| E premte, 27.03.2026, 06:54 PM |
Epoka e Skënderbeut hallka kryesore e historisë së kombit tonë
Nga
Gjon Keka
Duke
parë rëndësinë e pamatshme dhe të paçmuar të kryefigurës së kombit tonë Gjergj
Kastriotit i cili na e rifreskojë dhe na ruajti rrënjët tona të përkatësisë
sonë iliro-arbërore dhe europiane, në fakt mund të them me shumë bindje se pa
epokën e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), historia jonë arbërore dhe historia
europiane do të ishin të pavlera.
Këtë
nuk po nënvizojë vetëm sa për të shkruar diçka por është një e vërtetë e
pakundërshtueshme se pa epokën e artë nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit
arbërorët apo shqiptarët nuk do ta kishin hallkën kryesore të historisë së tyre
dhe as simbolin por edhe shembullin mbikohor të figurisë së kryeheroit tonë dhe
pa kontributin e tij në ruajtjen e themeleve të civilizimit të përbashkët
europian, historisë së Europës do t'i mungonte hallka mbrojtëse.
Gjatë
gjithë kërkimeve të mia shkencore kam ardhë në përfundim se sa herë që shkruhet
dhe flitet për Arbërinë dhe arbërorët apo ilirët, emri dhe familja e fisit të
Kastriotëve do të jetë aty e renditur si një fis nga kryesorët e rrënjësor i
Trungut apo Pemës së kombit tonë Iliro-arbëror.
Në
vepra, kronika e dokumente të ndryshme historike Gjergj Kastrioti (Skënderbeu),
respektivisht fisi apo dera e Kastriotëve përmendet pashmangshëm si mbret ose
princë tashëgues i arbërorëve, epirotëve apo ilirëve.
Nuk
janë vetëm këto vepra, kronika apo dokumente që dëshmojnë një lidhje të tillë
të natyrshme të kryeheroit tonë arbëror me ilirët, por edhe shumë e shumë dokumente,
vepra e kronika tjera europiane që në mënyrë faktike e përshkruajnë këtë lidhje
të tij dhe fisit të Kastriotëve me rrënjët e së kaluarës së lashtë
ilire-epirote-arbërore.
Në
dokumentin apo veprën bashkëngjitur (H.B.,1828) mund të shihet qartë kjo lidhje
e natyrshme e Kastriotëve, respektivisht e Gjergj Kastriotit me ilirët, prandaj
jo rastësisht ai e mbante edhe titullin Skënderbeg (Aleksander) dhe jo
rastësisht ai në letërkëmbime shkruante dhe dëshmonte përkatësinë e tij
ilire-arbërore.
