| E premte, 27.03.2026, 06:57 PM |
VRASJET POLITIKE GJATË LUFTËS SË KOSOVËS 1988–1999
NGA
KALOSH ÇELIKU
Populli
shqiptar, historikisht ka bërë luftë për Liri, dhe Shtet Shqiptar. Hërë me
Krajl, e hërë me Mbret. Edhe, ka dhënë burra pushke edhe me Penë. Kaçakë të
maleve me mauzerrin krahëve. Dëshmorë dhe heronjë lufte. Kohën e fundit, edhe
për Shtet Etnik Shqiptar pa kufinj politik. Luftë për Liri të UÇK -ës, Kosovës
1998 ‘99 -të, dhe atë të Luginës Preshevës, Luftën e 2001 -it në Maqedoni. Sot, në Maqedoninë e Veriut.
Luftë
për Liri, dhe Atdhe pa kufinj politik! Që, shqiptarët i gjeti të përçarë në
robëri. Gjysma e popullit luftonte me paqe: Penë dhe Libër, e gjysma tjetër me
luftë dhe armë. Gabim politik i partive politike i popullit shqiptar, që nuk e
bashkuan Luftën me Penë dhe Libër, edhe me armë për Liri, të cilin e shfytëzoi
armiku historik. Unë, asaj kohe ende kam qenë në Prishtinë. Edhe, shpesh rrinim
bashkë me miqtë e mi shkrimtarë në kafenenë “Bagremi”. Që, ua thosha miqëve të
mi shkrimtarë: Kjo, nuk është normale për Kosovën, gjysma e popullit bënë luftë
me paqe, e gjysma tjetër luftë me armë. Pse, nuk bashkoheni si popull shqiptar,
dhe të bëni luftë së bashku kundër armikut historik të popullit shqiptar me
Penë, Libër dhe Luftë me armë, përtej Ditës Nesërme?!
Drenica,
Sot është në luftë, e ne në Prishtinë pimë rehat raki rrushi te “Bagremi” në
“liri” mes Prishtinës. Ndonjëri, nga të pranishmit e tavolinës, edhe mu
përgjigjë: Larg, është Lufta në Drenicë, nuk vjenë edhe në Prishtinë. Nuk
durova pa iu përgjigjë. Shkaku, se: unë kisha punuar dy vite e gjysëm si mësues
i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Gllogovc (Drenas) të Drenicës. Nuk ishte larg
Drenasi nga Prishtina, dhjetë km. As, Lufta e Kosovës në Drenicë. Nuk do të
thoshte se, Nesër, nuk do të vijë Lufta e Drenicës edhe në Prishtinë. Sot, me
dhjetëra kilometra larg, Prishtinës.
Ditën
e Nesërme, Lufta e Drenicës, na erdhi edhe në Prishtinë, mes shesheve të Skenderbeut në Tiranë, Kosovë
dhe Maqedoninë Veriut mes varrezave të
makineve. Edhe, na gjeti pa brekë në bythë.lo[]p[
Kohë,
kur armiku historik me pushtet jugosllav komunist, dhe me përvojë politike e
shtet jugosllav, ende sundonte në Kosovë. Edhe, në Trojet Etnike Shqiptare,
edhe vepronte me partitë politike shqiptare. Herë pas here, edhe tinëz na i
vriste natën aktivistët politik shqiptar, dhe patriotët në emër të shqiptarëve,
dhe ditën na i shpallte si vrasës mes vete të partive politike shqiptare.
Veprim politik, të cilin nuk e besoja asaj kohe në gjendje lufte. Vriste armiku
natën, dhe fajin ditën ua hudhte shqiptarve te Pragu i Derës Madhe të Shtëpisë,
se: e vrasin njëri - tjetrin si kundërshtarë politik. Ose, siç thotë populli: e
gjuajnë gurin, dhe e fshehin dorën pas dere!
Pas
Lufte, përsëri shpesh rrinim bashkë me miqtë e mi shkrimtarë në kafenenë
“Bagremi”, në mes të Prishtinës me “analiza” politike. Thashetheme partiake të
partive politike. I këthenim prapa kujtimet dhe ngjarjet e para Luftës Kosovës.
Gani Xhafolli, miku im i Penës ndërhyri mes bisede: vërtetë kishe pasur të
drejtë. Ne, jo që na vranë “vëllezërit” serb, por me dhunë edhe na kanë q…
Shqiptarët,
gjatë Luftës Kosovës 1988 ‘99, nuk e vriste shqiptari - shqiptarin, por Serbia
edhe me propagandë politike në emër të shqiptarëve. Jo, rastësisht Sot,
gjykohen dhe dënohen me burg udhëheqsit e pafajshëm të UÇK -ës, Luftës Kosovës
në Hagë. Dhe ende, nuk bindemi si shqiptarët me vite, se: nuk na vrau
shqiptari, por “miku” dhe armiku i pabesë pas shpine. Gabim politik, të cilin
Sot: e përsërisin Partitë Politike Shqiptare.
Unë
si shkrimtar shqiptar, ia kam q... Nënën, por jo ende Babën...