E premte, 27.03.2026, 10:41 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Epoka e Skënderbeut, hallka kryesore e historisë së kombit tonë

E premte, 27.03.2026, 06:54 PM


Epoka e Skënderbeut hallka kryesore e historisë së kombit tonë

Nga Gjon Keka

Duke parë rëndësinë e pamatshme dhe të paçmuar të kryefigurës së kombit tonë Gjergj Kastriotit i cili na e rifreskojë dhe na ruajti rrënjët tona të përkatësisë sonë iliro-arbërore dhe europiane, në fakt mund të them me shumë bindje se pa epokën e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), historia jonë arbërore dhe historia europiane do të ishin të pavlera.

Këtë nuk po nënvizojë vetëm sa për të shkruar diçka por është një e vërtetë e pakundërshtueshme se pa epokën e artë nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit arbërorët apo shqiptarët nuk do ta kishin hallkën kryesore të historisë së tyre dhe as simbolin por edhe shembullin mbikohor të figurisë së kryeheroit tonë dhe pa kontributin e tij në ruajtjen e themeleve të civilizimit të përbashkët europian, historisë së Europës do t'i mungonte hallka mbrojtëse.

Gjatë gjithë kërkimeve të mia shkencore kam ardhë në përfundim se sa herë që shkruhet dhe flitet për Arbërinë dhe arbërorët apo ilirët, emri dhe familja e fisit të Kastriotëve do të jetë aty e renditur si një fis nga kryesorët e rrënjësor i Trungut apo Pemës së kombit tonë Iliro-arbëror.

Në vepra, kronika e dokumente të ndryshme historike Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), respektivisht fisi apo dera e Kastriotëve përmendet pashmangshëm si mbret ose princë tashëgues i arbërorëve, epirotëve apo ilirëve.

Nuk janë vetëm këto vepra, kronika apo dokumente që dëshmojnë një lidhje të tillë të natyrshme të kryeheroit tonë arbëror me ilirët, por edhe shumë e shumë dokumente, vepra e kronika tjera europiane që në mënyrë faktike e përshkruajnë këtë lidhje të tij dhe fisit të Kastriotëve me rrënjët e së kaluarës së lashtë ilire-epirote-arbërore.

Në dokumentin apo veprën bashkëngjitur (H.B.,1828) mund të shihet qartë kjo lidhje e natyrshme e Kastriotëve, respektivisht e Gjergj Kastriotit me ilirët, prandaj jo rastësisht ai e mbante edhe titullin Skënderbeg (Aleksander) dhe jo rastësisht ai në letërkëmbime shkruante dhe dëshmonte përkatësinë e tij ilire-arbërore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx