E marte, 10.03.2026, 11:54 PM (GMT)

Kulturë

Milazm Zeqiraj: Mesazhi i memorialit të dëshmorve

E marte, 10.03.2026, 06:50 PM


Milazim Zeqiraj

Mesazhi i memorialit të dëshmorve

Në përvjetorë,

memorialet sikur na flasin nga toka,

si roje e pragut të shtëpisë Kosovë.

Mesazhi i heshtur i lapidarit,

është edhe thirrja jonë.

Politikanë, gjuhën e gurit kush ua mësoi,

që njëri-tjetrin me fjalë të përgjakura ta ofendoni.

Bashkëpunimi për vendin

është burrëri dhe patriotizëm.

Është koha t'i zgjidhim problemet,

sepse nuk kemi kohë:

vendi duhet ndërtuar.

2.

Bisedimet tuaja në Evropë

janë gurë mbi plagët tona,

duke lënë vragë në zemrat tona.

Me këto bisedime

punët na janë lidhur nyjë.

Jemi lodhur:

njëri ikte, tjetri vinte,

por nyja e Kosovës mbetet aty,

ndoshta edhe me fajin tonë.

3.

Kosova është zë, dhimbje dhe plagë.

Me armikun duhet biseduar,

derisa plagët të mbyllen.

Koha e stuhive ka kaluar,

dielli i lirisë po na ngroh.

Mikut i tregohet qëllimi,

armikut – vendosmëria.

4.

Nyjet e historisë nuk zgjidhen me grindje,

por me mendje të bashkuara.

Në çdo fjalë, në çdo marrëveshje

veproni me maturi dhe dinjitet,

sepse historia do t'ju gjykojë

sipas vendimeve që merrni.

Mars 2023



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx