  makineve. Edhe, na gjeti pa brekë në bythë.lo[]p[

Kohë, kur armiku historik me pushtet jugosllav komunist, dhe me përvojë politike e shtet jugosllav, ende sundonte në Kosovë. Edhe, në Trojet Etnike Shqiptare, edhe vepronte me partitë politike shqiptare. Herë pas here, edhe tinëz na i vriste natën aktivistët politik shqiptar, dhe patriotët në emër të shqiptarëve, dhe ditën na i shpallte si vrasës mes vete të partive politike shqiptare. Veprim politik, të cilin nuk e besoja asaj kohe në gjendje lufte. Vriste armiku natën, dhe fajin ditën ua hudhte shqiptarve te Pragu i Derës Madhe të Shtëpisë, se: e vrasin njëri - tjetrin si kundërshtarë politik. Ose, siç thotë populli: e gjuajnë gurin, dhe e fshehin dorën pas dere!

Pas Lufte, përsëri shpesh rrinim bashkë me miqtë e mi shkrimtarë në kafenenë “Bagremi”, në mes të Prishtinës me “analiza” politike. Thashetheme partiake të partive politike. I këthenim prapa kujtimet dhe ngjarjet e para Luftës Kosovës. Gani Xhafolli, miku im i Penës ndërhyri mes bisede: vërtetë kishe pasur të drejtë. Ne, jo që na vranë “vëllezërit” serb, por me dhunë edhe na kanë q…

Shqiptarët, gjatë Luftës Kosovës 1988 ‘99, nuk e vriste shqiptari - shqiptarin, por Serbia edhe me propagandë politike në emër të shqiptarëve. Jo, rastësisht Sot, gjykohen dhe dënohen me burg udhëheqsit e pafajshëm të UÇK -ës, Luftës Kosovës në Hagë. Dhe ende, nuk bindemi si shqiptarët me vite, se: nuk na vrau shqiptari, por “miku” dhe armiku i pabesë pas shpine. Gabim politik, të cilin Sot: e përsërisin Partitë Politike Shqiptare.

Unë si shkrimtar shqiptar, ia kam q... Nënën, por jo ende Babën...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx