Kulturë
Sevdail Hyseni: S’e do puna!
E diele, 15.03.2026, 06:47 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
S’e
do puna!
Një
kryetar komune, i rëndë nga miqësia,
vendosi
një mik ta shpëtojë nga papunësia…
E
thërret në zyrë, duke e këshilluar drejt,
-
Të them shkoqur, s’jam për punë, vërtet!
Kryetari
mendon si ta gjejë një zgjidhje,
për
mikun e tij që s’kishte me punë lidhje.
- E gjeta! - thërret ai. - Rri ulur, s’punon
fare:
roje
në varreza, veç bënë sehir nga dritare.
Të
gjithë rrinë shtrirë nën sipërfaqe të tokës,
askush
s’e thotë një fjalë për rritje të rrogës.
Miku
pranon menjëherë, i jep fund bisedës,
me
entuziazmin se e gjeti kuptimin e jetës.
Kaloi
një muaj. Bashkëpunëtorët te kryetari:
-
Me leje, shoku shef, s’është në punë rojtari.
Kryetari
merr telefonin, me zërin e tij zyrtar:
-
Pse e braktise punën? O mik, ç’të ka ngjarë?
Sepse,
siç dihet, edhe dembelizmi ka dinjitet:
nuk
pranon të duket si të vdekurit në pushtet.
Prandaj
po ta them, o i dashuri kryetar i mirë:
-
S’më pëlqen të rri ulur, kur të tjerët rrinë shtrirë!
(Karikatura marrë nga
interneti)









