E diele, 15.03.2026, 11:48 PM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: S’e do puna!

E diele, 15.03.2026, 06:47 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

S’e do puna!

Një kryetar komune, i rëndë nga miqësia,

vendosi një mik ta shpëtojë nga papunësia…

E thërret në zyrë, duke e këshilluar drejt,

- Të them shkoqur, s’jam për punë, vërtet!

Kryetari mendon si ta gjejë një zgjidhje,

për mikun e tij që s’kishte me punë lidhje.

-  E gjeta! - thërret ai. - Rri ulur, s’punon fare:

roje në varreza, veç bënë sehir nga dritare.

Të gjithë rrinë shtrirë nën sipërfaqe të tokës,

askush s’e thotë një fjalë për rritje të rrogës.

Miku pranon menjëherë, i jep fund bisedës,

me entuziazmin se e gjeti kuptimin e jetës.

Kaloi një muaj. Bashkëpunëtorët te kryetari:

- Me leje, shoku shef, s’është në punë rojtari.

Kryetari merr telefonin, me zërin e tij zyrtar:

- Pse e braktise punën? O mik, ç’të ka ngjarë?

Sepse, siç dihet, edhe dembelizmi ka dinjitet:

nuk pranon të duket si të vdekurit në pushtet.

Prandaj po ta them, o i dashuri kryetar i mirë:

- S’më pëlqen të rri ulur, kur të tjerët rrinë shtrirë!

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx